Xhamia e Muradies

monument kulture në Shqipëri

Xhamia e Muradies ose Xhamia e Plumbit ndodhet në qytetin e Vlorës, në aksin rrugor Vlorë-Skelë, ne zonën arkeologjike (zona A sipas zonifikimit arkeologjik), në një nga qendrat e qytetit, pranë Sheshit te Flamurit.[1] Objekti është i kufizuar nga të gjitha anët me rrugë. Objekti është i veçuar dhe është i dukshëm qartë nga të gjitha anët (pa marrë parasysh gjelbërimin e lartë përreth objektit).

Xhamia e Muradies
LlojiArkitekture
VendndodhjaVlorë, Shqipëri
Koordinatat40°29′11″N 19°29′29″E / 40.486423°N 19.491391°E / 40.486423; 19.491391
Ndërtuarnë shek 16-të
ArkitektiArkitekt Sinani
Organi drejtuesDRKK Vlorë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Nr. i referencësVL109
TipologjiaVendstrehim
Xhamia e Muradies is located in Earth
Xhamia e Muradies (Earth)
Xhamia Muradie me hajatin e saj të dikurshëm, që sot nuk ekziston më

Objekti është ndërtim i shekullit të XVI, viti 1542, është vepër e arritur e arkitekturës sonë të këtij shekulli. Xhamia e Muradies është e ndërtuar me rreshta gurësh dhe tullash që të kujtojnë ndërtimet e kësaj kohe të arkitekt SinanitStamboll. Kjo shquhet për ndërtim te mirë të mureve, për punën e rregullt të kornizave, dritareve dhe portalit të hyrjes. Dikur ka pasur një portik, nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin verior dhe bazamenti me dyshemenë. Shenjë tjetër dalluese e kësaj xhamie është tamburi dymbëdhjetëfaqesh.

Kubeja (kupola) e xhamisë

Xhamia është e mbuluar me kupolë. Ajo përbëhet nga salla kubike, që është salla e lutjeve, si dhe nga minarja. Salla ndriçohet nga dritare të vëna në tre radhë për çdo faqe. Në pjesën jugore të sallës gjendet mihrabi. Kalimi në tamburin dymbëdhjetëfaqesh bëhet direkt pa ndonjë ngushtim, duke formuar çatitë e vogla trekëndëshe në qoshe. Një ngushtim i lehtë me një kornizë guri në tërë perimetrin e ndërtesës bëhet në anën e jashtme mbi rreshtin e dytë të dritareve në nivelin e fillimit të trompave të qosheve.

Hyrja për në xhami bëhet nga ana veriore, minarja ndodhet në këndin veriperëndimor. Bazamenti i minares është një shumëfaqësh i ndërtuar me gurë të skuadruar. Muratura e minares lidhet nëpërmjet futjes së gurëve në muret e xhamisë.

Muret e xhamisë janë te ndërtuara me gurë e tulla të vendosura në mënyrë të rregullt: dy rreshta gurësh të gdhendur që këmbehen me dy rreshta tullash. Mbi pjesën e tamburit të ndërtuar me gurë e tulla kalon një kornizë me gurë të gdhendur me mjeshtëri, që tregon se duhej të ishte fundi i ndërtesës. Mirëpo, mbi të, tamburi vijon me muraturë të çrregullt si shenjë e ndonjë rindërtimi në pjesën e çatisë duke mos iu përmbajtur formave të vjetra të saj. Xhamia sot kryen po funksionin për të cilin është ndërtuar, objekt i kultit mysliman, vend lutjesh.

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I VLORËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2018. Marrë më 15 korrik 2017.