Zulya Kamalova
Zulya Nazipovna Kamalova (lindur në Sarapul, Republikën e Udmurtit) është një këngëtare australiane. Ajo aktualisht jeton në Australi dhe zhvillon vazhdimisht ture.
Jeta
RedaktoZulya u rrit në Tataristan dhe nisi të performojë dhe të shkruajë muzikë në moshën 9 vjeçare.[1] Ajo ka origjinë prej Volga Tatar.[2] Në 1991 ajo u zhvendos në Australi, duke u vendosur në Hobart, Tasmania. Pas performancave të shumta solo, ajo lançoi me dhjetëra kaseta dhe një album muzikor të titulluar “Journey of Voice”, kur u zhvendos në Melbourne. Më vonë ajo formoi grupin muzikor “Children of the Underground” si dhe nënshkroi kontratë me shtëpinë diskografike “Unstable Ape Records” në 2004.[3]
Stili muzikor
RedaktoZulya njihet për interpretimet e muzikës ruse, zakonisht të ekzekutuara me bandën muzikore “Children of the Underground”. Instrumentet që përfshihen në ekzekutimin e këtyre pjesëve muzikore janë: fizarmonika, kontrabas, perkusioni, kitara, tunxhi dhe harpa.[4]
Referime
Redakto- ^ "Biography" (në anglisht). Zulya.com. dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2009. Marrë më 23 prill 2018.
- ^ http://zulya.com/biography/ Zulya's official site bio
- ^ "Zulya Kamalova" (në anglisht). Answers.com. Marrë më 2009-06-28.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2013. Marrë më 23 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)