Xhamia e Plumbit, Berat
40°42′16″N 19°57′19″E / 40.70444°N 19.95528°E
Xhamia e Plumbit (Izgurliut) u ndërtua në vitet 30 të sheullit XVI, koha e sundimit të sulltanit Sulejman Konunorit (1520-1566), periudhë kur qyteti i Beratit fillon të rimëkëmbet duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme administrative dhe fetare në suazën e Perandorisë Osmane.[1]
Xhamia
RedaktoMonumenti fetare dhe kulturore ngrihet në qendër të qytetit dhe u ndërtua me porosi të fisnikut Ahmet Bej Uzgurliu, i cili mendohet të jetë pinjoll i Skurajve[2]. Udhëtari osman Evlia Celebi kur shprehet për listën e ndërtimeve të Ahmet Beut në qytetin e Beratit, pas përshkrimit të vetë xhamisë, si një xhami e ndërtuar me gurë të gdhendur, mbuluar me plumb, me minaren elegante dhe një portik me shtatë kupola mbuluar me plumb edhe ato, na thotë se ajo ishte pjesë e një kompleksi të përbërë nga pazari, medreseja, imareti (mensë publike), shkolla, banja e cezmja. Elementët përbërës arkitekturor të monumentit janë: salla e lutjeve në formë katrore me kupolë, portiku nga ana veriore dhe minareja e lartë dhe e hollë punuar në bazamentin e saj në teknikën e kluasonazhit. Në brendësinë e saj karakteristik është ndricimi i bollshëm nga prezenca e shumë dritareve.
Biblografia
Redakto- Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. ISBN 9992716223.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- "Fotografi e xhamisë në Flicker". Marrë më 22 korrik 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Lexo më tepër mbi objektet e kultit në Berat". Marrë më 22 korrik 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
Referime
Redakto- ^ Anamali 2002, p. 711
- ^ Vehbiu A., Pllaka e Skurës, peizazhe.com, 5 tetor 2015.