Hape menynë kryesore

Koordinatat: 42°2′47″V 19°29′35″L / 42.04639°V 19.49306°L / 42.04639; 19.49306

Rrënojat e kishës-xhami në Kalanë e Shkodës

Kisha-Xhami e Shkodrës[1] njohur si Katedralja e Shën Shtjefnit[2][3][4] dhe Xhamia e Sulltan Fatihut[5] ka qënë një objekt fetar i ndërtuar fillimisht rreth viteve 1300 si kishë katolike e pas rënies së Shkodrës u shndërrua në Xhami.[6][7][8] Ka shërbyer si xhami në oborrin e madh të kalasë së Shkodrës, deri kur valiu zbriti nga kalaja në qytet, xhamia funksiononte normalisht për nëpunës e popull dhe kulla ekzistente ishte minarja.

Historia

Sipas Aleksandër Meksit, ndërtesa është ndërtuar rreth 1300-ës dhe ka funksionuar si kishë, me gjurmë të arkitekturës romano-gotike. Po prapë sipas Meksit, kisha u shndërrua në xhami me një dekret sulltanor (1479) të vetë Sulltan Mehmet Fatihut pasi e qëndrestarët e rrethimit u dorëzuan.[9] Në të përkohshmen Lekajezuitëve, më 1936 botohet një shkrim për ekzistencën e një kishe në kalà:[10]

"Me dt. 23 prill 1434 flitet për xavendsimin e meshtarit-kujdestar të kishës së Shen Kollit në kështjellë të Shkodrës, njëfarë Jak Bianku prej Ulqinit me Dom Pjetrin prej Shkodre."

Bogdani në një relacion të 1685 shkruan:[11]

"Në kishën e kështjellit, e cila ishte kisha e kushtueme Sh'Shtjefnit promartir, pajtor i Shkodrës, pashë një organo të shkatërrueme nga barbarët (turqit) e mbajshin në kujtim të fitoreve të tyne."

Sipas udhëtarit Evlija Çelebi kur bujti në qytet gjatë udhëtimeve të tij, faltorja quhej Xhamia e Sulltan Fatihut. Nga relacioni i kalorësit Gjon Bolica, mik i sundimtarit Hydaverdi pashë Begollit, kuptohet që kulla ishte ndërtuar për të qenë kullë sahati.[10] Sipas ditarit (fillim shek. XIX) të të atit të Mollà Daut efendi Boriçit, Haxhi Mustafai ka shënuar se shpesh është falur, ka dëgjuar vasë dhe ka marrë pjesë në këndimin e Mevludit në xhami. Deri kur zyrat qeveritare të valiut u zhvendosën nga kalaja në lagjet e reja të qytetit më 1865, xhamia funksiononte në rregull dhe mbahej e hapur për nëpunës dhe popull.[11] Më 1901, Antonio Baldacci shkruan se konsulli frëng Degrand nuk ishte i sigurtë se kur ishte kishë, a i ishte kushtuar Shën Lazrit apo Shën Shtjefnit.[12]

Në kohën e pushtimit fashist, kleri katolik duke pretenduar se ka qenë kishë kushtuar Shën Shtjefnit ose Shën Kollit, duke dashur të përfitonte nga konjukturat - shkruan hartuesi i një enciklopedie mbi qytetin dhe orientalisti Bushati - planifikoi rindërtimin e saj në kishë duke i tjetërsuar kështu vlerat historike të përgjithshme.[11] Me kohën u zbulua ndonjë afresko që shërbeu për të sugjeruar që ka qenë kishë e shndërruar në xhami, por për Bushatin nuk është gjetur dokument ta vërtetojë shndërrimin.[13] Mbetjet e xhamisë ruajnë një qyrs, mihrabin dhe kullën e minares.[6]

Shteti shqiptar e shpalli kalanë monument kulture më 1948 dhe u rishpall e tillë më 1971, dhe mbrohet nga shteti.[14] Deri më 2017, për 12 vite radhazi famullia e katedrales së Shën Shtjefnit ngrente meshë në shenjë kremtimi për shenjtin pajtor të qytetit sipas Kishës Katolike. Kjo për Myftininë e Shkodrës është parë si cënim i kufijve të harmonisë dhe tolerancës ndërfetare.[15]

Referime

  1. ^ Klan (bot. 429-441)). Tirane: "Media 6" Publishing. 2005. Marrë më 2019-10-06. E sa për sqarim, termi preçiz i përdorur në dokumentacionin e projektit, ishte “kisha-xhami e kalasë së Shkodrës Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Instituti i Monumenteve të Kulturës (1977). Monumentet. Tirana: Ministria e Arësimit dhe Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës. f. 13-16. Marrë më 2019-10-06. ...transformimit të kishës në xhami që e kemi hasur edhe në Shkodër – Shën Stefani në Kala. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Studime Historike. 1964. f. Vëllimi 1 - Faqja 53. Marrë më 2019-10-05. E tille është p.sh. kisha e Shën Shtjefnit ne kështjellën e Shkodrës, si dhe kisha e Shën Shirqit dhe Ba- kut, buzë lumit te Bunës ne Shirq. E para është shndëruar me vonë në xhami, kurse e dyta është rindërtuar nga mbretëresha serbe Elena ... Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Klan (bot. 429-441)). "Media 6" Publishing. 2005. f. 23. Marrë më 2019-10-06. ... gëzon statusin e monumentit të kulturës, filloi të lartohej në fund të shekullit të 13-të si kisha ortodokse e “Shën Stefanit”, nga ... Punën do ta mbaronin më pas venedikasit, të cilët do të kryenin ritet fetare katolike në kishën e “shën Shtjefnit”. ... e qendrave administrative nga kalatë, (të cilat po e humbisnin ngadalë funksionin e dikurshëm), poshtë në qytet”. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Gjurmime albanologjike: Seria e shkencave historike. 14. Instituti Albanologjik i Prishtinës. 1985. Marrë më 2019-10-05. Në xhaminë e kështjellës, ku gjendet kisha e shën Shtjefnit martir, pajtor i Shkodrës, shihet orgulja e shkatërruar, që barbarët e ruajnë për ta kujtuar ditën kur e kanë pushtuar. Ipeshkvia e Pulatit Pulati ndahet në të epërmin dhe të ... Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Machiel Kiel (1990), Research Centre for Islamic History, Art and Culture (red.), "Ottoman architecture in Albania (1385-1912)", Islamic art series (në German), Istanbul, Band 5, f. 230,  92-9063-330-1Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  7. ^ "Kisha-xhami në Kalanë e Shkodrës/ Meksi: Ishte kishë, të bëhet muze, kush përdor fenë për sherr, s'beson në Perëndi". BalkanWeb. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Historiku i Katedrales së Shën Shtjefnit në kalanë Rozafa të Shkodrës/-nga Pëllumb Xhufi-". NjeKomb. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Nikolli, Fatmira (12 janar 2017). "Kisha-xhami në Kalanë e Shkodrës / Meksi: Ishte kishë, të bëhet muze, kush përdor fenë për sherr, s'beson në Perëndi". balkanweb.com. Marrë më 13 shtator 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. 1. Shkodër: Idromeno. f. 217. OCLC 41096394. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b c Bushati 1998, p. 214.
  12. ^ Baldacci, Antonio (1901). "Shkodra e Shqipërisë". radiandradi.com. Marrë më 13 shtator 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Bushati 1998, pp. 214-217.
  14. ^ "Lista e Monumenteve, rrethi i Shkodrës" (PDF). Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Halluni, Arben (10 janar 2017). "Xhamia në kalanë e Shkodrës, pjesë e trashëgimisë shpirtërore të myslimanëve". radiojehona.al. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)