Acidi folik

komponim kimik
(Përcjellë nga Acidi Folik)
This is the stable version, checked on 16 dhjetor 2024. Template changes await review.
Acidi folik

Acidi folik dhe rëndësia e tij

Redakto

Acidi folik i njohur si vitamin B9 në ShBA dhe Gjermani, në botë si vitamin B11 ose si Pteroylglutamat është zbuluar në vitin 1941. Vitamina B11 është e treteshme në ujë dhe e ndjeshme ndaj dritës dhe nxehtësisë, i takon grupit te Kompleksit-B të vitaminave.

Sipas studimeve mjekësore që janë bërë në ShBA gjatë vitit 2004, acidi folik ndikon pozitivisht në parandalimin e tensionit të lartë. Rëndësia e tij është e shumëfishtë. Shkaku qëndron tek aftësitë e mëdha të këtij acidi të parandalojë hipertensionin arterial i cili manifestohet me çrregullime të mëdha në sistemin kardiovaskular. Është konstatuar se sasia e mjaftueshme ditore është rreth 400 µg (mikrogram). Përdorimi racional i këtij acidi ndihmon në stabilizimin e tensionit të gjakut, tek femrat ndihmon gjatë lindjeve që kanë çrregullime në zhvillimin e fetusit.

Ku gjendet acidi folik ?

Redakto

Acidi folik gjendet me sasi të mjaftueshme në mëlçi, perime të gjelbërta, pemë, spinaq, brokoli, patate, domate, mish, peshk, në bukën e zezë, etj.

Si mund te parandalohet hipertensioni arterial ?

Redakto

Mungesa e acidit folik, vitaminës B12 ose vitaminës B6 mundet ta rrisë nivelin e homocisteines, një aminoacid i cili është prezent në gjak. Rritja e nivelit të homocisteines ndikon negativ në arteriet koronare sepse në një periudhë të gjatë kohore vështirëson qarkullimin e gjakut dhe në disa raste mund të kalojë edhe në infarkt në zemër. Mjekimi përmes acidit folik është adekuat dhe jo shumë i shtrenjtë por zgjat shumë. Prandaj krahas acidit folik përdoren edhe terapi tjera.

Vetitë biokimike të acidit folik

Redakto

Është acid karboksilik i cili fitohet prej tretësirës ujore të vitaminës B dhe ka gjashtë stereoizomere natyrale. Merr pjesë gjatë formimit të acideve nukleike ADN dhe ARN si edhe gjatë ndërtimit të mureve të qelizave.