Yllka Domi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(nëntor 2020) |
Yllka Domi u lind me 18 Gusht 1982 në Gjakovë dhe u vra në 7 Maj 1999 në moshën 17-vjeçare ka qenë një poete dhe shkrimtare që në moshën 12-vjeçare.
Yllka Domi | |
---|---|
U lind në | |
Vdiq | Çabrat-Gjakovë |
Shtetësia | Kosovar |
Ditëlindja e dytë
RedaktoSot bëhen 22 vite nga rënia heroike e luftëtares Yllka Domi. Nxënëse e shkëlqyer e shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, qysh herët iu përkushtua shkrimeve, aktrimit dhe vallëzimit. Ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999 bashkë me disa bashkëluftëtarë. Ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë. Kur u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj. "Përmendore nuk dua. Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime, - shkruante Yllka".
Ishte vetëm 17 vjeçe kur vdiq.
Veprimtaria
RedaktoPoezia për jeten çmimin e lirisë.
Përjetësia
16 vjecarja, Yllka Domi, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme, dhe nga nxënëset më të dalluara. Por, tek ajo dëshira për ta parë vendin e lirë, triumfoi kundrejt asaj për të diplomuar. E në shkollën “Mazllum Këpuska”, poezitë dhe shkrimet e Yllka Domit, tani ruhen brenda këtij libri. Profesori i Historisë, Qemajl Kameri, kujton momentet kur ani pse në moshë të re, Yllka vazhdimisht shprehte interesim për tema që preknin çështjet kombëtare. Madje edhe në hartimet shkollore, temat që i prekte Yllka, kishin të bënin më çështjet kombëtare. Por, serbët nuk u mjaftuan vetëm më vrasjen e Yllkës. Ata për ta humbur cdo gjurmë të krimit, e zhvarrosën trupin e saj dhe të shumë shqiptarëve në Gjakovë. Tripi i Yllka Domit, u gjet më pas brenda një varri masiv në Batajnicë të Beogradit. Ajo u varros në vitin 2003, në varrezat e dëshmorëve të Çabratit. Ndërsa për këtë, sa ishte gjallë, kishte shkruar edhe këtë poezi.
Jeta
RedaktoYllka Domi u lind në Gjakovë më 18 Gusht 1981 Yllka ishte e bija e Afrim dhe Dashurije Domit. Ajo u lind në një familje qytetare me tradita patriotike. Gjyshi i saj Kasim Domi, një atdhetar dhe veprimtar i madh u dënua nga pushtuesit sërbo-jugosllav dhe vuajti dënimin në burgun më famëkeq në Goli Otok. Babai i Yllkës, Afrimi poashtu u angazhua në veprimtari dhe në institucionet e Republikës së Kosovës për të dhënë kontributin e tij.
U dënua nga pushtuesit serb dhe vuajti burgun në burgjet serbe. E ëma e Yllkës Dashurija, i edukoi fëmijët e saj Triumfin, Visarin dhe Yllkën dhe i ushqeu me dashuri dhe atdhedashuri edhe pse në rrethana mjaft të vështira,sepse ishin kohë të egra dhe familja e tyre ishte vazhdimisht në shënjestër të pushtimit serb.
Arritjet
RedaktoYllka si nxënëse e shkëlqyeshme e shkollës “Mazllom Këpuska “në Gjakovë, herët u dallua për shkathësitë e saja organizative, por edhe për talentin e rrallë që kishte për shkrimet dhe krijimtarinë letrare. Pra shumë herët ajo u mor me shkrime,me aktrim, ishte një valltare e mirë dhe me shtatin e saj dallohej nga bashkëmoshataret e saja.
Yllka angazhohej në të gjitha programet dhe manifestimet e shkollës, por ishte prezente edhe në organizimet tjera kulturore që mbaheshin në qytet gjatë kohës së okupimit. Ajo lexonte poezitë e saja, por edhe recitonte bukur poezitë e shkrimtarëve të mëdhenj.Yllka Domi ka botuar shkrimet dhe poezitë e saj në revista të ndryshme. Me këto cilësi Yllka vazhdoi edhe mësimet në Gjimnazin”Hajdar Dushi “ku përveç sukseseve në mësime ajo udhëhoqi edhe grupin letrar.
Vdekja
RedaktoYllka rritej në një frymë atdhetare dhe po përballej gjithmonë me padrejtësitë që po i bëheshin kombit shqiptar. Prandaj ajo ishte e interesuar gjithmonë që të informohet saktë se si po lëvizin gjërat. Kudo ishte aktive, në shkollë, në grupe humanitare, në ndihmë banorëve të ç’vendosur dhe aty ku e kërkonte nevoja. Si e tillë ra në kontakt me shumë të rinj e të reja të cilët ishin kyçur në bërthamat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka kryer kurset për ndihmë të plagosurve në luftë dhe ka ushtruar përdorimin e armëve dhe pastrimin e tyre. Ajo ishte shumë e shkathtë dhe çdo përpjekje të saj e realizonte me sukses. Ashtu siç edhe kishte dëshirë ashtu edhe u radhitë në Brigadën 137 Gjakova të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë ofensivës së Betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe, më 7 Maj 1999, u vra Yllka bashkë me disa bashkëluftëtarë.Yllka Domi u vra me snajper nga forcat serbe, në Çabrat në ofenzivën e 7.05.1999. Kriminelët serbë për të fshehur gjurmët e krimit, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).
Pas identifikimit të eshtrave të Yllka Domit nga ekspertët e mjekësisë ligjore, u rivarros me 23.12.2003,në kodrën e Çabratit në Gjakovë. Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.[1]
Referime
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoYllka Domi - Ti fluturon me dallendyshet Ina Morina Liri e pa kuptuar
http://www.arkivalajmeve.com/Yllka-Domi-apo-poezia-e-keputur-pergjysme.1047033285/%7C[lidhje e vdekur] Arkivalajmeve