Jules Verne
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Jules Verne (shqiptimi : Zhyl Vern) (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Është autori i dytë më i përkthyer i të gjitha kohërave, menjëherë pas Agatha Christie, me 4162 përkthime. Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashmë janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të terë krijuesish e shpikesish.Ai është i njohur për faktin se shkruajti për shumë shpikje para se ato të shpikeshin.
Biografia
RedaktoZhyl Verni lindi në qytetin e Nantes, në Francën Perendimore. Ai ndoqi hapat e babait të tij dhe filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre-Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë. Pas suksesit të librave të tij, Zhyl Verni fitoi popullaritet në gjithë botën. Ai u tërhoq nga jeta publike dhe bleu një shtëpi në Amien, një qytet i qetë bregdetar. Këtu ai filloi të rregullonte marrëdhëniet me disa nga anëtaret e familjes me të cilët s`kishte marrëdhënie të mira (përfshire dhe djalin e tij) si dhe u frymëzua për disa nga kryeveprat e tij. Zhyl Vern vdiq në Amien më 1905 dhe u varros në këtë qytet.
Titujt e veprave
RedaktoZhyl Vern ka shkruar 58 romane, por midis veprave të tij më të njohura përmenden :
- Aventurat e tri anglezëve dhe tri rusëve në Afrikën Jugore
- Gjarpëri i detit
- "Pesë javë në balonë"
- "Ishulli misterioz"
- Rreth botës për 80 ditë
- "20 mije ligat nën det"
- "Nga Toka në Hënë"
- "Udhëtim në qendër të Tokës"
- "Aventurat e kapitenit Hateras"
- "Fari në fund të botës"
- "Sfinksi i akujve"
- "Bijtë e kapitenit Grant"
- "Kapiteni pesëmbëdhjetëvjeçar"
- "Dy vjet pushime"
- "Aventurat e çuditshme të kapiten Antiferit"
- "Mateo Sandorf"
- "Mikel Strog"
- "Piloti i anijeve të Danubit"
- "Fshati ajror"
- "Ndodhitë e një kinezi"
- "Rrezja e gjelbert"
- "Ylli jugor"
- "Doktor Oksi"
- "Kështjella në Karpate"
- "Përplasja e anijes Xhonatan"
- "Nje qytet lundrues"
- "Vullkani i artë"
- "Aventura e jashtëzakonshme e ekspeditës Barsak"
- "Arkipelagu në flake"
- "Mësymja e detit"
- "Rrëmbimi i shpikësit"
- "Dramë në Livoni"
- "Udhëtaret e rinj"
- "Shkolla e Robinsoneve"
- "Dimërim në akull"
- " 2 vite me pushime "