Xhamia e Madhe e Parisit (Grande Mosquée de Paris, në frëngjisht), që gjendet në qarkun e 5-të të Parisit, është njëra nga xhamitë më të mëdha në Francë.

Historia

Redakto

Xhamia është themeluar në vitin 1926, pas Luftës së Parë Botërore, si shenjë mirënjohjeje për tirailleur-ët myslimanë nga Mbretëria koloniale franceze, prej të cilëve rreth 100.000 ka vdekur duke luftuar kundër Gjermanisë. Xhamia është ndërtuar sipas stilit mudexh-xhan dhe minareja e saj është 33 metra e lartë. Është inauguruar nga kryetari Gaston Doumergue më 15 korrik 1926. Ahmad al-Alawi (1869–1934), një sufi algjerian, themelues i tarikatit modern sufist Darkavije Alevije, një degë e Shazilmit, e udhëhoqi namazin e parë për ta lëshuar në përdorim xhaminë e re të posandërtuar, në prani të kryetarit francez. Fillimisht ajo sponsorizohej nga mbreti i Marokut, por në vitin 1957, ministri i jashtëm francez i dha atë Algjerisë. Nën udhëheqjen e Si Kaddour Benghabrit-it dhe imamëve të tjerë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo xhami shërbeu si vendstrehim i fshehtë për ata që u persekutuan nga Fuqitë e Boshtit, duke ofruar strehim, kalim të sigurt dhe certifikata të rrejshme myslimane të lindjes për fëmijët çifutë.[1] Momentalisht xhamia udhëhiqet nga muftiu Dalil Boubakeur.

Galeria

Redakto

Lidhjet e jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Robert Satloff (8 tetor 2006). "The Holocaust's Arab Heroes" (në anglisht). The Washington Post. Marrë më 2010-04-28.