Haxhi Ymer Lutfi ef. Paçarizi (Prizren, 13 janar 1870 - Prizren, 25 tetor 1928) - ishte shkrimtar dhe veprimtar politik shqiptar.

Lindi në Prizren, medresenë e kreu në Stamboll dhe mësimet e larta për teologji në Kajro, Egjipt. Është autor i një “Divani” të përshkruar nga panteizmi filozofik, si dhe i disa veprave didaktike dhe i përkthimeve fetare nga arabishtja, persishtja, shumica e të cilave kanë mbetur në dorëshkrim. Ishte deputet në parlamentin turk. Ymer Paçarrizi bashkëpunoi në shtypin e kohës, si në gazetën “Socialist ferxhi” të Shkupit. Mbrojti të drejtat e shqiptarëve kundër shtypjes kombëtare e shoqërore.

Lidhje të Jashtme Redakto

Referimet Redakto