Brawn GP
Emri i plotë | Brawn GP Formula One Team |
---|---|
Vendndodhja | Brackley, Northamptonshire, Mbretëria e Bashkuar |
Themeluesi(it) | Ross Brawn |
Stafi | Ross Brawn Nick Fry Loïc Bigois Jörg Zander |
Pilotët | Jenson Button Rubens Barrichello |
Emri i mëparshëm | Honda Racing F1 Team |
Emri i rradhës | Mercedes GP Petronas Formula One Team |
Gara e parë | Çmimi i madh i Australisë 2009 |
Gara të zhvilluara | 17 |
Motorri | Mercedes |
Tituj konstruktorësh | 1 (2009) |
Tituj pilotësh | 1 (2009) |
Gara të fituara | 8 |
Podiume | 15 |
Pikë | 172 |
Pol pozita | 5 |
Xhiro të shpejta | 4 |
Gara e fundit | Çmimi i madh i Abu Dabit 2009 |
Brawn GP ishte një konstruktorë në Formula Një, e krijuar në vitin 2009 nga Ross Brawn pas blerjes manaxheriale të Honda Racing F1 Team, pasi Honda deklaroi tërheqjen nga sporti në fund të vitit 2008. Ekipi konkuroi vetëm në Kampionatin Botëror të vitit 2009, me pilotët Jenson Button dhe Rubens Barrichello.
Në debutim, në garën hapëse të sezonit në Çmimin e madh të Australisë 2009, ekipi mori pol pozitë dhe vendin e dytë në kualifikuese, kurse në garë morën dy vendet e para. Button fitoi gjashtë nga shtatë garat e para të sezonit, dhe në Çmimin e madh të Brazilit, ai siguroi titullin kampion për pilot kurse ekipi fitoi titullin kampion për konstruktorë. Barrichello fitoi dy gara dhe u rendit i treti në renditjen për pilotë. Ekipi fitoi tetë nga shtatëmbëdhjetë garat e sezonit, duke fituar titujt për pilotë dhe konstruktorë, çka e bëri ekipin e parë që arrin të fitojë 100% të kampionave të marra pjesë.
Më 16 nëntor 2009, u konfirmua se kompania që furnizonte ekipin me motorrë, Mercedes-Benz, në bashkpunim me Aabar Investments, kishte blerë 75.1% të aksioneve të Brawn GP,[1] e cila u riemërua Mercedes GP për sezonin 2010.[2]
Historia
RedaktoOrigjina
RedaktoBrawn GP e ka origjinën nga Tyrrell Racing Organisation, një ekip i krijuar nga Ken Tyrrell në vitin 1958 që mori pjesë në disa kampionate garimi. Pasi hyri në Formula Një në vitin 1968, Tyrrel fitoi titullin për konstruktorë dhe tre tituj për pilotë me Jackie Stewart në vitet 1970'. Ekipi garoi në Formula Një deri në vitin 1998, ku rezultatet në rënje bënë që Tyrrell t'a shiste ekipin te British American Tobacco.[3] BAT më pas hyri në Formula Një dhe krijoi ekipin e tij të quajtur British American Racing, kurse fabrika ndodhej në Brackley. Ekipi konkuroi për gjashtë vite, duke pasur rezultatin më të lartë në vitin 2004, duke u renditur në vendin e dytë. Rritja e kufizimeve ndaj reklamimit të tabakos solli që Honda, furnizuesi i motorrave të ekipit, të merrte të gjithë kontrollin e ekipit në fund të vitin 2005, duke garuar me emrin Honda Racing F1.[4]
Brawn GP u themelua më 6 mars 2009 kur u konfirmua se Ross Brawn, ish drejtori teknik i ekipeve Honda Racing F1 Team, Ferrari dhe Benetton, kishte blerë Hondën[5] pasi ekipi japonez kishte deklaruar tërheqjen nga sporti në dhjetor 2008. Më 17 mars 2009, FIA zyrtarisht pranoi ndryshimin e emrit nga Honda Racing F1 Team në Brawn GP. Edhe pse ekipi shihej si vazhdimi i ekipit Honda, FIA e konsideroi Brawn GP si një ekip tërësisht të ri, por Keith Hayes, zëvëndës presidenti i FIA-s, pranoi të hiqte tarifën për hyrjen si ekip i ri dhe njohjen e rrethenave të krijimit të ekipit.[6]
Kur po mendohej emri për ekipin, emri Tyrrell ishte një nga mundësitë, ashtu siç ishte edhe "Pure Racing".[7]
Pas humbjes së motorrëve Honda, Brawn deklaroi se disa furnizues motorrësh i kishin bërë ofertë, por që në fund ishin motorrët Mercedes-Benz që u zgjodhën si më të përshtatshmet për makinën.[8] Jenson Button dhe Rubens Barrichello ishin dy pilotët e zgjedhur për sezonin 2009. U raportua gjithashu se ekipi do të hynte në sezonin 2009 me brazilianin Bruno Senna si pilot rezervë, i cili do të sillte edhe sponsorët personal në ekip.[9]
Pavarësisht se Honda u mendua të ishte ekipi i parë që do të përdorte sistemin KERS në vitin 2008,[10] Brawn deklaroi në një intervistë se për shkak të rrethanave në çështjen e pronësisë, ekipi nuk e kishte kohën e mjaftueshme për të zhvilluar sistemin KERS.[11] Më 20 mars, u konfirmua se ekipi do të merrte vendin e fundit në pitlane, duke bërë që Force India të ngjitej një vend më lartë. Bernie Ecclestone deklaroi se kjo ndodhi për shkak të ndryshimit të emrit, duke thënë se "Nëse [...] do të quhej Honda. Çfarëdo të ishte nga Honda, ata [Brawn GP] do t'i kishin marrë."[12] Për këtë sezon fillimisht Brawn GP j'u dhanë numrat 20 dhe 21 pasi Force Indias j'u dhanë numrat e vjetër të Hondës 18 dhe 19. Megjithatë, kjo u ndryshua me kërkesë të Force Indias për shkak se materiali i tyre promovues ishte printuar 20 dhe 21. Brawn nuk pati kundërshtime dhe j'u dhanë numrat 22 dhe 23, duke lënë numrat 18 dhe 19 bosh.[13]
Sezoni 2009
Redakto- Artikulli kryesor: Kampionati Botëror i Formula Një 2009
Ekipi e nisi fuqishëm në praktikën e premtes në Çmimin e madh të Australisë, duke përfunduar në pesë vendet e para. Në provat zyrtare, Jenson Button arriti pol pozitë, kurse shoku i tij i skuadrës Rubens Barrichello u rendit i dyti, i ndjekur nga Sebastian Vettel me Red Bull Racing.[14] Kjo u ndoq me fitoren në garë, me Button i cili udhëhoqi në çdo xhiro dhe u rendit i pari,[15] i ndjekur nga Barrichello, duke i dhënë Brawn një rezultat 1–2 në debutim, gjë që nuk kishte ndodhur që në Çmimin e madh të Francës 1954 me Mercedes-Benz.
Button fitoi garën e shkurtër në Malajzi nga pol pozita si dhe vendosi xhiron më të shpejtë.[16] Me fitoren në Malajzi, Brawn GP u bë konstruktori më i ri pas Alfa Romeos (në sezonin 1950) që fiton dy Çmime të mëdha të para ku merr pjesë.[17]
Në Çmimin e madh të Kinës, Barrichello u kualifikua për herë të parë para Button, por në garën me shi, britaniku u rendit i treti kurse braziliani i katërti mbrapa pilotëve të Red Bull Sebastian Vettel dhe Mark Webber.[18]
Button fitoi sërisht në Çmimin e madh të Bahrainit duke u nisur nga vendi i katërt; Barrichello u rendit i pesti pasi u nis i gjashti. Button e zhvilloi shumicën e garës në ajër të pastër dhe e ruajti kryesimin pasi makinat Toyota hyn në bokse. Kjo ishte hera e parë që ata ishin të ngadaltë, kurse sasia karburanti korrigjoi kohët e kualifikueseve.[19]
Në Çmimin e madh të Spanjës, Brawn arriti rezultatin 1–2 për herë të dytë në këtë sezon; Button fitoi sërisht i ndjekur nga Barrichello, i cili parakaloi Kimi Räikkönen jashtë piste në kthesën e parë. Button kryesoi ndaj Barrichellos, Räikkönen dhe Felipe Massës për pjesën më të madhe të garës. Ishte fitorja e tretë sezonale për britanikun, i cili rriti avantazhin në renditjen për pilotë.[20]
Në garën e rradhës në Turqi, makinat Brawn e humbën pol pozitën ndaj Vettel, pasi patën vështirësi edhe në seancat e praktikës së të premtes dhe të shtunës, veçanërisht Button. Në startin e garës, Barrichello pati probleme me makinën dhe zbriti në prapavijë, kurse Button bëri një nisje të saktë, duke marrë kreun e garës ndaj Vettel në kthesën 10 të xhiros së parë. Britaniku më pas udhëhoqi pa shqetësime deri në përfundim të garës kurse Barrichello pati një garë shumë problematike me shumë incidente, duke humbur marshin e shtatë çka i solli Brawnit tërheqjen e parë në histori.[21]
Çmimi i madh i Britanisë ishte gara e shtëpisë së Brawn GP. Të dy pilotët patën vështirësi, duke pasur probleme me ngrohjen e gomave dhe me balancimin e makinës. Button arriti rezultatin më negativ në kualifikuese, duke u renditur i gjashti, kurse Barrichello u rendit i dyti. Në garë, pilotët u përmirësuan dhe patën një garë përgjithësisht të qetë, me Button i cili arriti një vend të tretë kurse Barrichello u rendit i gjashti.[22]
Pilotët patën sërisht probleme me temperaturën e gomave në Çmimin e madh të Gjermanisë, ashtu si në Bahrain.[23] Ekipi megjithatë arriti një rezultat pozitiv në provat zyrtare, duke siguruar vendin e dytë dhe të tretë në nisje.[24] Pavarësisht se fillimisht kryesoi, Barrichello nuk mori më shumë se një vend të gjashtë pasi pati probleme probleme me karburantin. Button sërisht humbi pikë pasi e kaloi shumicën e garës mbrapa finlandezit Kovalainen, por në fund ai kaloi Barrichellon dhe u rendit i pesti. Ekipi i shkëmbeu pit-stopet e pilotëve për të paksuar disavantazhin ndaj pilotëve Webber dhe Vettel që përfunduan respektivisht i pari dhe i dyti.[25]
Button arriti rezultatin më negativ të sezonit në kualifikueset e Çmimit të madh të Hungarisë, duke qënë i ngadaltë, çka i dha jo më shumë se vendin e 8të në nisje. Barrichello nuk ishte më mirë dhe u kualifikua vetëm i 13ti.[26] Arsyeja e paraqitjes negative të Barrichellos ishte një prishje e sustave të makinës, njëra prej të cilave u shkëput nga makina dhe goditi në kokë Felipe Massën e Ferrarit, duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë.[27] Ky aksident solli shqetësime edhe për Buttonin i cili ishte më i kujdesshëm në seancën e tretë për të mos pasur të njëjtin problem me brazilianin, duke i përfunduar provat zyrtare me më shumë karburant se duhej. Në garë të dy pilotët nuk ishin shumë të shpejtë, edhe pse kur temperatura shënonte 45°C, Button ishte piloti më i shpejtë në fushë. Button arriti të kalonte Trullin pas pit stopeve dhe fitoi vendin e shtatë kurse Barrichello përfundoi i dhjeti i ndjekur afër nga Nakajima and Trulli.[28]
Barrichello arriti fitoren e parë të sezonit dhe të parën pas pesë vitesh në Çmimin e madh të Evropës, duke vendosur rekordin për kohën më të gjatë për fitimin e një Çmimi të madh.[29] Ai e nisi garën i treti mbarapa dy makinave McLaren të Hamilton dhe Kovalainen. Button u nis nga vendi i pestë por në garë nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë, por gjithsesi rriti avantazhin në renditjen për pilotë, kjo edhe falë tërheqjes së Sebastian Vettel.[30]
Në Çmimin e madh të Belgjikës, Button pësoi tërheqjen e parë sezonale pasi u përplas në xhiron e parë nga Romain Grosjean.[31] Barrichello e nisi garën në vendin e katërt, por në fillimin e garës pati probleme me freksionin, megjithatë ai arriti të rikuperoj disa pozicione dhe në fund u rendit në vendin e shtatë; motorri i tij mori flakë pasi hyrjes në bokse.[32] Në garën e rradhës në Itali, të dy makinat Brawn ishin furnizuar shumë me karburant, duke arritur vetëm vendin e pestë dhe të gjashtë respektivisht me Barrichellon dhe Button.[33] Megjithatë, në startin e garës, të dy pilotët arritën të kalonin Kovalainen i cili ishte furnizuar rëndë me karburant, dhe gjatë vazhdimit, të dy pilotët ishin shumë të shpejtë, duke realizuar rezultatin e fundit një-dy për këtë sezon, me Barrichellon fitues i ndjekur nga Button.[34]
Të dy pilotët patën probleme gjatë kualifikueseve të Çmimit të madh të Singaporit. Barrichello u kualifikua vetëm në vendin e pestë kurse Button nuk u kualifikua për në seancën e tretë.[35] Pavarësisht se u kualifikua i pesti, Barrichello mori një penalitet me pesë pozicione për shkak se kishte ndryshuar kutinë e shpejtësisë para fillimit të kualifikueseve.[36] Në garë, pas 61 xhirosh, Button u rendit në vendin e pestë i ndjekur nga braziliani.[37]
Button kishte mundësi të siguronte matematikisht titullin botëror për pilotë në Çmimin e madh të Japonisë, por në kualifikuese arriti vetëm kohën e shtatë më të shpejtë kurse Barrichello të pestën. Në garë ekipi pësoi rënje, me Button u rendit i teti kurse Barrichello një pozicion më lartë.[38] Pas garës, kujdestarët e garës lajmëruan se ata po hetonin Nico Rosberg për shpejtësi mbi kufirin nën regjimin e makinës së sigurisë. Një penalitet i zakonshëm në të tilla raste do ti kishte ngjitur të dy pilotët e Brawn nga një pozicion më lartë secili, gjë që do ti kishte siguruar ekipin titullin kampion për konstruktorë, megjithatë, gjermani doli i pafajshëm dhe nuk mori asnjë penalitet.[39]
Button siguroi matematikisht titullin kampion në garën e parafundit të sezonit në Brazil, pasi vendi i pesti i arritur në garë ishte i mjaftueshëm për të triumfuar, kurse Barrichello (i cili u nis nga pol pozita)[40] u rendit në vendin e tetë, duke fituar një pikë, mjaftueshëm për ti siguruar Brawn GP titullin kampion për konstruktorë.[41][42][43] Në garën e fundit të sezonit në Abu Dabi, Button mori një podium duke u renditur i treti kurse Barrichello u rendit një pozitë më poshtë.[44] Falë suksesit në sezonin debutues, Brawn GP fitoi Çmimin Laureus World Sports për Ekipin e Vitit.[45]
Ekipi fitoi 8 nga 17 garat në të cilat mori pjesë, duke pasur një mesatare fitoresh 47.05%. Ekipi gjithashtu fitoi titujt kampion për pilotë dhe konstruktorë, duke u bërë ekipi i vetëm në histori që ka mesataren e fitoreve 100%.[46]
Shitja te Mercedes-Benz dhe trashëgimia
RedaktoMë 16 nëntor 2009, u lajmërua se Daimler AG në bashkpunim me Aabar Investments kishte blerë 75.1% të aksioneve të Brawn GP (Daimler AG: 45.1%; Aabar: 30%).[1] Raportet treguan se dyshja kishte paguar 110 milion £ për 75.1% të aksioneve.[47] Ekipi u riemërua Mercedes GP për sezonin 2010.[48] Pjesa e mbetur e aksioneve, 24.9%, qëndruan në pronësi të Ross Brawn në bashkpunim me Nick Fry. Ekipi i ri vazhdoi të përdorte bazën e Brawn GP në Brackley për aktivitetin e tyre, kurse Ross Brawn qëndroi si drejtor i përgjithshëm deri në sezonin 2013.[1]
Gjatë kohës së Brawn te Mercedes, ekipi arriti 3 pol pozita dhe 3 fitore. Që nga largimi i Ross Brawn, Formula Një riktheu motorrët me turbo.[49] Për shkak të punës së kryer nga Brawm dhe avantazheve teknike për shkak të motorrit të zhvilluar në krahasim nga rivalët e tjerë që kishin kufizime, ekipi dominoi fuqishëm tre sezonet e rradhës: ata arritën 56 nga 59 pol pozita të mundshme (duke humbur ndaj Massës në Austri 2014, Vettel në Singapor 2015 dhe Ricciardos në Monako 2016). Ata gjithashtu arritën 51 fitore në 59 gara. Për shkak se dominimi i tyre ishte i madh, të paktën një makinë ishte në podium në të gjithë garat përveç tre (të dy makinat u aksidentuan në Hungari 2015; Hamiltoni pati një problem në motorr në Singapor 2015 ku të dy Mercedesët ishin çuditërisht më të ngadaltë se Ferrari dhe Red Bull, dhe në Spanjë 2016 ku të dy makinat u përplasën në xhiron e parë).
BGP 001
RedaktoBGP 001 fillimisht u modelua me qëllimin për t'u bërë Honda RA109. Për shkak të paraqitjeve negative të Hondës në sezonin 2008, ekipi e nisi herët punën për të zhvilluar makinën e vitit 2009. Megjithatë, pas tërheqjes së Hondës, zhvillimi i makinës vazhdoi, me shpresën se ekipi do të shpëtonte.
Në fund, makina përfundoi falë ekipit të ri të sapokrijuar Brawn GP, dhe u modifikua për t'ju përshtatur motorrit Mercedes-Benz në vend të motorrit Honda. Jenson Button e prezantoi makinën për herë të parë, e cila kishte ngjyrë të bardhë, fosforeshente të verdhë dhe të zezë.[50] Makina u provua për herë të parë në Circuit de Catalunya më 9 mars 2009, duke regjistruar kohët më të shpejta.[51] Pas provave në Circuito de Jerez, Brawn GP vazhdoi të ishte më i shpejti, duke udhëhequr dy nga tre provat e zhvilluara.[52] Në një intervistë Brawn deklaroi se makina do të ishte më e shpejtë pasi ai shpjegoi se '...Makina BGP 001 është rezultat i një pune intensive 15 mujore dhe ekipi ka qënë asgjë më pak se fantastik në angazhimin e tyre për të prodhuar dy makina në kohë për garën e parë'.[53] Në garën e parë të sezonit, katër ekipe ishin ankuar rreth difuzorëve të makinave Williams FW31, Toyota TF109 dhe Brawn BGP 001, me arsyen se nuk kishin përmasat e duhura në përputhje me rregulloren sportive,[54] por pas analizimit të makinave, kujdestarët e garës dolën në përfundimin se makinat ishin të ligjshme. Ky vendim u apelua në garën e dytë të sezonit në Malajzi.[55] Megjithatë, edhe ky apel u hodh poshtë nga organi qeverisës i Formula Një.[56] Një tjetër ankues ndaj Brawn u shqaf në Malajzi; BMW Sauber u bashkua me ekipet e tjera për akuzat ndaj difuzorëve të Brawn. Megjithatë, ishte një tjetër përpjekje e kotë pasi difuzorët u konsisderuan sërisht të ligjshëm.[57][58] Ekipi bëri përmirsimin e parë të sezonit në Çmimin e madh të Spanjës, që më së shumti kishin të bënin me motorrin Mercedes.[59] Në këtë garë, ekipi arriti një rezultat një-dy.
Button përdor vetëm një shasi të modelit Brawn BGP 001 gjatë sezonit 2009, duke e bërë shasinë "BGP 001-02" një nga më të suksesshmet në historinë e Formula Një (Rubens Barrichello voziti me shasinë "BGP 001-01" deri sa u përplas gjatë një seance kualifikuese në Çmimin e madh të Singaporit. Pas kësaj, ai përdori një shasi të re të quajtur "BGP 001-03" për pjesën e mbetur të sezonit). Pas mbarimit të sezonit, Ross Brawn arriti të mbante pronësinë e shasisë BGP 001-02, që fillimisht u përdor për eksperimente dhe më pas u dërgua në Festivalin e Shpejtësisë 2016 në Goodwood të Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë, shasia BGP 001-01 u bë pronë e Jenson Button si një nga kushtet e kontratës së tij me Brawn GP, që nënvizonte se nëse do të fitonte kampionatin, makina do të bëhej pronë e tij. Megjithatë, ai arriti të zotëronte shasinë vetëm pas një beteje ligjore të gjatë me pronarët e rradhës të ekipit (Mercedes). Shasia BGP 001-03 (e përdorur nga Barrichello) u bë pronë e Mercedes pas blerjes së ekipit.[60]
Sponsorizimi
RedaktoSponsorët që ishin ende pjesë e ekipit Honda në përfundim të sezonit 2008, përfshirë Bridgestone, qëndruan si sponsor edhe në sezonin 2009.
Më 26 mars 2009, Brawn GP lajmëroi një bashkpunim me fabrikën britanike të veshjeve Henri Lloyd. Henri Lloyd, e cila u bë "Furnizuesi zyrtar i veshjeve dhe këpucëve" i Brawn GP sipas marrëveshjes, pranoi të furnizonte ekipin me veshje dhe këpucë, kurse stema e kompanisë u vendos edhe te shasitë e makinave.[61][62] Dy ditë më pas, Sir Richard Branson lajmëroi se Virgin do të ishte një nga sponsorët më të rëndësishëm të ekipit.[63] Më 17 prill, Brawn njoftoi arritjen e një marrëveshje me MIG Investments, stema e së cilës do të ishte pjesë e makinës.[64] Një tjetër marrëveshje u konfirmua dy ditë më pas me Ray-Ban, një fabrikë prodhimi i syzeve të djellit, e cila do të sponsorizonte ekipin, kurse stema e saj do të ishte pjesë e kaskave të pilotëve.[65] Në Çmimin e madh të Bahrainit, makinat kishin stemën Virgin Galactic në vend të stemës Virgin.[66] Ekipi rifirmosi me Endless Advance[67] dhe NCE Corporation,[68] e cila u pasua një marrëveshje furnizimi me kompaninë e rripave të sigurimit Willans; kjo marrëveshje u firmos para fillimit të Çmimit të madh të Spanjës.[69]
Sony Pictures u bashkua ekipit si sponspor vetëm për Çmimin e madh të Spanjës, duke bërë që figura reklamuese e filmit Terminator Salvation të vendosej te makinat.[70] Në Çmimin e madh të Monakos, bashkë-themeluesi i Google, Larry Page, u raportua se ishte në bisedime me Brawn GP për t'u bërë sponsor i ekipit britanik për vitin 2010. Edhe pse ishte i ftuar i McLaren-Mercedes, Page besohej se dëshironte që emri Google të shfaqej në një ekip fitues.[71] Ekipi siguroi një tjetër sponsorizim për një garë me Wuppertal. Para fillimit të Çmimit të madh të Britanisë, ekipi arriti një marrëveshje sponsorizimi me Graham-London, stema e së cilës do të shfaqej në pasqyrat e BGP 001 (makina e Button).[72] Po në atë garë, stema e Monster Energy u bë pjesë e kaskave të pilotëve dhe vazhdoi të ishte pjesë deri në përfundim të sezonit.[73]
Richard Branson, pronari i Virgin Group, deklaroi se me shumë mundësi bashkpunimi me Brawn GP nuk do të vazhdonte për vitin e ardhshëm, duke nënvizuar shpenzimet si një pengesë.[74] Për Çmimin e madh të Evropës, Brawn garoi me stemën e Virgin Active. Në Çmimin e madh të Italisë, BGP 001 garoi me stemën e kompanisë italiane të zinxhirëve Raccagni.[75] Në Çmimin e madh të Singaporit, Brawn arriti një marrëveshje me Canon si dhe ndryshoi sërisht stemën e Virgin, duke mbajtur atë të Virgin Media.[76] Për Çmimin e madh të Japonisë, ekipi siguroi një marrëveshje vetëm për një garë me Angfa Co. Ltd, bërësin e shampos mjeksore Scalp-D, e cila ishte shumë e njohur në Japoni që nga dalja në treg për herë të parë në vitin 2005. Gjithashtu, në garë ekipi ndryshoi sërisht stemën e Virgin, duke garuar këtë herë me stemën e Virgin Atlantic.[77]
Në Çmimin e madh të Brazilit ekipi siguroi titujt kampion për pilotë dhe konstruktorë, Brawn GP pati marrëveshje me Banco do Brasil dhe Petrópolis brewery për të shfaqur ngjyrat e tyre si dhe për të reklamuar kompaninë e birrës Itaipava dhe pijen energjitike TNT në të dyja makinat.[78] Ekipi gjithashtu pati një marrëveshje të shkurtër me kompaninë spanjolle të siguracioneve Mapfre.[79] Në këtë garë, ekipi riktheu stemën Virgin Galactic.
Në Çmimin e madh të Abu Dabit e cila ishte e fundit për sezonin 2009, Brawn GP firmosi një marrëveshje me Qatar Telecom,[80] si dhe garoi sërisht me stemën Virgin Galactic.
Rezultatet në Formula Një
Redakto(Rezultatet me të trasha tregon pol pozitën) (Rezultatet me të pjerrta tregon xhiron më të shpejtë)
Viti | Shasia | Motorri | Gomat | Pilotët | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | Pikët | Rend. |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2009 | BGP 001 | Mercedes FO 108W 2.4 V8 | B | AUS | MAL | KIN | BHR | SPA | MON | TUR | GBR | GER | HUN | EUR | BEL | ITA | SIN | JPN | BRA | ABU | 172 | 1ri | |
Jenson Button | 1 | 1‡ | 3 | 1 | 1 | 1 | 1 | 6 | 5 | 7 | 7 | Tër | 2 | 5 | 8 | 5 | 3 | ||||||
Rubens Barrichello | 2 | 5‡ | 4 | 5 | 2 | 2 | Tër | 3 | 6 | 10 | 1 | 7 | 1 | 6 | 7 | 8 | 4 |
‡ Vetëm gjysma e pikëve u shpërndanë pasi më pak se 75% e garës u krye.
Referime
Redakto- ^ a b c Benson, Andrew (16 nëntor 2009). "Mercedes take ownership of Brawn" [Mercedes merr pronësinë e Brawn] (në anglisht). news.bbc.co.uk. Marrë më 2 janar 2010.
- ^ "Brawn set to go around the Benz" [Brawn gati të shkojë rreth Benzit] (në anglisht). AUSmotive.com. 16 nëntor 2009.
- ^ "On This Day In F1 - The Tyrrell Team Was Sold To BAR" [Në këtë ditë në F1 - Ekipi Tyrrell u shit te BAR] (në anglisht). wtf1.com. 2 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2019. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "Honda Racing Heritage" [Origjina e Honda Racing] (në anglisht). Honda. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2020. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "Honda team to return as Brawn GP" [Ekipi Honda do të rikthehet si Brawn Gp] (në anglisht). BBC Sport. 6 mars 2009. Marrë më 6 mars 2009.
- ^ "Honda officially becomes Brawn GP" [Honda zyrtarisht bëhet Brawn GP] (në anglisht). autosport.com. 17 mars 2009. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ Baldwin, Alex (21 tetor 2009). "Brawn is a Formula One Phenomenon" [Brawn është një fenomen i Formula Një] (në anglisht). Reuters. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2017. Marrë më 21 shtator 2017.
- ^ "Ross Brawn buys Honda Racing F1 Team" [Ross Brawn blen Honda Racing F1 Team] (në anglisht). AUSmotive.com. 6 mars 2009. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "Senna signs for Honda?" [Senna firmos për Hondën?]. GrandPrix.com (në anglisht). Inside F1. 12 shkurt 2009. Marrë më 21 mars 2014.
- ^ "Honda first to run KERS in car" [Honda ekipi i parë që do të përdorir sistemin KERS në makinë] (në anglisht). Autosport. 11 maj 2008. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "Q & A with Ross Brawn" [Pyetje & Përgjigje me Ross Brawn] (në anglisht). autosport.com. 10 mars 2009. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "Brawn GP gets final pitlane slot" [Brawn GP merr vendin e fundit në pitlane] (në anglisht). autosport.com. 20 mars 2009. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "FIA revises final 2009 entry list" [FIA rishikon listën finale të hyrjeve për sezonin 2009] (në anglisht). autosport.com. 26 mars 2009. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ "Jenson Button claims pole as Lewis Hamilton suffers day to forget" [Jenson Button arrin pol pozitë, Lewis Hamilton vuan në një ditë për t'u harruar] (në anglisht). The Guardian. 28 mars 2009. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ Chris Whyatt (29 mars 2009). "Button seals dream Australia win" [Button vulos fitoren e ëndërrave në Australi] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ Darjan Petrić (5 prill 2017). "Jenson Button fifth career pole in Malaysia 2009" [Pol pozita e pestë në karrierë për Jenson Button në Malajzi 2009] (në anglisht). MAX F1. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ Whyatt, Chris (5 prill 2009). "Classy Button wins abandoned race" [Button me klas fiton garën e braktisur]. BBC Sport (në anglisht). BBC. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2009. Marrë më 5 prill 2009.
- ^ Mauro Galluzzo (19 prill 2009). "Vettel seals first Red Bull win in Chinese Grand Prix" [Vettel vulos fitoren e parë me Red Bull në Çmimin e madh të Kinës] (në anglisht). Express. Marrë më 8 maj 2019.
- ^ Andrew Benson (26 prill 2009). "Brilliant Button wins at Bahrain" [Button gjenial fiton në Bahrain] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 28 prill 2009.
- ^ "Ferrari powerless to stop Brawn" [Ferrari i pafuqishëm për të ndalur Brawn] (në anglisht). formula1.com. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2009. Marrë më 4 korrik 2009.
- ^ "Button halts Red Bull charge" [Button ndal vrullin e Red Bull] (në anglisht). formula1.com. Marrë më 4 korrik 2009.
- ^ "Vettel charges to dominant win" [Vettel vërshon drejt fitores dominuese] (në anglisht). formula1.com. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2014. Marrë më 4 korrik 2009.
- ^ "Murray Walker answers questions" [Murray Walker i përgjigjet pyetjeve] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 9 maj 2019.
- ^ "Allen's star of qualifying" [Ylli i kualfiikueseve të Allen] (në anglisht). itv-f1.com. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2009. Marrë më 9 maj 2019.
- ^ "Where everyone finished when Webber won at last" [Ku përfunduan të gjithë kur Webber fitoi më në fund] (në anglisht). itv-f1.com. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2009. Marrë më 9 maj 2019.
- ^ "Formula 1 ING Magyar Nagydíj 2009 qualifying results" [Rezultatet e kualfikueseve të Formula 1 ING Magyar Nagydíj 2009]. formula1.com (në anglisht). Formula One Association. 25 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2009. Marrë më 27 korrik 2009.
- ^ Maurice Hamilton (25 korrik 2009). "Felipe Massa suffers skull fracture in freak accident during qualifying" [Felipe Massa pëson frakturë në kafkë pas një aksidenti gjatë kualifikueseve] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 10 maj 2019.
- ^ "Hamilton takes first win of 2009" [Hamilton merr fitoren e parë të vitit 2009] (në anglisht). itv-f1.com. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2009. Marrë më 10 maj 2019.
- ^ "Barrichello wins first race at Brawn" [Barrichello fiton garën e parë te Brawn] (në anglisht). ESPN FC. 23 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2019. Marrë më 10 maj 2019.
- ^ "European GP Results" [Rezultatet e Çmimit të madh të Evropës] (në anglisht). BBC Sport. 23 gusht 2009. Marrë më 23 gusht 2009.
- ^ "Button and Hamilton opening lap retirements in Spa" [Tërheqjet në xhiron hapëse të Spa të Button dhe Hamilton] (në anglisht). Crash.net. 30 gusht 2009. Marrë më 11 maj 2019.
- ^ "Kimi Raikkonen wins in Belgium after Jenson Button crashes out" [Kimi Raikkonen fiton në Belgjikë pasi Jenson Button përplaset] (në anglisht). The Guardian. 30 gusht 2009. Marrë më 11 maj 2019.
- ^ "Italian GP Qualifying Results" [Rezultatet e kualifikueseve të Çmimit të madh të Italisë]. formula1.com (në anglisht). Formula One Association. 12 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2009. Marrë më 12 shtator 2009.
- ^ Keith Collantine (13 shtator 2009). "Barrichello leads one-two as Brawn are back on top" [Barrichello udhëheq një-dy, Brawn rikthehet në krye] (në anglisht). Racefans.net. Marrë më 11 maj 2019.
- ^ "Singapore GP Grid" [Nisja e Çmimit të madh të Singaporit] (në anglisht). BBC Sport. 27 shtator 2009. Marrë më 27 shtator 2009.
- ^ Jonathan Noble (26 shtator 2009). "Barrichello gets gearbox-change penalty" [Barrichello merr penalitet për ndryshimin e kutisë së shpejtësisë] (në anglisht). Autosport.com. Marrë më 11 maj 2019.
- ^ "Singapore GP Race Results" [Rezultatet e garës së Çmimit të madh të Singaporit] (në anglisht). BBC Sport. 27 shtator 2009. Marrë më 27 shtator 2009.
- ^ "2009 Japanese GP Race Results" [Rezultatet e garës së Çmimit të madh të Japonisë 2009]. formula1.com (në anglisht). Formula One Association. 4 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2009. Marrë më 4 tetor 2009.
- ^ "No action taken on Rosberg incident" [Asnjë veprim nuk do ndërmeret rreth incidentit të Rosberg] (në anglisht). Autosport. 4 tetor 2009. Marrë më 25 prill 2013.
- ^ Keith Collantine (17 tetor 2009). "Barrichello on pole at home as Button slumps to 14th" [Barrichello në pol pozitë në shtëpi, Button rrëshket në vendin e 14të] (në anglisht). Racefans.net. Marrë më 11 maj 2019.
- ^ "Button wins world championship in Brazil - results" [Button fiton kampionatin botëror në Brazil - rezultatet] (në anglisht). Motor1.com. 18 tetor 2009. Marrë më 11 maj 2019.
- ^ Gemma Briggs (18 tetor 2009). "Jenson Button wins Formula One title after dramatic Brazilian grand prix" [Jenson Button fiton titullin e Formula Një pas një Çmimi të madh Brazilian dramatik] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 11 maj 2019.
- ^ "Brawn win title in debut F1 year" [Brawn fiton titullin në vitin debutues në F1] (në anglisht). BBC Sport. 18 tetor 2009. Marrë më 11 maj 2019.
- ^ "2009 Abu Dhabi GP Race Results" [Rezultatet e garës të Çmimit të madh të Abu Dabit 2009]. formula1.com (në anglisht). Formula One Association. 1 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2009. Marrë më 1 nëntor 2009.
- ^ "Button, Brawn win Laureus awards" [Button, Brawn fiton çmimet Laureus]. autosport.com (në anglisht). Haymarket Publications. 11 mars 2010. Marrë më 11 mars 2010.
- ^ "F1 Rewind : Brawn GP rises from the ashes to win" [F1 Rewind: Brawn GP ngrihet nga hiri për të fituar] (në anglisht). Sportskeeda.com. Marrë më 11 maj 2019.
- ^ "Mercedes rule out increasing offer to Jenson Button after Brawn GP buy out" [Mercedes përjashton ofertën në rritje te Jenson Button pas blerjes së Brawn GP]. Daily Telegraph (në anglisht). Londër. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2009.
- ^ "Mercedes takes over Brawn F1 team" [Mercedes blen ekipin Brawn F1] (në anglisht). BBC News. 16 nëntor 2009. Marrë më 16 nëntor 2009.
- ^ "Starton Formula 1, viti i revolucionit". Panorama Sport. 14 mars 2014. Marrë më 19 prill 2019.
- ^ "Brawn targets 'respectable' performance" [Brawn sinjestron performanca 'të respektueshme'] (në anglisht). Autosport.com. 6 mars 2009. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ "Barrichello keeps Brawn on top!" [Barrichello mban Brawn në krye!] (në anglisht). f1-live.com. 12 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2009. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ "Jenson back on top" [Jenson kthehet në krye] (PDF) (në anglisht). Brawn GP. 18 mars 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 mars 2009. Marrë më 18 mars 2009.
- ^ "Brawn says more speed to come" [Brawn thotë se më shumë shpejtësi do të vijë] (në anglisht). ITV-F1.com. 21 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2009. Marrë më 21 mars 2009.
- ^ "Official Complaint against Diffusers" [Ankesë zyrtare kundër difuzorëve] (në anglisht). itv-f1.com. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2009. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ "BBC SPORT - Motorsport - Formula 1 - Date set for F1 diffuser appeal" [Vendoset data për apelimin e difuzorëve në F1] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 23 janar 2017.
- ^ "F1 appeal rules in Brawn's favour" [Apeli i F1 në favor të Brawn] (në anglisht). BBC Sport. 15 prill 2009. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ "BMW join appeal" [BWM i bashkohet apelit] (në anglisht). ITV-F1.com. 4 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2009. Marrë më 4 prill 2009.
- ^ "FIA deem diffusers legal" [FIA i quan difuzorët e ligjshëm] (në anglisht). BBC Sport. 15 prill 2009. Marrë më 15 prill 2009.
- ^ "Autosport Technical analysis: Spanish GP" [Anazilat teknike të Autosport: Çmimi i madh i Spanjës] (në anglisht). Autosport. 18 maj 2009. Marrë më 17 nëntor 2009.
- ^ "Formula 1 race ace Jenson Button sued Mercedes over £1m car 'gift'" [Asi i garave të Formula Një Jenson Button padit Mercedesin rreth 'dhuratës' së makinës 1 milion £] (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 23 janar 2017.
- ^ "Founder of 'Henri Lloyd' clothing brand dies" [Themeluesi i kompanisë së veshjeve 'Henry Lloyd' vdes]. thenews.pl te Polskie Radio (në anglisht). 28 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013. Marrë më 13 janar 2013.
- ^ "Brawn GP announces new partnership with Henri Lloyd" [Brawn GP lajmëron partneritetin e ri me Henri Lloyd] (PDF) (në anglisht). Brawn GP. 26 mars 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 prill 2009. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ "Virgin announce deal with Brawn" [Virgin njofton marrëveshjen me Brawn] (në anglisht). ITV-F1.com. 23 mars 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2009. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ Ovidiu Panzariu (17 prill 2009). "Brawn GP Signs Sponsorship Deal with MIG" [Brawn GP firmos marrëveshje sponsorizimi me MIG] (në anglisht). Autoevolution.com. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ "Ray-Ban joins Brawn GP sponsors" [Ray-Ban i bashkohet sponsorve të Brawn GP] (në anglisht). Sport Industry Group. 20 prill 2009. Marrë më 12 maj 2019.[lidhje e vdekur]
- ^ "Why Virgin is getting into bed with Brawn" [Pse Virgin po hyn në krevat me Brawn] (në anglisht). Moorsport.com. 26 mars 2009. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ "Brawn GP and Endless Advance continue partnership" [Brawn GP dhe Endless Advance vazhdojnë bashkpunimin] (në anglisht). Motorsport.com. 19 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2019. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ "Brawn GP continue partnership with NCE" [Brawn GP vazhdon partneritetin me NCE] (në anglisht). f1network.com. 24 prill 2009. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ "Brawn GP forms new partnership with Willans" [Brawn GP firmos partneritet të ri me Willians] (në anglisht). Motorsport.com. 19 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2019. Marrë më 12 maj 2019.
- ^ "Brawn the Terminator" [Brawn terminatori] (në anglisht). Grandprix.com. 8 maj 2009. Marrë më 13 maj 2019.
- ^ "Brawn GP May Secure Google Sponsorship" [Brawn GP mund të sigurojë sponsorizimin e Google] (në anglisht). AutoEvolution. 28 maj 2009. Marrë më 27 qershor 2009.
- ^ "Brawn GP partners with Graham-London" [Brawn GP partner me Graham-London] (në anglisht). Motorsport.com. 2 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2019. Marrë më 13 maj 2019.
- ^ Phil Huff (15 tetor 2009). "Beer and energy drinks for Brawn GP" [Birrë dhe pije energjike për Brawn GP] (në anglisht). TotalMercedesGP.com. Marrë më 13 maj 2019.
- ^ "Virgin set to end Brawn link-up" [Virgin gati të ndërpresë lidhjen me Brawn]. BBC Sport (në anglisht). BBC. 21 qershor 2009. Marrë më 13 maj 2019.
- ^ "C'era una volta un team: Brawn GP" [Na ishte njëherë një ekip: Brawn GP] (në italisht). F1 Dimension. 16 mars 2017. Marrë më 13 maj 2019.
- ^ Ollie Barstow (18 shtator 2009). "Brawn gets Canon backing for Singapore" [Brawn merr mbështetjen e Canon për Singaporin] (në anglisht). Crash.net. Marrë më 13 maj 2019.
- ^ "Virgin Wins Big with Brawn Gp" [Virgin fiton shumë me Brawn GP] (në anglisht). Airline world. 29 mars 2009. Marrë më 20 maj 2020.
- ^ "Equipe de Barrichello terá patrocinador brasileiro no GP do Brasil, em Interlagos" (në portugalisht). Globoesporte.com. 8 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2013. Marrë më 13 maj 2019.
- ^ "Official site of the Brawn GP Formula One Team" [Uebfaqja zyrtare e ekipit të Formula Një Brawn GP] (në anglisht). Brawn GP. 16 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2009. Marrë më 25 tetor 2009.
- ^ "Brawn GP sign one-race sponsor" [Brawn GP firmosi me një sponsor për një garë] (në anglisht). GPUpdate.net. 28 tetor 2009. Marrë më 13 maj 2019.
Lidhje të jashtme
Redakto- Profili i Brawn GP te Motor Sport