Adi Krasta
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull është vjetëruar. |
Adrian "Adi" Krasta (lindur më 12 prill 1972, Tiranë) është gazetar dhe drejtues televiziv i njohur shqiptar. Nga 14 janar 2023 deri më 28 tetor 2024, Krasta ishte zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës.[1][2]
Jeta e hershme
RedaktoAdrian Krasta ka lindur në 12 prill 1972 në Tiranë.[nevojitet citimi] Gjyshi i të atit dhe i ati i tij Shaqir Krasta kanë qënë mjek, ndërsa gjyshi i tij dhe vetë Krasta janë diplomuar si inxhinierë. Në vitin 1995 Krasta kryen studime pasuniveritare në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Fredonia. Udhëheqësi i punës studimore ishte Ted Schwalbe.[nevojitet citimi]
Karriera
RedaktoAdi Krasta ka filluar punë në Radio Tirana, menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Shkencat e Natyrës, në vitin 1990. Ai është caktuar në Redaksinë e Kulturës të Radio Tiranës dhe ka realizuar programin "Jeta, kultura, arti". Nuk është shkëputur asnjëherë nga radio që nga viti 1987.[nevojitet citimi]
Transmetimi i parë televiziv është "Letërsia dhe reflekset e saj në art" në të cilin ai e ka bashkëdrejtuar me Mira Bedallin. Me Rovena Dilon ka drejtuar programin televiziv "Mbrëmje Kulturore" në vitin 1991. Në vitin 1992 ka realizuar dhe drejtuar programin-revistë "Spektër". Në vitin 1993, 1994 dhe 1995 ka drejtuar trilogjinë "12 javë" me regji të Vera Grabockës.[nevojitet citimi]
Adi Krasta ka qënë drejtor i Radio Koha në 1997 dhe drejtor i përgjithshëm i stacionit Telesport në 2002. Ai ka dhënë lëndën e Marrëdhënieve Publike, për të cilën është specializuar që nga viti 1996.[nevojitet citimi]
Adi Krasta është prezantuesi i pesë edicioneve të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Nga 1999 deri në 2002 ai ka punuar si gazetar prodhues në Seksionin Shqiptar të Shërbimit Botëror të BBC, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Me kthimin në Shqipëri Krasta ideoi dhe realizoi së bashku me Pali Kuken ciklin televiziv të zbulimit të talenteve në fushën e këngës, "Ethet e së Premtes Mbrëma".[nevojitet citimi]
Pas mbylljes së televizionit Agon Channel, Krasta perseri rikthehet edhe njëherë në Top Channel si drejtuës i emisionit "E Diell" për hera ë dytë, më bashkëpunim që përfundon në 18 qershor të 2017. Pas një periudhe prej një viti e gjysmë pa u shfaqur në ekran, Adi Krasta starton me emisionin "A Show", çdo të hënë, ora 21:00, në News 24. Në gusht 2019 u raportua që Adi Krasta nuk do vazhdojë të drejtojë emisionin "A Show" në kanalin News 24 duke gjeneruar dhe debat publik rreth arsyeve që bashkëpunimi me kanalin u ndërpre.[3]
Jeta personale
RedaktoKrasta është i martuar me gruan e tij Brikena, dhe ka dy fëmijë.[4] Ai në vitin 2022 ka marrë nënshtetësinë kosovare.[5]
Referime
Redakto- ^ Berisha, Arjana (28 tetor 2024). "Adi Krasta jep dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit të RTK-së, anulohet konkursi për drejtor të përgjithshëm". Kallxo. Marrë më 30 tetor 2024.
- ^ "Jep dorëheqje zv/Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta". RTSH Lajme. Radio Televizioni Shqiptar. 28 tetor 2024. Marrë më 30 tetor 2024.
- ^ Hoxha, E. (27 gusht 2019). "E papritur! Adi Krasta largohet nga "News 24", reagon Enkel Demi: "E ka merituar!"". IconStyle. Marrë më 30 tetor 2024.
- ^ "Adi Krasta, gjithmonë i pari". Telegrafi.com. 11 mars 2019. Marrë më 30 tetor 2024.
- ^ "Adi Krasta merr nënshtetësinë kosovare". ABC News Albania. 28 nëntor 2022. Marrë më 30 tetor 2024.