Agon Channel ishte një kanal gjeneralist me një staf italo-shqiptar i themeluar në 5 prill 2013 nga Francesco Becchetti, një biznesmen italian. Me studio qendrore në Tiranë, sinjali i Agon Channel transmetohej në Shqipëri dhe Itali. Prodhimet e Agon Channel dhe formatet e marra nga shtetet e tjera rezultojnë të suksesshme dhe kanë arritur një audiencë të konsiderueshme në shtetin shqiptar. Transmetimi i parë i Agon Channel nisi në 5 prill 2013 në platformën televizive Tring. Agon Channel transmeton edhe në rrjetin Analog në 32UHF (kanali numër 8 sipas një kërkimi automatik), brenda këtij viti do të jetë në transmetim në rrjetin dixhital tokësor edhe me një kanal në Itali dhe me Agon Europe.

Agon Channel
ShtetiShqipëria Shqipëria
Italia Italia
RrjetiTring Digital, Analog 32UHF, ALBtv (IPTV)
SelitëTiranë, Shqipëri
Programimi
Gjuha/ëtShqip, Italisht
Përmasa e figurës576i (SDTV 16:9)
1080i (HDTV 16:9)
Pronësia
PronariFrancesco Becchetti
Kanalet simotraAgon Channel Italia
Historia
Nisur5 prill 2013
Mbyllur10 qershor 2015 (verzioni shqiptar)
nëntor 2015 (verzioni italian)
Lidhjet
Faqja zyrtareAgon Channel
Agon Channel Italia
Disponueshmëria
Tokësore
Shqipëri32UHF Analog
LCN8 Digital
ItaliDigital LCN33

Prej datës 27 korrik 2015, administratori i ketij kanali Becchetti akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën si edhe për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e paligjshëm të parave.[1]

Programacioni Redakto

Programi Kategoria Moderator Orari i transmetimit
FreePass Reality Bledi Strakosha, Qetsor Ferunaj, Armela -Sezoni i kaluar-
Star System Showbiz Bledi Strakosha -Sezoni i kaluar-
Të Parët Morning Show Artion Vreto, Qetësor Ferunaj E hënë - E premte 07:30
Kontrata Politikë Sonila Meço (Barbara D'Urso) E mërkurë 21:00
Rrethuar Intervistë Sonila Meço, Mimoza Picari, Menada Zaimi E shtunë 20:30
Antilope Investigim Artion Vreto, Qetësor Freunaj, Eva Murati E martë 21:30
Watching Politikë Menada Zaimi E martë-E enjte 21:00
A Krasta Show Talk-Show Adi Krasta E enjte 21:30
Hit Play Argëtim Anjeza Maja E premte 22:40
Ça thu? Investigim Saimir Kodra, Gentian Zenelaj E hënë - E premte 20:30
Veni Vidi Vinci Talk-Show Alessio Vinci E hënë 21:00
Duartrokitje Talk-Show Adi Krasta dhe Kledi Kadiu E shtunë 21:00
Dita e shtatë Weekend Show Anjeza Maja, Xhesika Berberi, Artion Vreto, Sonila Meço, Gentian Zenelaj, Saimir Kodra, Giancarlo Padovan E diel 14:30

Referime Redakto

  1. ^ "Prokuroria zbardh akuzat ndaj Becchettit. Krijim të skemave mashtruese dhe pastrim parash". Gazeta Tema. 2015-07-27. Arkivuar nga origjinali më 2015-07-28. Marrë më 2023-06-09.