Zaragoza ose Saragoza (katalanisht Saragossa) është kryeqyteti i komunitetit autonom të Aragonisë. Ajo gjendet në rrjedhjen të mesëm të lumit Ebro, afërsisht në mes të Aragonisë dhe në 200 metra lartësi.

Zaragoza
Monumentet historike më të famshme të Zaragozës: kisha Basílica del Pilar, ura Puente de Piedra dhe lumi Ebro
Monumentet historike më të famshme të Zaragozës: kisha Basílica del Pilar, ura Puente de Piedra dhe lumi Ebro
Popullsia
 • Gjithsej674.725[1]
Faqja zyrtarewww.zaragoza.es

Monumenti historik më i famshëm i Zaragozës është kisha Basílica del Pilar. Në Zaragozë u zhvillua Expo 2008.

Historia Redakto

Zaragoza u themelua ndërmjet viteve 24 dhe 12 p.e.s. nga romakët si Colonia Caesaraugusta. Nga ky emër latin është marrë edhe emri arab Saraqusṭa, nga i cili rrjedh për së fundmi emri i soçëm në gjuhën spanjolle Zaragoza. Në shekullin e tetë qyteti ishte pjesë e Kalifatit të Kordobës.

Binjakëzimet Redakto

Referimet Redakto

  1. ^ Popullata në Zaragozë (spanjisht), e kërkuar për herë të fundit më 1 maj 2012

Lidhje të jashtme Redakto