Ymer Ymeri
Ymer Ymeri është një aktivist dhe sindikalist i fushës së arsimit. [1][2][3]
Biografia
RedaktoYmer Ymeri u lind në Lumbardh të Shalës, arsimin fillor tetëvjeçarë e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Mitrovicë. Ne vitin 1985 diplomoi në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, në Shkollën e Lartë Pedagogjike ku edhe mori titullin arsimtar i matematikes. Pas nje përvoje pune ne fushën e matematikës, Ymeri vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, drejtimi i matematikes ku edhe mori titulles profesor i diplomuar i matematikës. Zhvillimin e tij profesional e vazhdoi edhe më tutje duke e përfunduar me sukses masterin në drejtimin menaxhment, specializim menaxhmenti" në Kolegjin "Universum në Prishtinë.
Përvojat e punës dhe angazhimet e tij janë një historik nder vite, nga viti 1985-1993 ishte arsimtar i matematikës në Shkollën fillore "Bajram Curri" në fillim në Komunën e Prishtinës e më vonë Komunën e Fushë Kosovës. Nga viti 1990-1993 ishte Sekretar i Sindikatës Komunale të Fushë Kosovës si dhe delegat ne Kongresin e Parë të BSPK-së që u mbajt në qershor të vitit 1990 në Gjakovë. Nga prilli i vitit 1993 deri në nëntor t[ vitit 2000 punoi në cilësinë e arsimtarit të matematikës në Shkollën fillore "Zenel Hajdini" në Prishtinë, dhe njëkohësisht gjatë kësaj periudhe ishte Kryetar i Këshillit te Solidaritetit të SBASHK-ut. Nga nëntori i vitit 1999 u punësua në SBASHK në pozitën Menaxher për Financa dhe Personel, detyrë të cilën ende e kryen. Në vitin 2015 zgjedhet delegat me mandat katërvjeçar në Kongresin e 7 të Education International (EI) që u mbajt mes datave 21-26 korrik në Ottawa të Kanadés si dhe delegat me mandantin e dytë në Kongresin e 8 te Education International (EI) të mbajtur mes datave 21-26 korrik 2019 në Bangkok, Thailand, si përfaqësues nga SBASHK-u, Republika e Kosovës, Gjithashtu ishte edhe delegat me mandat kutërujeçar në Konferencën e Komitetit të Sindikatës Europiane të Arsimit (European Trade Union Committee for Education-ETUCE) në vitin 2016 mbajtur në Beograd dhe në vitin 2020 të mbajtur në Athinë, Greqi, përfaqësues nga SBASHK-u-Republika e Kosovës, pastaj delegat i Kongresit të BSPK-së në tri kongrese radhazi dhe anëtar i Kryesisë Eksekutive të BSPK-së në periudhën 2017-2021 me mandat të dytë. Ne qershor të vitit 2016 në pozitën anetar i Këshillit Shtetëror për Arsimin Parauniversitur, në MASHT Prishtinë, Shkurt 2017 - dhjetor 2019 perfaqësues i Organizatës së të Punësuarve (BSPK) në Këshillin Ekonomik Social (KES), paraparë sipas ligjit mbi KES Nr. 04/L-008, dhe nga viti 2020 e aktualisht anetar i KES në mandatin e dytë. Nga dhjetori i vitit 2018 e aktualisht është zgjedhur nga Kuvendi i Kosoves anëtar e përfaqësues i të punësurëve me mandat katërvjeçar në FKPK.[4]
Ymeri është rizgjidhur Kryetar i Komisionit Statutor për herë të dytë nga Kongresi 8 i SBASHK-ut i mbajtur në prill të vitit 2022.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ https://www.csee-etuce.org/en/?catid=0&id=3209
- ^ https://www.csee-etuce.org/en/?fbclid=I%C3%ABAR3_f9_u-Ofbqzs-IyR%C3%ABdm9zMl0LcpfYZqEGPI%C3%8BN%C3%8BYEs-r2DFPK0DoQkG_M&catid=0&id=3209
- ^ https://masht.rks-gov.net/en/minister-bajrami-hosted-tuesc-representatives/
- ^ https://www.sbashk-rks.org/index.php/per-ne/stafi/stafi-administrativ