Çmimi i madh i Malajzisë 2009
Statistikat | ||
---|---|---|
Gara e 2 nga 17 në vitin 2009. | ||
Data | 5 prill, 2009 | |
Vendi | Cirkuiti Ndërkombëtar i Sepangut Sepang, Selangor, Malajzi | |
Drejtimi | Vënd garimi i përhershëm 3.444 mi / 5.543 km | |
Distanca | 56 (31 u zhvilluan) xhiro, 192.879 mi / 310.408 km | |
Moti | Fillimi me diell, shi dhe stuhi më vonë | |
Pol pozita | ||
Piloti | Stampa:Country data Great Britain Jenson Button | Brawn-Mercedes |
Koha | 1:35.181 | |
Xhiro më e shpejtë | ||
Piloti | Stampa:Country data Great Britain Jenson Button | Brawn-Mercedes |
Koha | 1:36.641 (18) | |
Podiumi | ||
I pari | Stampa:Country data Great Britain Jenson Button | Brawn-Mercedes |
I dyti | Nick Heidfeld | BMW Sauber |
I treti | Timo Glock | Toyota |
Çmimi i madh i Malajzisë 2009 (zyrtarisht XI Petronas Malaysian Grand Prix) ishte një garë e Formula Një e zhvilluar më 5 prill 2009 në Cirkuitin Ndërkombëtar të Sepangut, Sepang, Malajzi. Ishte gara e dytë e sezonit 2009 të Formula Një. Gara do të ishte me 56 xhiro, por vetëm 31 u zhvilluan për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që përmbyti pistën. Jenson Button, piloti i ekipit Brawn GP, u shpall fitues, pasi e kishte nisur garën nga pol pozita. Nick Heidfeld u rendit i dyti me BMW Sauber kurse Timo Glock me Toyota i treti.
Pilotët morën vetëm gjysëm e pikëve, kjo për shkak se gara nuk u zhvillua në 75%, që është kriteri minimal për të dhënë pikët e plota. Kjo gjë ndodhi për herë të pestë në historinë e Formula Një dhe për herë të parë që nga Çmimi i madh i Australisë 1991.[1][2] Distanca e garës ishte vetëm 171.833 km (106.772 mi), gara e pestë më e shkurtër në historinë e Formula Një.[3] Brawn GP u bë konstruktori i dytë në histori pas Alfa Romeo (në sezonin 1950) që fiton dy Çmime të mëdha të para ku merr pjesë.[4]
Raporti
RedaktoSfondi
RedaktoPasi fitoi garën hapëse të sezonit në Australi e zhvilluar një javë më parë, Button udhëheqte renditjen për pilotë me 10 pikë, dy më shumë se shoku i skuadrës Rubens Barrichello dhe katër më shumë se italiani Jarno Trulli. Shoku i tij i skuadrës Glock ishte i katërti kurse Fernando Alonso renditej i pesti duke plotësuar pesë vendet e para.[5] Brawn GP ishte në krye të renditjes për konstruktorë me 18 pikë, 7 më shumë se ekipi japonez Toyota dhe 14 më shumë se Renault. Williams dhe Toro Rosso renditeshin respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.[5]
Orari i garës u zhvendos me dy orë përpara, nga 15:00 me orën lokale (07:00 UTC) në 17:00 me orën lokale (09:00 UTC). Organizatorët e garës e përjashtuan mundësinë që gara të zhvillohej natën, në një rresht me Çmimin e madh të Singaporit 2008, për arsye monetare.[6]
Praktika dhe kualifikueset
RedaktoTre seanca praktike u mbajtën para garës; e para u zhvillua në mëngjesin e së premtes dhe e dyta në mbasdite. Të dy seancat zgjatën 1 orë e 30 minuta në pistë të thatë dhe me mot të qëndrueshëm. Seanca e tretë u zhvillua të shtunën në mëngjes dhe zgjati 1 orë, edhe kjo me pistë të thatë dhe mot të qëndrueshëm.[7] Nico Rosberg dhe Kazuki Nakajima i dhanë Williamsit një rezultat një-dy në seancën e parë me kohët 1:36.260 dhe 1:36.305 minuta respektivisht. Në seancën e dytë, pilotët e Ferrarit, Kimi Räikkönen dhe Felipe Massa, ishin më të shpejtët me kohët 1:35.707 dhe 1:35.832 minuta. Pas 18 xhirosh, vendqëndrimi i Räikkönen në makinë filloi të nxirrte tym, edhe pse Ferrari nuk publikoi asnjë deklaratë zyrtare, kishte raportime se sistemi i rikuperimit të energjisë kinetike (KERS) ishte tejnxehur.[8]
Jenson Button dhe Brawn GP mori pol pozitën e dytë rresht duke lënë mbrapa Jarno Trullin me Toyota.[9] Piloti tjetër i Brawn Rubens Barrichello u rendit i katërti (i treti pasi penaliteti i Sebastian Vettel u mor në konsideratë), por në fund u rendit i teti për shkak se u penalizua me pesë pozicione për shkak të ndryshimit të kutisë së shpejtësisë.[10] Në gabim në strategji bëri që Massa të mos kualifikohej dot në seancën e dytë të provave zyrtare. Në një intervistë me Rede Globo, piloti tha se ai dhe ekipi menduan se koha fillestare e vendosur në senacën e parë do të ishte e mjaftueshme për të kaluar, dhe se nuk kishte dëshirë të bënte xhiro shtesë për të kursyer motorrin e makinës. Megjithatë, ky parashikim nuk rezultoi i saktë dhe Massa e nisi garën i 16ti.[11][12]
Gara
RedaktoFillimi i garës ishte pa probleme për të gjithë pilotët, përveç polakut Robert Kubica, i cili u tërhoq në xhiron e dytë për shkak të problemeve me motorrin. Nico Rosberg me Williams, i cili u nis i katërti, kishte marrë kreun e garës pas kthesës së parë, i ndjekur nga Jarno Trulli dhe Fernando Alonso, i cili përdori sistemin KERS për të lëvizur nga pozicioni i dhjetë; Jenson Button me Brawn bëri një start të dobët dhe zbriti në vendin e katërt. Në kthesën e pestë, McLaren i Heikki Kovalainen e mori kthesën gjerë dhe rrëshkiti, duke u tërhequr herët nga gara.[13][14]
Pavarësisht një starti të ngadaltë, Button kapi dhe parakaloi Renaultin e rëndë të Alonsos në kthesën 13të dhe më pas sinjestroi Trullin. Rosberg dhe Trulli hyn më herët në bokse për karburant se Button, i cili arriti t'i kaloj pas raundit të parë të pit stopeve, duke marrë kryesimin. Shiu nuk ishte dalluar ende, por Kimi Räikkönen hyri në bokse dhe ndërroi setin e gomave, duke vendosur goma shiu. Megjithatë, ky bast nuk i doli, pasi shiu nuk filloi aq herët sa u parashikua, duke bërë që finlandezi të ishte shumë i ngadaltë me gomat e reja (pa ujë në pistë, gomat për shi nuk ruajnë do integritetin strukturor në shpejtësi të mëdha, dhe degradohen shpejtë për disa xhiro.)[13][14]
Në xhiron 19, shiu kishte filluar dhe shumica e pilotëve ndërruan gomat. Megjithatë, në këtë fazë pista nuk kishte ujë, duke bërë që gomat e shiut të konsumoheshin shpejtë. Timo Glock kishte përdorur goma të mesme që ishin më të përshtatshme për atë situatë. Kjo gjë solli një përmirsim madhor për gjermanin i cili u ngjit në vendin e tretë. Edhe pilotët e tjerë ndoqën shëmbullin e tij dhe vendosën goma të mesme, që ishin të përshtatshme deri në xhiron e 31 kur shiu i rrëmbyeshëm filloi dhe pista u përmbyt nga uji. Kjo gjë bëri që pilotët të hynin sërisht në bokse për të vendosur gomat e shiut.[13][14] Kushtet e garimit u bënë aq të këqija saqë Sebastien Buemi dhe Sebastian Vettel (i cili ishte i teti) të rrëshqisnin në xhiron e 31të dhe të dilnin nga pista, duke sjellë tërheqjen nga gara edhe pse ishin me goma shiu.
Për shkak të ujit të tepërt në pistë, gara u ndal në xhiron e 33të[2] dhe rezultatet u morën sipas renditjes deri në xhiron e 31të (xhiro e parafundit e kryer në përputhje me rregulloren sportive 42.8[15]). Tetë pilotët e parë morën vetëm gjysmën e pikëve. Button mori fitoren e dytë sezonale dhe u vlerësua me 5 pikë; kjo ishte hera e parë që ai fitonte dy gara rresht dhe fitorja e tretë në karrierë. Kjo fitore e bëri Brawn ekipin e dytë pas Alfa Romeo (në sezonin 1950) që fiton dy Çmime të mëdha të para ku merr pjesë.[4] Nick Heidfeld u rendit i dyti para Timo Glock me Toyota.[14] Heidfeld u bë piloti i parë që arrin podium me një makinë të pajisur me sistemin KERS.
Pas garës
RedaktoPilotët përgjithsisht e mbështetën vendimin për të ndërprerë garën, duke vënë në dukje pamjen e dobët (në xhirot e fundit të garës) dhe shiun e rëndë.[16]
"Shikueshmëria nuk është asgjë [ne] mund të kishim një aksident serioz nëse do të rifillonim." — Fernando Alonso para se gara të mbyllej zyrtarisht[4]
"Ishte e pamundur për të vozitur atje jashtë, ishte shumë, shumë e rrezikshme. Ishin kushtet më të rrezikshme ku unë kam garuar." — Lewis Hamilton
"Ishte shumë lagësht atje jashtë dhe vendimi për t'a anulluar ishte i saktë. Sigurisht do të doja të kisha 10 pikshin, por kjo ishte më e mira që mund të bënim, mendoj, dhe realisht ishte gjëja e drejtë për t'u bërë. Jam i sigurt që disa njerëz do të thojnë 'ne nuk e pamë të gjithë garën dhe është zhgënjyese' por duhet të mendosh për sigurinë ndonjëherë. Kur e mendon se makina e sigurisë tërhiqet në 20 sekonda për xhiro, ti e di që është shumë e lagësht për një makinë të F1." — Jenson Button
"Është darkë tani në orën shtatë kështu që ishte vendimi i saktë për të mos rifilluar" — Mark Webber (drejtues i Shoqatës së Pilotëve)
Zyrtarët në Malajzi konfirmuan se ata do të rishikonin orarin e fillimit të garës për edicionin 2010. Mokhzani Mahathir, presidenti i Cirkuitit Ndërkombëtar të Sepangut, tha se ai u konsultua me Bernie Ecclestone pas garës dhe se kishin rënë dakord për të parë orarin. Megjithatë, Ecclestone zbuloi se nuk kishte asnjë problem me orarin, duke deklaruar:
"Kam pendesa për shiun, por nuk shoh asgjë gabim me orarin e fillimit, ne thjesht nuk e dinim rreth shiut."[17]
Mahathir sygjeroi edhe vendosjen e sistemit të ndriçimit (një sistem të ngjashëm me atë të Çmimin e madh të Singaporit) për të ndriçuar cirkuitin në garat e ardhshme.[17]
Klasifikimi
RedaktoKualifikueset
RedaktoPoz | Nr | Piloti | Konstruktori | P1 | P2 | P3 | Nisja |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 22 | Jenson Button | Brawn-Mercedes | 1:35.058 | 1:33.784 | 1:35.181 | 1 |
2 | 9 | Jarno Trulli | Toyota | 1:34.745 | 1:33.990 | 1:35.273 | 2 |
3 | 15 | Sebastian Vettel | Red Bull-Renault | 1:34.935 | 1:34.276 | 1:35.518 | 13 |
4 | 23 | Rubens Barrichello | Brawn-Mercedes | 1:34.681 | 1:34.387 | 1:35.651 | 8 |
5 | 10 | Timo Glock | Toyota | 1:34.907 | 1:34.258 | 1:35.690 | 3 |
6 | 16 | Nico Rosberg | Williams-Toyota | 1:35.083 | 1:34.547 | 1:35.750 | 4 |
7 | 14 | Mark Webber | Red Bull-Renault | 1:35.027 | 1:34.222 | 1:35.797 | 5 |
8 | 5 | Robert Kubica | BMW Sauber | 1:35.166 | 1:34.562 | 1:36.106 | 6 |
9 | 4‡ | Kimi Räikkönen | Ferrari | 1:35.476 | 1:34.456 | 1:36.170 | 7 |
10 | 7‡ | Fernando Alonso | Renault | 1:35.260 | 1:34.706 | 1:37.659 | 9 |
11 | 6‡ | Nick Heidfeld | BMW Sauber | 1:35.110 | 1:34.769 | 10 | |
12 | 17 | Kazuki Nakajima | Williams-Toyota | 1:35.341 | 1:34.788 | 11 | |
13 | 1‡ | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes | 1:35.280 | 1:34.905 | 12 | |
14 | 2‡ | Heikki Kovalainen | McLaren-Mercedes | 1:35.023 | 1:34.924 | 14 | |
15 | 11 | Sébastien Bourdais | Toro Rosso-Ferrari | 1:35.507 | 1:35.431 | 15 | |
16 | 3‡ | Felipe Massa | Ferrari | 1:35.642 | 16 | ||
17 | 8‡ | Nelson Piquet, Jr. | Renault | 1:35.708 | 17 | ||
18 | 21 | Giancarlo Fisichella | Force India-Mercedes | 1:35.908 | 18 | ||
19 | 20 | Adrian Sutil | Force India-Mercedes | 1:35.951 | 19 | ||
20 | 12 | Sébastien Buemi | Toro Rosso-Ferrari | 1:36.107 | 20 | ||
Burimi:[18]
|
- ^1 Sebastian Vettel mori një penalitet me dhjetë pozicione për shkak se shkaktoi një aksident të shmangshëm me Robert Kubicën në Çmimin e madh të Australisë.[19]
- ^2 Rubens Barrichello mori një penalitet me pesë pozicione për shkak se ndryshoi kutinë e shpejtësisë.[10]
Gara
RedaktoPoz | Nr | Piloti | Konstruktori | Xhiro | Koha/Tërhequr | Nisja | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 22 | Jenson Button | Brawn-Mercedes | 31 | 55:30.622 | 1 | 5 |
2 | 6‡ | Nick Heidfeld | BMW Sauber | 31 | + 22.722 | 10 | 4 |
3 | 10 | Timo Glock | Toyota | 31 | + 23.513 | 3 | 3 |
4 | 9 | Jarno Trulli | Toyota | 31 | + 46.173 | 2 | 2.5 |
5 | 23 | Rubens Barrichello | Brawn-Mercedes | 31 | + 47.360 | 8 | 2 |
6 | 14 | Mark Webber | Red Bull-Renault | 31 | + 52.333 | 5 | 1.5 |
7 | 1‡ | Lewis Hamilton | McLaren-Mercedes | 31 | + 1:00.733 | 12 | 1 |
8 | 16 | Nico Rosberg | Williams-Toyota | 31 | + 1:11.576 | 4 | 0.5 |
9 | 3‡ | Felipe Massa | Ferrari | 31 | + 1:16.932 | 16 | |
10 | 11 | Sébastien Bourdais | Toro Rosso-Ferrari | 31 | + 1:42.164 | 15 | |
11 | 7‡ | Fernando Alonso | Renault | 31 | + 1:49.422 | 9 | |
12 | 17 | Kazuki Nakajima | Williams-Toyota | 31 | + 1:56.130 | 11 | |
13 | 8‡ | Nelson Piquet, Jr. | Renault | 31 | + 1:56.713 | 17 | |
14 | 4‡ | Kimi Räikkönen | Ferrari | 31 | + 2:22.841 | 7 | |
15 | 15 | Sebastian Vettel | Red Bull-Renault | 30 | Rëshqitje | 13 | |
16 | 12 | Sébastien Buemi | Toro Rosso-Ferrari | 30 | Rëshqitje | 20 | |
17 | 20 | Adrian Sutil | Force India-Mercedes | 30 | + 1 xhiro | 19 | |
18 | 21 | Giancarlo Fisichella | Force India-Mercedes | 29 | Rrëshqitje | 18 | |
Tër | 5 | Robert Kubica | BMW Sauber | 1 | Motorri | 6 | |
Tër | 2‡ | Heikki Kovalainen | McLaren-Mercedes | 0 | Rëshqitje | 14 | |
Burimi:[20]
|
- Gara ishte prograuar me 56 xhiro por u ndërpre herët për shkak të shiut të rëndë. Vetëm gjysma e pikëve u dhanë.
- Kjo ishte vetëm gara e pestë në Formula Një që ndërpritet para distancës 75%: të tjerat ishin Spanja 1975, Austria 1975, Monako 1984 dhe Australisë 1991 (gara më e shkurtër në histori).
Renditja e kampionatit pas garës
Redakto
|
|
- Shënim: Vetëm pesë pozicionet e para në secilën renditje janë përfshirë.
Referime
Redakto- ^ Baldwin, Alan (5 prill 2009). "Button wins Malaysian GP cut short by rain" [Button fiton Çmimin e madh të Malajzisë e ndërprerë nga shiu]. Reuters (në anglisht). Thomas Reuters Corporate. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2020. Marrë më 5 prill 2009.
- ^ a b Gorman, Edward; Lumpur, Kuala (5 prill 2009). "Jenson Button wins abandoned Malaysian Grand Prix" [Button fiton Çmimin e madh të braktisur të Malajzisë]. Times Online (në anglisht). Londër: Times Newspapers Ltd. Marrë më 5 prill 2009.[lidhje e vdekur]
- ^ "Statistics: Kms, The less" [Statistikat: Km, më pak]. statsf1.com (në anglisht). 5 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2009. Marrë më 5 prill 2009.
- ^ a b c Whyatt, Chris (5 prill 2009). "Classy Button wins abandoned race" [Button me klas fiton garën e braktisur] (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2009. Marrë më 5 prill 2009.
- ^ a b "2009 FIA Formula One World Championship - Drivers Provisional Classification" [Kampionati Botëror i Formula Një 2009 - Renditja e përkohshme e pilotëve] (në anglisht). Fédération Internationale de l'Automobile. 5 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2009. Marrë më 5 prill 2009.
- ^ "Malaysia rules out night race next year" [Malajzia përjashton mundësinë e garës natën vitin e ardhshëm] (në anglisht). Macau Daily Times. 29 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2019. Marrë më 5 prill 2009.
- ^ "2009 Formula One Sporting Regulations" [Rregullorja sportive e Formula Një 2009] (PDF). FIA (në anglisht). 24 mars 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 prill 2009. Marrë më 5 prill 2009.
- ^ "Raikkonen tops Malaysia practice" [Raikkonen në krye të praktikës së Malajzisë] (në anglisht). BBC Sport. 3 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2009. Marrë më 3 prill 2009.
- ^ "Button storms to pole again in Malaysia" [Button vërshon drejt pol pozitës në Malajzi]. ITV F1 (në anglisht). ITV plc. 4 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2009. Marrë më 27 janar 2016.
- ^ a b "Barrichello gets 5 place penalty". autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. 3 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2009. Marrë më 3 prill 2009.
- ^ "Erro de estratégia deixa Massa em 16º" [Gabimi në strategji e lë Massën në vendin e 16të]. GloboEsporte.com (në portugalisht). Rede Globo. 4 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2009. Marrë më 5 prill 2009.
- ^ "Massa admits qualifying error" [Massa pranon gabimin në kualifikuese] (në anglisht). BBC Sport. 4 prill 2009. Marrë më 5 prill 2009.
- ^ a b c Cheese, Caroline (5 prill 2009). "Malaysian Grand Prix as it happened" [Çmimi i madh i Malajzisë drejtpërdrejtë] (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2019. Marrë më 2 mars 2019.
{{cite web}}
: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 9 prill 2009 (Ndihmë!) - ^ a b c d Hughes, Emlyn; Creighton, Geoff (5 prill 2009). "As it happened: Race day at Sepang" [Drejtpërdrejtë: Dita e garës në Sepang]. Autosport (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2009. Marrë më 2 mars 2019.
- ^ "2009 Formula One Sporting Regulations" [Rregullorja sportive e Formula Një 2009] (PDF). 2009 Formula One Sporting Regulations (në anglisht). Fédération Internationale de l'Automobile. 24 mars 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 prill 2009. Marrë më 27 janar 2016.
Nëse gara nuk mundet të rivazhdoj atëherë rezultatet do të merren në fund të xhiros së parafundit para xhiros ku sinjali për të pezulluar garën është dhënë.
- ^ "Drivers back Malaysia abandonment" [Pilotët mbështesin vendimin e braktikjes së garës së Malajzisë]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 5 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2009. Marrë më 5 maj 2009.
- ^ a b "Malaysia start time under review" [Orari i fillimit të Malajzisë nën rishikim] (në anglisht). BBC Sport. 6 prill 2009. Marrë më 6 prill 2009.
- ^ "2009 FORMULA 1 PETRONAS MALAYSIAN GRAND PRIX - Qualifying Results" [Çmimi i madh i Malajzisë Formula 1 Petronas 2009 - Rezultatet e kualifikueseve]. formula1.com (në anglisht). Marrë më 12 shtator 2018.
- ^ "Vettel gets 10-place grid penalty" [Vettel merr një penalitet me 10 pozicione në nisje]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 29 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2009. Marrë më 3 prill 2009.
- ^ "2009 FORMULA 1 PETRONAS MALAYSIAN GRAND PRIX - Race Results" [Çmimi i madh i Malajzisë Formula 1 Petronas 2009 - Rezultatet e garës]. formula1.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2018. Marrë më 11 shtator 2018.
- ^ a b "Malaysia 2009 - Championship • STATS F1" [Malajzia 2009 - Kampionati • Statistikat F1]. www.statsf1.com (në anglisht). Marrë më 19 mars 2019.