Ziadin Sela

politikan shqiptar nga Ilirida, maqedonia veriore
(Përcjellë nga Zijadin Sela)

Ziadin Sela (i lindur më 1 Nëntor 1972) në fshatin LivadhiaStrugës, është politikan shqiptar dhe kryetar i partisë Aleanca për ShqiptarëtMaqedoninë e Veriut.

Ziadin Sela
Kryetar i Komunës së Strugës
Në detyrë
20132017
Paraprirë ngaRamiz Merko
Pasuar ngaRamiz Merko
Kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH)
Titullar
Në detyrë
2015
Të dhëna vetjake
U lind më1 Nëntor 1972
Livadhia, Komuna e Strugës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeAleanca për Shqiptarët (ASH)
Fëmijët3
ArsimimiUniversiteti i Prishtinës
PunësimiSpecialist i Mjekësisë së Brendshme
Politikan
Nënshkrimi

Ai ka qenë kryetar i Komunës së Strugës gjatë viteve 2013–2017. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Sela mundi me rreth 5000 vota kandidatin e përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Vladimir Koçovski. Pas rezultateve të zgjedhjeve, nga VMRO-DPMNE kishte 15 ankesa në KSHZ, por komisioni pranoi vetëm dy që nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar.

Në vitin 2015, Ziadin Sela e themeloi partinë e tij politike "Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare". Në vitin 2016, Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare miratoi emërtimin zyrtar Aleanca për Shqiptarët (ASH).

Karriera politike

Redakto

Aktivitete në Kuvend

Redakto
  • Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, anëtar
  • Këshilli Nacional për Eurointegrime, zëvendësanëtar
  • Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, anëtar
  • Komisioni për Çështje Evropiane, anëtar
  • Komisioni për Shëndetësi, anëtar
  • Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, anëtar
  • Komisioni për Financim dhe Buxhet, zëvendësanëtar
  • Komisioni për Çështje Ekonomike, zëvendësanëtar
  • Komisioni për Politikë të Jashtme, zëvendësanëtar
  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (AP OSBE), anëtar
  • Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociacion (Komiteti i Përzier Parlamentar BE-Republika e Maqedonisë), anëtar
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë, anëtar
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë, anëtar
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Irlandës, anëtar
  • Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, anëtar

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto