Xhamia e dy Kibleve (Arabisht: مَـسْـجِـد الْـقِـبْـلَـتَـیْـن‎ Masxhid al-Kiblaṫajn) është xhamiMedine që historikisht është e rëndësishme për myslimanët, pasi profeti Muhammed morri urdhërin ta ndryshoj Kiblën (drejtimi i namazit) prej JeruzalemitMekë. Xhamia e Dy Kibleve është ndër xhamitë më të hershme që datojnë në kohën e Muhammedit, së bashku me Xhaminë e Kubas dhe Xhaminë e Pejgamberit, duke pasur parasysh se xhamitë e Mekës[1] dhe Jeruzalemit lidhen me Profetët e mëparshëm në mendimin islam.

Xhamia e dy Kibleve

Historia Redakto

Emri i xhamisë daton në kohën e Muhammedit, kur shokët e tij e quajtën atë pas një ngjarjeje që ndodhi. Muhammadi morri shpalljen nga Allahu duke udhëzuar atë për të marrë Qaben si Kible në orët e hershme të mëngjesit të ditës, në vend të Kiblës së Judenjve, që është Mali i Tempullitqytetin e Jeruzalemit. Ai e njoftoi këtë me shokët e tij në xhaminë e tij, pas së cilës lajmi filloi të përhapet. Një shok që e dëgjoi këtë shkoi te Xhami i el-Kiblatain për ta ndarë këtë lajm. Kur arriti, ai vuri re se kongregacioni ishin tashmë duke falur namazin e pasdites. Ai thirri nga mbrapa xhamisë se ndryshimi i drejtimit është caktuar, dhe pas dëgjimit të kësaj, imami menjëherë u kthye në drejtim të Mekës dhe ata që faleshin pas tij e bënë kështu. Pas kësaj, xhamia në të cilën ndodhi ky incident njihej si Xhami i Dy Kiblave. Shumë pelegrinë që shkojnë në Mekë për haxh shpesh vizitojnë Medinën, ku disa përfundojnë duke vizituar këtë xhami për shkak të domethënies së saj historike.

Kuran Redakto

Na të pamë ty që shikimin tënd e drejtoje kah qielli (duke u lutur për caktimin e kiblës) e Na me të vërtetë do të kthejmë ty kah ajo anë, që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde kah faltorja e shenjtë (Qabja)! Dhe kudo që të gjendeni kthenie fytyrën tuaj kah ajo anë! Padyshim, atyre që u është dërguar Libri (Teurati) e dinë se ai (drejtimi kah kible) është i vërtetë, është prej Zotit të tyre, - se Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj punëve që bëjnë njerëzit. (Bekare 2:144)

Disa njerëz mendjelehtë thonë: “Ç’i ktheu ata (muslimanët) prej kibles kah e cila ishin drejtuar?” Thuaju: “Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi. Ai e udhëzon kënd të dojë e kënd të dëshirojë në rrugën e drejtë, që cakton Ai”. (Bekare 2:142)

Hadithi Redakto

Sahih Buhariu[2] thotë:

Transmeton Ibn Omeri:

Ndërkohë që disa njerëz faleshin namazin e sabahut në Kuba (xhami), disa erdhën tek ata dhe thanë: "Sonte, disa Ajete Kuranore i janë shpallur Profetit dhe ai është urdhëruar të drejtohet kah Qabja (gjatë namazit) kështu që edhe ti duhet t'i kthesh fytyrat e tua drejt saj ". Në këtë kohë fytyrat e tyre ishin në drejtim të Shaamit (Jeruzalemit) kështu që ata u kthyen kah Qabja (në Mekë).

Referime Redakto

  1. ^ Mecca: From Before Genesis Until Now, M. Lings, pg. 39, Archetype
  2. ^ "CRCC: Center For Muslim-Jewish Engagement: Resources: Religious Texts". Usc.edu. Arkivuar nga origjinali më 2011-01-07. Marrë më 2011-01-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)