Jarno Trulli
Trulli në vitin 2006 | |
Karriera në Formula Një | |
Kombësia | Italian |
---|---|
Vitet aktiv | 1997–2011 |
Ekipe | Minardi, Prost, Jordan, Renault, Toyota, Lotus |
Pjesmarrje | 256 |
Kampionate | 0 |
Fitore | 1 |
Podiume | 11 |
Pikët gjithsej | 246.5 |
Pol pozita | 4 |
Xhiro të shpejta | 1 |
Pjesmarrja e parë | Çmimi i madh i Australisë 1997 |
Fitorja e parë | Çmimi i madh i Monakos 2004 |
Fitorja e fundit | Çmimi i madh i Monakos 2004 |
Pjesmarrja e fundit | Çmimi i madh i Brazilit 2011 |
Sezoni i fundit | 21ti (0 pikë) |
Jarno Trulli (Italisht: [ˈjarno ˈtrulli]; lindur më 13 korrik 1974) është një ish pilot garash italian. Ai konkuroi rregullisht në Formula Një në vitet 1997–2011, duke garuar me Minardin, Prost, Jordan, Renault, Toyota dhe Lotus. Rezultati më i mirë në karrierë është vendi i 6të i arritur në sezonin 2004; ishte gjithashtu edhe viti ku Trulli shënoi fitoren e vetme në karrierën e tij në Formula Një në Çmimin e madh të Monakos 2004.
Përgjatë karrierës së tij në Formula Një, Trulli u shqua për aftësitë e tij në kualifikuese, duke arritur rregullisht pozicione më të larta se rivalët e tij me makina më të mira.[1] Ai njihej edhe për stilin e të garuarit, që e lejonte të mbante mbrapa pilotë më të shpejtë se vetja, ndonjëherë edhe gjatë gjithë garës. Kombinimi i të arriturit rezultate të larta në kualifikuese me makina më të ngadalta dhe aftësitë për të mbajtur pilotë më të shpejtë mbrapa bënte që në gara të krijohej shpesh një varg makinash mbrapa tij, që mori pseudonimin "Trulli Train" (Treni i Trullit) nga komentatorët, tifozët dhe gazetarët.[2]
Trulli ishte gati për të garuar në vitin 2012, por u tërhoq para fillimit të sezonit. Në sezonin 2014–15 ai konkuroi në sezonin përurues të Kampionatit FIA Formula E, duke garuar për Trulli GP, një ekip i krijuar nga ai.[3]
Jeta e hershme
RedaktoTrulli ka lindur në Pescara, Abruzzo, Itali. Prindërit e tij ishin dashamirës të motoçiklizmit dhe e pagëzuan djalin e tyre pas Jarno Saarinen, kampioni finlandez në motoçiklizëm i cili u vra në Monza në vitin 1973.[4] Emri i tij finlandez shkaktoi huti për herë të parë kur ai filloi garimet në Formula Një.[4]
Karriera
RedaktoFormula Një
RedaktoMinardi dhe Prost (1997–1999)
RedaktoTrulli debutoi në Formula Një për Minardin në sezonin 1997. Pas shtatë garash, ai zëvëndësoi të dëmtuarin Olivier Panis te ekipi Prost dhe la mbresa menjëherë, duke arritur në vend të katërt në Gjermani dhe duke udhëhequr për një kohë të shkurtër garën në Austri;[5] në garën e dytë, ai ishte pranë përfundimit në vendin e 2të deri sa motorri i tij plasi.[6] Trulli qëndroi edhe në dy sezonet e rradhës te ekipi Prost, duke shënuar podiumin e tij në parë në Çmimin e madh të Evropës 1999 në kushte shiu.[7] Megjithatë, kjo ishte vetëm një nga paraqitjet e pakta pozitive të ekipit Prost që në fund e bindi italianin të ndryshonte ekip, duke kaluar te Jordan me qëllim për të pasur rezultate më të mira.[8]
Jordan (2000–2001)
RedaktoNë vitin 2000, Trulli kaloi te ekipi irlandez Jordan.[8] Megjithatë, ky ekip nuk e kishte më forcën e viteve 90'. Gjatë dy viteve të tij në ekip, Trulli nuk arriti dot asnjë podium, por megjithatë la mbresa në disa seanca kualifikuese. Gjatë kësaj periudhe u sygjerua se Trulli ishte më specialist në provat zyrtare se sa në gara, një pretendim që ai vazhdimisht e hodhi poshtë. Nën kontratë me menxharin e tij personal (dhe menaxherin e Renault), Flavio Briatore, Trulli siguroi një kontratë me ekipin anglo-francez për sezonin 2002.[9]
Renault (2002–2004)
RedaktoTe Renault, Trulli kishte shok skuadre Jenson Button, të cilin e mposhti shpesh në kualifikuese, por britaniku ishte më i shpejtë në gara. Pavarësisht përmirsimit të shpejtësisë nga Button, ishte Trulli ai që qëndroi në ekip edhe për sezonin 2003, duke pasur shok skuadre pilotin spanjoll të promovuar Fernando Alonso.[10] Renault pati një makinë të fortë në sezonin 2003, me të cilën Alonso arriti të fitonte në Hungari.[11] Trulli nuk arriti të kapte rezultate të ngjashme, por arriti një podium në Gjermani, i pari që nga koha e tij me Prost.[12]
Pavarësisht se Alonso u paraqit më mirë se ai në sezonin 2003, Trulli u përmirësua në sezonin e rradhës. Ai ishte më i miri i dy pilotëve të Renault në pjesën e parë të sezonit, duke fituar më shumë pikë dhe podiume.[13] Ai mori fitoren e parë në Çmimin e madh të Monakos 2004 pas një paraqitjeje mbreslënëse nga pol pozita.[14][15] Pasi kishte performuar mirë, italiani kishte dëshirë të ishte pjesë e ekipit edhe për sezonin 2005, por marrëdhënja e tij me shefin e ekipit Briatore ishte përkeqësuar. Një gabim i bërë në kthesën e fundit të Çmimit të madh të Francës 2004 i lejoi brazilianit Rubens Barrichello me Ferrari që të merrte podiumin,[16] duke acaruar ekipin dhe duke bërë që ditët e tij në ekipin francez të ishin të numëruara.[13] Ai nuk mori asnjë pikë pas garës në Francë dhe nuk ishte i shpejtë në garat e mbetura. Ai më pas akuzoi ekipin se favorizonte Alonson, por arsyet se pse ai pësoi rënje në pjesën e dytë të sezonit 2004 nuk u identifikuan.[17] Trulli u shkarkua tre gara para përfundimit të sezonit dhe u zëvëndësua nga kampioni i sezonit 1997, Jacques Villeneuve, edhe pse deri në atë pikë ai kishte mbledhur më shumë pikë se Alonso.[18] Trulli kishte pranuar menjëherë të garonte me Toyotën, kjo falë largimit të tij të hershëm nga Renault, madje ai garoi me ekipin japonez në dy garat e fundit të sezonit, duke zëvëndësuar Ricardo Zontën.[19]
Toyota (2004–2009)
Redakto2005
RedaktoTrulli u përmirësua në garat e para të sezonit 2005, duke arritur edhe pol pozitën e parë të Toyotës në Indianapolis.[20] Megjithatë, Trulli, sëbashku me shokun e tij të ekipit dhe të gjithë pilotët që kishin makina me goma Michelin, nuk garuan për kushte sigurie.[21] Gjatë pjesës më të madhe të sezonit të tij të parë te Toyota, Trulli mposhtin shokun e tij të skuadrës dhe pilotin më të mirëpaguar Ralf Schumacher, por një rënje nga forma në katër garat e fundit të sezonit bënë që ai t'a mbyllte sezonin me dy pikë më pak se gjermani.[22]
2006
RedaktoTrulli pati një fillim negativ të sezonit, duke u tërhequr në xhiron e parë të garës së parë të sezonit në Australi pasi u përplas nga David Coulthard.[23] Pasi po paraqitej më dobët se shoku i skuadrës Schumacher, Trulli mori pikët e para të sezonit me një vend të gjashtë në Kanada,[23] edhe pse u nis nga vendi i katërt.[23] Ky rezultat u pasua nga një vend pozitiv i gjashtë në garën e rradhës në Shtetet e Bashkuara.[23] Pas kësaj, Trulli shënoi pikë edhe në tre gara deri në përfundim të sezonit, duke marrë dy vende të shtata në Gjermani dhe Itali si dhe një vend të gjashtë në Japoni, ku gjatë mesit të garës, makina e tij u bë e vështirë për t'u pilotuar, duke vonuar edhe shokun e skuadrës në vazhdim.[24] Trulli po zhvillonte një paraqitje pozitive në garën e fundit të sezonit në Interlagos, por u detyrua të tërhiqej në xhiron e 10të pas një problemi me sustat, një xhiro pas tërheqjes së shokut të tij të skuadrës për të njëjtin problem.[25] Ai u rendit i 12ti në renditjen e përgjithshme për pilotë, duke mbledhur 15 pikë.
2007
RedaktoTrulli shënoi pikët e para të sezonit 2007 në Çmimin e madh të Malajzisë, duke përfunduar i shtati pasi e nisi garën në vendin e tetë.[26] Ai mori disa pikë të tjera në Bahrain,[27] para se të tërhiqej në Spanjë për probleme mekanike, edhe pse e nisi garën nga vendi i 6të.[28] Trulli nuk u përmirësua në Monako, duke përfunduar në pozicionin e 15ë, një pozicion para shokut të skuadrës Schumacher, kurse në provat zyrtare regjistroi kohën e 14të më të shpejtë, rezultati më negativ i sezonit.[29][30] Në Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara, Trulli u rikthye te pikët duke përfunduar i 6ti. Pas një vargu rezultatesh pa pikë, italiani tha se ky rezultati ishte "i jashtëzakonshëm".[31] Ai zhvilloi kualifikuese të mira në Çmimin e madh të Francës, por në garë u tërhoq që në xhiron e parë pas një përplasjeje me Renaultin e Heikki Kovalainen. Italiani pranoi fajin për aksidentin dhe i kërkoi falje pilotit finandez.[32] Pjesa e dytë e sezonit ishte zhgënjyes për Trullin, i cili fitoi pikë vetëm në një garë, në Brazil, duke përfunduar i 8ti.[33]
Trulli e përfundoi sezonin 2007 i renditur i 13ti në renditjen për pilotë, duke mbledhur vetëm 8 pikë. Pas sezonit, u raportua se kontrata e tij me Toyotën nuk ishte e sigurtë dhe se ekipi japonez po planifikonte t'a zëvëndësonte me Heikki Kovalainen për sezonin e rradhës.[34] Megjithatë, këto raportime dolën të pavërteta pasi Trulli vazhdoi të ishte pjesë e ekipit për sezonin 2008 kurse Kovalainen firmosi me ekipin britanik McLaren.[35]
2008
RedaktoPër sezonit 2008, Trulli shpesonte se Toyota do të bënte një hap të madh përpara.[36] Gjermani Timo Glock u konfirmua si shoku i tij i ri i skuadrës për sezonin e ri.[37] Trulli e nisi sezonin mjaft mirë, duke marrë pikë në tre nga katër garat e para të sezonit, ku më e rëndësishmja ishte vendin e katërt në Çmimin e madh të Malajzisë.[38] Ai gjithashtu arriti rezultate pozitive edhe në kualifikuese në garat e para të sezonit. Pas kësaj, forma e tij ra disi, duke zhgënyjer në Çmimet e mëdha të Turqisë dhe Monakos, ku nuk shënoi asnjë pikë.
Megjithatë, ai reagoi duke marrë një vend të gjashtë në Montreal.[39] Ky rezultat u pasua nga rezultati më i lartë i sezonit për të, duke marrë një podium në Francë pasi përfundoi i 3ti; në xhirot e fundit, ai mbajti nga mbrapa Heikki Kovalainen dhe Robert Kubicën.[40]
Ai u kualifikua në rreshtin e parë sëbashku me fituesin e pol pozitës Felipe Massa në garën mbyllëse të sezonit në Brazil, e cila do të vendoste edhe fituesin e titullit botëror ndërmjet Massës dhe Hamiltonit. Vendi i dytë në kualifikuese ishte rezultati i tij më i mirë gjatë sezonit.[41] Gjatë garës, pati probleme me ndryshimin e shpeshtë të motit dhe në fund përfundoi i 8ti. Shoku i tij i skuadrës Glock luajti një rol vendimtar në vendosjen e titullit pasi ai u parakalua nga Hamilton në kthesën e fundit të xhiros së fundit të garës, që e lejoi britanikun të fitonte titullin botëror me vetëm një pikë diferencë nga Massa, i cili fitoi garën.[42] Trulli e përfundoi kampionatin në vendin e 9të me 31 pikë, 6 më shumë se shoku i skuadrës Glock.[43]
2009
RedaktoTrulli ishte besimplot para fillimit të sezonit 2009.[44] Në garën e parë të sezonit, Toyotat e Trullit dhe Glock e nisën garën nga bokset për shkak se kohët e tyre në provat zyrtare u anulluan për shkak se bishti i makinës u konsiderua në kundërshtim të rregullores sportive të FIA-s.[45] Edhe pse e nisi garën nga bokset, Trulli arriti një podium mbreslënës, duke përfunduar i 3ti. Pas garës, megjithatë, ai u penalizua me 25 sekonda, duke zbritur në vendin e 12të për shkak se kishte kaluar britanikun Hamilton nën regjimin e makinës së sigurisë.[46] Disa ditë pas vendimit, Hamilton u skualifikua nga kujdestarët e garës për shkak se kishte 'gënjyer' në lidhje me këtë çështje, duke këmbëngulur se ai ishte parakaluar nga Trulli kur në të vërtetë ai kishte marrë udhëzime nga ekipi për t'a lënë italianin të kalonte qëllimisht.[47][48] Trulli mori një pol pozitë në Çmimin e madh të Bahrainit,[49] por për shkak të një strategjie të pazakontë me gomat, italiani nuk shkoi më shumë se vendi i 3të në garë.[50] Megjithatë, ai vendosi xhiron më të shpejtë në garë, duke regjistruar kohën 1:34.556 në xhiron 10, kjo për herë të parë në karrierën e tij.[51]
Ai u përplas në Çmimin e madh të Spanjës nga Adrian Sutil dhe pasi doli jashtë piste në kthesën e dytë të xhiros së parë,[52] që u pasua nga një performancë e dobët në Çmimin e madh të Monakos, ku Trulli u nis nga prapavija.[53] Pas kësaj, përmirësimet erdhën, me Trullin i cili mori pikë në tre nga katër garat e rradhës, para se në katër gara e tjera ai të përfundonte jashtë dhjetëshes së parë. Ai zhgënjeu në Çmimin e madh të Singaporit, duke u renditur vetëm i 12ti, kurse Glock mori podium duke u renditur i 2ti.[54] Trulli u kundërpërgjigj në garën e rradhës, në Çmimin e madh të Japonisë, e cila ishte gara e fundit e shtëpisë për Toyotën. Ai regjistroi kohën e dytë më të shpejtë në provat zyrtare, duke e nisur garën nga rreshti i parë për herë të dytë në këtë sezon. Në garë, ai ruajti pozicionin dhe u rendit i 2ti mbrapa gjermanit Sebastian Vettel me Red Bull.[55]
Në Çmimin e madh të Brazilit, Trulli arriti vendin e katërt në kualifikuese e cila u karakterizua nga një stuhi që i ndërpreu provat për më shumë se një orë.[56] Në garë, ashtu si në Spanjë, ai u përplas që në xhiron e parë me Adrian Sutil duke u tërhequr. Kjo gjë e nervozoi italianin, i cili fajsoi Sutilin për aksidentin. Reagimi i tij negativ ndaj gjermanit (i cili u tërhoq gjithashtu) bëri që të gjobitej me 10,000 $.[57][58] Në garën e fundit të sezonit në Abu Dabi, Trulli u rendit në vendin e 7të; kjo garë rezultoi të ishte e fundit për Toyotën në Formula Një.[59][60] Trulli mblodhi 32.5 pikë gjatë kampionatit.
Lotus (2010–2011)
Redakto2010
RedaktoMë 14 dhjetor 2009, Trulli u konfirmua si një nga pilotët e rinjë të ekipit të sapokrijuar Team Lotus, duke qënë shok skuadre me ish pilotin e McLaren, Heikki Kovalainen.[61] Ai përfundoi vetëm një nga katër garat e para të sezonit 2010, një rekord më i dobët sigurie se i Kovalainen, duke bërë që italiani të deklaronte: "çfarëdo ndodh në makinën time ndodh në makinën time, deri tani pritshmëritë e mia nuk janë realizuar."[62]
Gjatë prezantimit të Lotus T127, Trulli pranoi gjatë një interviste me Autosport se ekipet US F1 dhe Sauber kanë qënë në kontakt me të.[63] Në fund të vitit 2009, Trullit j'u kërkua të provonte një makinë NASCAR të ekipit Toyota në Amerikën e Veriut. Makina ishte bërë gati nga Michael Waltrip Racing.
Në sezonin 2010, Trulli nuk mori asnjë pikë, duke u renditur i 21ti në renditjen për pilotë, një pozicion poshtë Kovalainen, i cili kishte më pak tërheqje (4–7) dhe më shumë finishe (13–11).
2011
RedaktoTrulli vazhdoi të garonte për ekipin edhe në sezonin 2011, duke pasur sërisht shok skuadre Kovalainen.[64] Trulli e nisi sezonin në garën hapëse në Australi, duke përfunduar në vendin e 13të.[65] Në garën e rradhës në Malajzi, ai u tërhoq në xhiron e 31të pas një problemi në timon.[66] Trulli më pas arriti të përfundojë gjashtë garat e rradhës, edhe pse jashtë zonës së pikë. Në Çmimin e madh të Monakos, ai barazoi rezultatin më të mirë të sezonit, duke u renditur i 13ti.[67] Në Britani, ai u tërhoq nga gara për shkak se makina e tij pësoi rrjedhje vaji.[68] Për Çmimin e madh të Gjermanisë, italiani u zëvëndësua nga piloti rezervë Karun Chandhok.[69] Trulli u rikthye në Çmimin e madh të Hungarisë, ku u tërhoq pas 17 xhirosh për shkak të rrjedhjes së ujit. Shoku i tij i skuadrës Kovalainen u tërhoq në xhiron e 55të me të njëjtin problem.[70] Ai përfundoi në vendin e 14të në Çmimet e mëdha të Belgjikës dhe Italisë, ku u konfirmua se ai do të vazhdonte të ishte pjesë e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm.[71][72] Pasi u tërhoq në Çmimin e madh të Singaporit pas një problemi me kutinë e shpejtësisë, Trulli arriti të përfundojë pesë garat e fundit të sezonit. Trulli nuk mori asnjë pikë gjatë sezonit 2011, por u rendit një pozicion më lartë se shoku i skuadrës Kovalainen, duke pasur më pak tërheqje nga gara (4–5) dhe finishe të barabarta, kjo pasi Trulli zhvilloi një garë më pak se finlandezi.
Caterham (2012)
RedaktoTeam Lotus u riemërua në Caterham F1 para fillimit të sezonit 2012.[73] Trulli garoi në një nga provat para-sezonale, por më 17 shkurt 2012, u lajmërua se italiani ishte zëvëndësuar nga Vitaly Petrov.[74][75] Trulli më pas deklaroi se ishte "me të vërtet krenar" që kishte ndihmuar Caterhamin të bëhej një ekip i Formula Një.[76] Kjo e la Formula Një pa një pilot italian për herë të parë që nga sezoni 1969.[77]
Kampionati FIA Formula E
Redakto- Artikulli kryesor: Trulli GP
Në sezonin 2014–15, Trulli garoi në sezonin përurues të kampionatit Formula E për ekipin Trulli GP, e cila ishte krijuar nga ai në bashkpunim me Drayson Racing Technologies dhe Super Nova Racing, e njoftuar më 18 qershor 2014.[3] Në garën e Berlinit 2015, Trulli arriti një pol pozitë falë kohës 1:21.547, duke u bërë piloti më i vjetër (40 vjeç e 314 ditë) që e arrin këtë gjë në historinë e Formula E.[78] Në garë, ai u tërhoq në xhiron e 31të, dy xhiro nga përfundimi i garës për shkak të një problemi me frenat.[79] Pas dështuan të kalonin provën e makinës për dy garat e para të sezonit 2015–16, ekipi njoftoi tërheqjen nga kampionati.[80]
Rekordi i garimit
RedaktoPërmbledhja e karrierës
RedaktoRezultatet e garave
Redakto(Sqarim i tabelës) (Garat me * mbrapa nënkuptojnë pjesëmarrjen në pol pozicion) (Viti me * është viti kur ka fituar titull)
Viti | Ekipi | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | Ekipi | Radhitja | Pikët |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1997 | Minardi | AUS 9 |
BRA 12 |
ARG 9 |
SMR DNS |
MON ret |
ESP 15 |
CAN Ret |
FRA 10 |
GBR 8 |
GER 4 |
HUN 7 |
BEL 15 |
ITA 10 |
AUT Ret |
LUX DNP |
JPN DNP |
EUR DNP |
Prost | 15ti | 3 | ||
1998 | Prost | AUS Ret |
BRA Ret |
ARG 11 |
SMR Ret |
ESP 9 |
MON Ret |
CAN Ret |
FRA Ret |
GBR Ret |
AUT 10 |
GER 12 |
HUN Ret |
BEL 6 |
ITA 13 |
LUX Ret |
JPN 12 |
Prost | 16ti | 1 | |||
1999 | Prost | AUS Ret |
BRA Ret |
SMR Ret |
MON 7 |
ESP 6 |
CAN Ret |
FRA 7 |
GBR 9 |
AUT 7 |
GER Ret |
HUN 8 |
BEL 12 |
ITA Ret |
EUR 2 |
MYS Ret |
JPN Ret |
Prost | 11ti | 7 | |||
2000 | Jordan | AUS Ret |
BRA 4 |
SMR 15 |
GBR 6 |
ESP 12 |
EUR Ret |
MON Ret |
CAN 6 |
FRA 6 |
AUT Ret |
GER 9 |
HUN 7 |
BEL Ret |
ITA Ret |
USA Ret |
JPN 13 |
MYS 12 |
Jordan | 10ti | 6 | ||
2001 | Jordan | AUS Ret |
MYS 8 |
BRA 5 |
SMR 5 |
ESP 4 |
AUT Ret |
MON Ret |
CAN 11 |
EUR Ret |
FRA 5 |
GBR Ret |
GER Ret |
HUN Ret |
BEL Ret |
ITA Ret |
USA 5 |
JPN 8 |
Jordan | 9ti | 12 | ||
2002 | Renault | AUS Ret |
MYS Ret |
BRA Ret |
SMR 9 |
ESP 10 |
AUT Ret |
MON 4 |
CAN 6 |
EUR 6 |
GBR Ret |
FRA Ret |
GER Ret |
HUN 8 |
BEL Ret |
ITA 4 |
USA 5 |
JPN Ret |
Renault | 8ti | 9 | ||
2003 | Renault | AUS 5 |
MYS 5 |
BRA 8 |
SMR 13 |
ESP Ret |
AUT 8 |
MON 6 |
CAN Ret |
EUR Ret |
FRA Ret |
GBR 6 |
GER 3 |
HUN 7 |
ITA Ret |
USA 4 |
JPN 5 |
Renault | 8ti | 33 | |||
2004 | Renault | AUS 7 |
MYS 5 |
BAH 4 |
SMR 5 |
ESP 3 |
MON 1 |
EUR 4 |
CAN Ret |
USA 4 |
FRA 4 |
GBR Ret |
GER 11 |
HUN Ret |
BEL 9 |
ITA 10 |
CHN DNP |
JPN 11 |
BRA 12 |
Toyota | 6ti | 46 | |
2005 | Toyota | AUS 9 |
MYS 2 |
BAH 2 |
SMR 5 |
ESP 3 |
MON 10 |
EUR 8 |
CAN Ret |
USA DNS |
FRA 5 |
GBR 9 |
GER 14 |
HUN 4 |
TUR 6 |
ITA 5 |
BEL Ret |
BRA 13 |
JPN Ret |
CHN 15 |
Toyota | 7ti | 43 |
2006 | Toyota | BAH 16 |
MYS 9 |
AUS Ret |
SMR Ret |
EUR 9 |
ESP 10 |
MON 17 |
GBR 11 |
CAN 6 |
USA 4 |
FRA Ret |
GER 7 |
HUN 12 |
TUR 9 |
ITA 7 |
CHN Ret |
JPN 6 |
BRA Ret |
Toyota | 12ti | 15 |
Garimet para F1
Redakto- 1997: Jarno Berens e fiton Jarno Trullin për titullin e Holandës në karting.
- 1996: I 1ri në Formula 3 Gjermane (KMS Dallara-Opel)
- 1995: I 4ti në Formula 3 Gjermane (KMS Dallara-Opel), i 1ri në Italia - Go-kart class 100 FA , 1ri në Bota - Go-kart class 125FC, fitues i Senna Memorial World Cup
- 1994: Fitues i Senna Memorial World Cup, i 1ri në North American class 100SA, i 1ri në Evropean class 100SA
- 1993: I 2ti në World Go-kart Champion class 100 SA, i 1ri në Japan Class 100 FSA
- 1992: I 2ti në World Go-kart class 125 FC
- 1991: I 1ri në World Go-kart class 100 FK
- 1990: I 1ri për çminin Hong Kong Class 100 FA
- 1988-1990: Tri herë i 1ri në Italian National 100 Class
- 1983-1995: Karting
Referime
Redakto- ^ "Trulli – Biography" [Trulli – Biografia]. Pitpass (në anglisht). Marrë më 19 korrik 2015.
- ^ Lostia, Michele (8 shtator 2005). "Trulli Defends his Race Performances" [Trulli mbron performancat e tij në gara] (në anglisht). Autosport. Marrë më 19 korrik 2015.
- ^ a b Errington, Tom (14 dhjetor 2014). "Trulli takes first points for Trulli GP" [Trulli merr pikët e para për Trulli GP]. thecheckeredflag (në anglisht). Marrë më 19 korrik 2015.
- ^ a b "Trulli Jarno – ITALY" [Trulli Jarno – Itali] (në anglisht). Museonicolis.com. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ "Grand Prix Results: German GP, 1997" [Rezultatet e Çmimit të madh: GP Gjermanisë 1997]. GrandPrix.com (në anglisht). Inside F1, Inc. Marrë më 12 janar 2016.
- ^ "Grand Prix Results: Austrian GP, 1997" [Rezultatet e Çmimit të madh: GP Austrisë 1997] (në anglisht). grandprix.com. Marrë më 24 gusht 2014.
- ^ "1999 European Grand Prix" [Çmimi i madh i Evropës 1999] (në anglisht). formula1.com. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2015. Marrë më 24 dhjetor 2015.
- ^ a b "Trulli Signs for Jordan" [Trulli firmos për Jordan] (në anglisht). atlasf1.com. Marrë më 24 dhjetor 2015.
- ^ "Benetton signs Trulli for 2002" [Benetton firmos me Trullin për vitin 2002] (në anglisht). Motorsport.com. 23 gusht 2001. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "Strong partnership for Trulli and Alonso" [Bashkpunim i fortë për Trullin dhe Alonson] (në anglisht). Motorsport.com. 22 janar 2003. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "Alonso makes history in Hungary" [Alonso bën historinë në Hungari] (në anglisht). ABC News. 24 gusht 2003. Marrë më 10 janar 2016.
- ^ "2003 German Grand Prix" [Çmimi i madh i Gjermanisë 2003]. Formula1.com (në anglisht). Formula1.com Limited. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2014. Marrë më 26 dhjetor 2015.
- ^ a b "Trulli to leave Renault" [Trulli do të largohet nga Renault] (në anglisht). ABC News. 25 korrik 2004. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "Trulli Takes Pole in Monaco" [Trulli merr pol pozitë në Monako] (në anglisht). Autosport. 22 maj 2004. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "Trulli Savours 'Amazing' First GP Win" [Trulli shijon fitoren e parë "fantastike" në një Çmim të madh] (në anglisht). Autosport. 23 maj 2004. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "2004 French Grand Prix - Race Results" [Çmimi i madh i Francës 2004 - Rezultatet e garës]. Formula1.com (në anglisht). Formula1.com Limited. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2014. Marrë më 27 dhjetor 2015.
- ^ "Fernando Alonso's domination over his team-mates" [Dominimi i Fernando Alonsos ndaj shokëve të tij të skuadrës] (në anglisht). Sport Skeeda. 15 tetor 2013. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "Trulli sacked by Renault" [Trulli shkarkohet nga Renault] (në anglisht). The Guardian. 15 shtator 2004. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "Trulli for Toyota in Japan?" [Trulli për Toyotën në Japoni?] (në anglisht). Grand Prix. 25 shtator 2004. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ ""2005 FORMULA 1™ United States Grand Prix - Qualifying"" [2005 FORMULA 1™ Çmimi i madh i Shteteve të Bashkuara - Kualifikueset"] (në anglisht). Fomula1.com. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2012. Marrë më 27 dhjetor 2015.
- ^ "Michelin teams exonerated on Indy" [Ekipet me Michelin shfajsohen në Indy] (në anglisht). BBC Sport. 22 korrik 2015. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "2005 FIA Formula One World Championship Classifications" [Klasifikimet e FIA Kampionatit Botëror të Formula Një 2005] (në anglisht). Fédération Internationale de l'Automobile. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2006. Marrë më 19 qershor 2017.
- ^ a b c d Domenjoz, Luc; etj. Formula One Yearbook 2006–2007 (në anglisht). Chronosports S.A. fq. 99. ISBN 2-84707-110-5.
- ^ Ollie Barstow (8 tetor 2006). "Toyota expected more" [Toyota priste më shumë] (në anglisht). Crash.net. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ Keith Collantine (22 tetor 2006). "Alonso triumphs in final duel with Schumacher" [Alonso triumfon në duelin e fundit me Schumacherin] (në anglisht). Racefans.net. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "Malaysian GP: Toyota race notes" [Çmimi i madh i Malajzisë: Shënimet e garës së Toyotës] (në anglisht). Motorsport.com. 7 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "Trulli enjoys the race" [Trulli shijon garën] (në anglisht). Times of Malta. 15 prill 2007. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ Keith Collantine (13 maj 2007). "Spanish Grand Prix 2007 review: Massa wins, Hamilton leads" [Shikimi i Çmimit të madh të Spanjës 2007: Massa fiton, Hamilton udhëheq] (në anglisht). Racefans.net. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "FORMULA 1™ Grand Prix de Monaco 2007 - Race" [FORMULA 1™ Çmimi i madh i Monakos 2007 - Gara] (në anglisht). Formula1.com. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2014. Marrë më 27 dhjetor 2015.
- ^ "FORMULA 1™ Grand Prix de Monaco 2007 - Qualifying" [FORMULA 1™ Çmimi i madh i Monakos 2007 - Kualifikueset] (në anglisht). Formula1.com. 26 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2014. Marrë më 27 dhjetor 2015.
- ^ "Trulli hails 'incredible' sixth place" [Trulli lartëson vendin e gjashtë 'të jashtë zakonshëm] (në anglisht). ITV Sport. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2007. Marrë më 18 qershor 2007.
- ^ Mark Glendenning (1 korrik 2007). "Kovalainen: Trulli crash a racing incident" [Kovalainen: Përplasja me Trullin një aksident garimi] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "Brazilian GP: Toyota race notes" [Çmimi i madh i Brazilit: Shënimet e garës të Toyotës] (në anglisht). Motorsport.com. 28 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ Noble, Jonathan (11 dhjetor 2007). "Kovalainen not surprised by Renault exit" [Kovalainen nuk surprizohet nga largimi nga Renault]. Autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 12 dhjetor 2007.
- ^ "Kovalainen to partner Hamilton at McLaren for 2008" [Kovalainen shok skuadre me Hamilton te McLaren për sezonin 2008] (në anglisht). Formula1.com. 14 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2007. Marrë më 29 tetor 2015.
- ^ Michele Lostia; Pablo Elizalde (13 shkurt 2008). "Trulli rules out Toyota podiums in 2008" [Trulli përjashton mundësin e podiumeve për Toyotën në sezonin 2008] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ Michele Lostia; Pablo Elizalde (13 shkurt 2008). "Toyota F1 confirms Glock for 2008" [Toyota F1 konfirmon Glock për sezonin 2008] (në anglisht). Autosport.com. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2019. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ Robert Wilkins (29 mars 2008). "Q&A - Jarno Trulli" [Pyetje&Përgjigje - Jarno Trulli.] (në anglisht). Crash.net. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "Glock lauds fantastic day but feels bad for Trulli" [Glock lëvdon ditën fantastike por ndihet keq për Trullin] (në anglisht). Crash.net. 9 qershor 2008. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "`Phenomenal` Trulli dedicates podium to Andersson" [`Fenomenale` Trulli i dedikon podiumin Anderssonit.] (në anglisht). Crash.net. 22 qershor 2008. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ Matt Beer (1 nëntor 2008). "Massa grabs Brazil pole, Hamilton fourth" [Massa arrin pol në Brazil, Hamilton i katërti]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publishing. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2010. Marrë më 14 nëntor 2008.
- ^ "McLaren's Hamilton becomes youngest ever F1 Champion" [Hamilton i McLaren bëhet kampioni më i ri i F1] (në anglisht). tsn.ca. 2 nëntor 2008. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "2008 Standings" [Renditjet e sezonit 2008] (në anglisht). tsn.ca. Marrë më 2 nëntor 2008.
- ^ "Trulli predicts massive year for Toyota" [Trulli parashikon një vit madhor për Toyotën] (në anglisht). Jamesallenonf1.com. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2012. Marrë më 9 prill 2012.
- ^ Noble, Jonathan (28 mars 2009). "Toyota duo excluded from qualifying" [Dyshja e Toyotës përjashtohet nga kualifikueset] (në anglisht). autosport.com. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2009. Marrë më 28 mars 2009.
- ^ Jonathan Noble (29 mars 2009). "Trulli penalised, Hamilton gets third" [Trulli penalizohet, Hamilton merr të tretin]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2009. Marrë më 29 mars 2009.
- ^ "Hamilton excluded from Aussie GP" [Hamilton përjashtohet nga Çmimi i madh i Australisë] (në anglisht). BBC Sport. 2 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2009. Marrë më 2 prill 2009.
- ^ "Hamilton excluded from Australian results, Trulli regains third" [Hamilton përjashtohet nga rezultatet e Australisë, Trulli rimerr të tretin] (në anglisht). formula1.com. 2 prill 2009. Marrë më 2 prill 2009.
- ^ Chris Whyatt (24 prill 2009). "Trulli on pole as Toyota dominate" [Trulli në pol pozitë, Toyota dominon] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ Andrew Benson (26 prill 2009). "Brilliant Button wins in Bahrain" [Button gjenial fiton në Bahrain] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "Results 2009 Formula 1 Grand Prix of Bahrain" [Rezultatet nga Formula 1 Çmimi i madh i Bahrainit 2009] (në anglisht). f1-fansite.com. 26 prill 2009. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ Keith Collantine (10 maj 2009). "Trulli, Sutil, Bourdais and Buemi in four-car crash at start (video)" [Trulli, Sutil, Bourdais dhe Buemi në aksidentin me katër makina në start (video)] (në anglisht). Racefans.net. Marrë më 30 prill 2019.
- ^ "FORMULA 1 GRAND PRIX DE MONACO 2009 - Race Results" [Çmimi i madh i Monakos 2009 - Rezultatet e garës]. formula1.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2014. Marrë më 28 dhjetor 2015.
- ^ "Singapore GP Race Results" [Rezultatet e garës së Çmimit të madh të Singaporit] (në anglisht). BBC Sport. 27 shtator 2009. Marrë më 27 shtator 2009.
- ^ Chris Whyatt (4 tetor 2009). "Vettel wins as Button grabs point" [Vettel fiton kurse Button merr një pikë] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 23 prill 2010.
- ^ "Qualifying – Barrichello rises to the challenge in Brazil" [Kualifikueset - Barrichello përballet me sfidën në Brazil] (në anglisht). Formula1.com. 17 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2009. Marrë më 17 tetor 2009.
- ^ "Trulli vs. Sutil: Formula One drivers argue about wreck during Brazil GP" [Trulli vs. Sutil: Pilotët e Formula Një debatojnë rreth shkatërrimit gjatë Çmimit të madh të Brazilit] (në anglisht). Autoweek.com. 28 tetor 2009. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ "Trulli fined for confrontation with Sutil" [Trulli gjobitet për ballafaqimin e tij me Sutil] (në anglisht). Times of India. 19 tetor 2009. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ "Toyota quit Formula One" [Toyota tërhiqet nga Formula Një] (në anglisht). The Telegraph. 4 nëntor 2009. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ Matt Beer (4 nëntor 2009). "Toyota pulls out of Formula 1" [Toyota tërhiqet nga Formula Një] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ "Prime Minister announces Lotus F1 Racing 2010 drivers – Lotus F1 Fan Site" [Kryeministri njofton pilotët e Lotus F1 Racing 2010] (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2009. Marrë më 14 dhjetor 2009.
- ^ "Trulli: Lotus only at ten per cent of F1 potential so far" [Trulli: Lotus vetëm një 10% të potencialit të F1] (në anglisht). Crash.net. 30 prill 2010. Marrë më 9 prill 2012.
- ^ "Trulli admits 2010 talks with Sauber" [Trulli pranon bisedimet me Sauberin në vitin 2010] (në anglisht). Motorsport.com. 18 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2019. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ "Team Lotus stand by Trulli and Kovalainen for 2011" [Team Lotus qëndron krah Trullit dhe Kovalainen për vitin 2011] (në anglisht). CNN.com. 26 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2019. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ "2011 FORMULA 1 QANTAS AUSTRALIAN GRAND PRIX - Race Results" [Çmimi i madh i Australisë 2011 - Rezultatet e garës] (në anglisht). Formula1.com. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2015. Marrë më 28 dhjetor 2015.
- ^ "2011 FORMULA 1 PETRONAS MALAYSIA GRAND PRIX - Race Results" [Çmimi i madh i Malajzisë 2011 - Rezultatet e garës] (në anglisht). Formula1.com. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2015. Marrë më 28 dhjetor 2015.
- ^ "FORMULA 1 GRAND PRIX DE MONACO 2011 - Race Results" [Çmimi i madh i Monakos 2011 - Rezultatet e garës] (në anglisht). Formula1.com. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2015. Marrë më 28 dhjetor 2015.
- ^ "Team Lotus manager Graham Watson bemoans tough race" [Menaxheri i Team Lotus Graham Watson i dëshpëruar rreth garës së vështirë] (në anglisht). BBC Sport. 11 korrik 2011. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ Andrew Benson (21 korrik 2011). "Karun Chandhok replaces Jarno Trulli for German GP" [Karun Chandhok zëvëndëson Jarno Trullin për Çmimin e madh të Gjermanisë] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 21 korrik 2011.
- ^ Steven De Groote (31 korrik 2011). "Both Team Lotus cars retire with water leaks" [Të dy makinat e Team Lotus tërhoqen pas rrjedhjes së ujit] (në anglisht). F1 Technical. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ "Trulli confirmed for Team Lotus in 2012" [Trulli konfirmohet në Team Lotus për sezonin 2012] (në anglisht). Motorsport.com. 11 shtator 2011. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ Sarah Holt (11 shtator 2011). "Jarno Trulli extends F1 Team Lotus contract" [Jarno Trulli zgjat kontratën me F1 Team Lotus] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 7 nëntor 2011.
- ^ Elizalde, Pablo (14 dhjetor 2011). "Caterham reveals Formula 1 team logo" [Caterham zbulon stemën e ekipit të Formula 1]. Autosport (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 14 dhjetor 2011.
- ^ Andrew Benson (17 shkurt 2012). "Vitaly Petrov replaces Jarno Trulli at Caterham for 2012" [Vitaly Petrov zëvëndëson Jarno Trullin te Caterham për sezonin 2012] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ "Petrov replaces Trulli at Caterham" [Petrov zëvëndëson Trullin te Caterham] (në anglisht). ESPN FC. 17 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2019. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ "Trulli 'proud' of Caterham achievement" [Trulli 'krenar' për arritjen e Caterham] (në anglisht). ESPN FC. 17 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2019. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ "Jarno Trulli blasts Italy for F1 failures" [Jarno Trulli akuzon Italinë për dështimet në F1] (në anglisht). sports.ndtv.com. 18 shkurt 2012. Marrë më 1 maj 2019.
- ^ "Trulli storms to pole in Berlin" [Trulli vërshon drejt pol pozitës në Berlin]. fiaformulae.com (në anglisht). FIA. 23 maj 2015. Marrë më 2 maj 2019.
- ^ "Convincing victory of di Grassi in Berlin" [Fitore bindëse e Di Grassit në Berlin] (në anglisht). Snap Lap. 23 maj 2015. Marrë më 2 maj 2019.
- ^ "Trulli Formula E Team announce withdrawal from championship" [Ekipi Trulli i Formula E njofton tërheqjen nga kampionati]. Formula E (në anglisht). Formula E Holdings Limited. 15 dhjetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2016. Marrë më 29 shkurt 2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Official Website
- Profile at Toyota F1 official website
- Jarno Trulli Profile and Statistics
- Jarno Trulli Fanforum Arkivuar 30 dhjetor 2006 tek Wayback Machine
- Jarno Trulli statistics