Mimar Sinani

arkitekt turk me origjine shqiptare
(Përcjellë nga Arkitekt Sinani)
This is the stable version, checked on 13 dhjetor 2021. 6 pending changes await review.

Mimar Sinani apo Arkitekt Sinani lindi më 29 maj 1489 në afersi të Kajserit në kohën e Perandorisë Osmane dhe ndërroi jetë më 17 korrik 1588 në Stamboll, Turqi. Si i ri, Sinani ishte rradhitur ne repartet e Jenicereve të Sulltanit. Gjate fushatave ne rajone te ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshmit ai u njoh me arkitekturen ne vende te ndryshme duke filluar nga Egjipti, Persia, Siria (Xhamia e Hysref Pashës) etj.

Mimar Sinan
Kryearkitekt
Në detyrë
1538 – 17 korrik 1588
Paraprirë ngaAxhem Ali
Pasuar ngaDavut Aga
Të dhëna vetjake
U lind më29 maj 1489
Agirnas, Kajseri
Vdiq më17 korrik 1588
Stamboll
NënshtetësiaTurk
PunësimiArkitekt

Origjina

Redakto

Ka disa supozime per prejardhjen e tij qe nga ajo Armene, Greke etj. Por faktet flasin per prejardhjen e tij nga fshati Agirnas (Agreanos) në Kajseri. I lindur ne nje familje turke ose armene ai qendroi deri ne moshen 17-18 vjec ne vendlindje nga ku mori edhe njohurite e para ne ndertimtari e per tu larguar dhe organizuar me pas ne trupat e Jenicereve ne Stamboll (Kostandinopoje). Arkitekt Sinani është një arkitekt osman dhe i Perandorisë Osmane. Ljo nuk është një fjali që thuhet së koti, pasi tek ai do të shihni të gjitha veçoritë lokale dhe etnike.[1]

Veprat arkitekturore

Redakto

Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të ures mbi Lumin Prut, [Moldavi]. Këtë ure, Sinani e projektoi dhe ndertoi brenda 13 ditëve qe ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit (te ashtëquajturit "Kanuni" ose "Ligjvenesi") i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit. Nga ky moment, Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afërsi dhe me urdher të tij më vone punoi si kryeartitekt i perandorisë. Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin "Mikelanxheloja i Orientit". Sinani si kryarkitekt punoi edhe gjatë kohës së sundimit të Selimit II dhe Muratit III.

Projektet e kryera nën mbikëqyerjen e tij ndahen ne tre drejtime: ndërtimet e Kultit,Ushtarake dhe Civile.

Gjatë karrieres së tij Sinani projektoi objektet më të medha dhe simbolike te perandorise si: Xhamia Shehzade Mehmetit (i biri i vdekur i Sulltan Sulejmanit), xhamia Sulejmania në Stamboll si edhe Selimijen në Edrene. Për shërbimet e bera u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh).

Nga arktitektet moderne të tona ditëve, Puna e Sinanit vlersohet per perdorimin e Gurit dhe për akustikën e objekteve.

Historianët e arkitekturës mendojnë se ai kishte e ndare veprimtarin e tij në Tri periudha. Ne Periudhe e Pare, fazën e çirakllëkut(ndeihmesit) në arkitekturë, ai ndërtoi Xhaminë e Shezade Mehmetit në Stamboll. Periudha e Dyte ajo e kallfës(mjeshtrit) është në të cilën ndërtoi Sulejmanien Madhështore po në Stamboll në një hark kohor prej 7 vjetësh, kushtuar Sulltan Sulejmanit.Ne Fazën e Tretë dhe e fundit, në atë te ustallëkut ose Krye-mjeshtërit, Sinani ndërtoi Selimijen në Edrene, né kohen kur mbretëronte Selimi i Dytë.

Po ashtu Sinani është i njohur për ndërtimin e ujësjellësit `` 40 `` çezmat (Kërkçeshme) në të Stamboll. Arkitekt Koxha Mimar Sinani ka vdekur në natën e 17 korrikut në vitin 1588 në të shtartin e tij kërkuar duc një gote (kupe) uje.

 
Tyrbeja ku është varrosur Sinani në Xhaminë Sylejmanije

Mimar Sinani ka ndertuar 92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese, 7 daryl-kurra (shkollë per kuran), 20 tyrbe, 17 imaret (Vende ku shpërndahet ushqim per te varfurit), 13 daryshifa (spitale), 6 rrugë uji, 10 ura, 20 kervansaraje(hotele), 36 saraja (pallate), 8 podrume ve 48 de hamame dhe gjithsej bëjnë 384 vepra. Ne Shqiperine Otomane te asj perudhe Arkitekt Sinani ka vene vulen e tij ne xhamine Muradie ne Vlorë dhe xhamine e Plumbit ne Shkodër.

Tituj të veprave

Redakto

Mirnjohjet

Redakto
  • Rreth 15 milionë turistë në vit vizitojnë Turqinë, ndërsa tre pikat më kryesore që vizitohen janë Porta e Lartë (Pallati i Sulltanit), Sulejmania pra xhamia e Sinanit dhe Xhamia Blu, vepra e Mehmet Sedefqarit.
  • Veprat e tij, në ish-hapsirën osmane, janë tashmë vepra dhe vlera të gjithë njerëzimit

Shiko dhe këtë

Redakto

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ Ilber Ortayli, Rizbulimi i Perndorisë Osmane (2018), Logos-a, Shkupfq. 27