Xhevdet Bej
Xhevdet Bej ose Xhevdet Tahir Belbez (1878 - 15 janar 1955)[1] ishte një guvernator shqiptar i vilajetit Van të Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Rrethimit të Vanit. Ai konsiderohet përgjegjës për masakrat e armenëve në dhe përreth Vanit. Clarence Ussher, dëshmitar i këtyre ngjarjeve, raportoi se 55,000 armenë u vranë më pas. Ai konsiderohet gjithashtu përgjegjës për masakrat ndaj asirianëve në të njëjtin rajon.[2]
Ai lindi në Shkodër, Shqipëri, si djali i Tahir Pashë Krajanit, i cili ishte një vali i Vanit, Bitlisit dhe Mosulit.[3] Ai u bë edhe kunati i Enver Pashës. Në vitin 1914, si kajmekam i Sanxhakut të Hakarit, Xhevdeti punoi ngushtë së bashku me Shërbimin Sekret Osman për të koordinuar mbrojtjen kundër rusëve dhe ofensivat e mundshme kundër rajonit përreth Liqenit të Urmisë. Ai i shkroi Talat Pashës se Urmia mund të ishte kapur me një mbështetje më të madhe të eprorëve të tij. Ai pasoi Hasan Tahsin Beun si Guvernator vali i Vilajetit të Vanit më 1914. Xhevdeti ishte udhëheqës i Komitetit të Bashkimit dhe Përparimit (CUP).
Ai u portretizua nga Elias Koteas në filmin Ararat të vitit 2002, i cili mori 2 nominime për Oskar.
Referime
Redakto- ^ Yalman, Ahmet Emin (16 janar 1955). "Bir Kahramanın Hikayesi". Vatan (në turqisht). Marrë më 18 gusht 2021.
- ^ Travis, Hannibal (dhjetor 2006). ""Native Christians Massacred": The Ottoman Genocide of the Assyrians during World War I". International Association of Genocide Scholars (në anglisht). 1 (3): 343.
- ^ Sukran Vahide (16 shkurt 2012). Islam in Modern Turkey: An Intellectual Biography of Bediuzzaman Said Nursi (në anglisht). SUNY Press. fq. 27, 37. ISBN 978-0-7914-8297-1.