Ahengu
(Përcjellë nga Ahengu qytetar shkodran)
Ahengu (shumës ahengje, tosk. ahengjëra) organizim me këngë popullore që këndohen dhe përcjellen me instrumente muzikore si sazja, klarineta, violina, kavalli; në raste dëfrimesh. Ahengu organizohet me perde (shkallë) muzikore specifike që janë gjithsej dymbëdhjetë. Sipas Vasil Toles me këtë emërtim njihej kryesisht në Gegëri, ndër shqiptarët e Maqedonisë njihet si zefk dhe xhymbysh, ndërsa në Toskëri dhe Çamëri xhumush. Në kolonitë shqiptare të Ukrainës me emërtimin gulaj.[1]
Prejardhjen fjala e ka nga persishtja ahénk[1] përmes turqishtes dhe në zanafillën e vet do të thotë "ton, harmoni, akord, dyzen; mekam, muzikë" të papërkueshme me kuptimin që ka marrë në gjuhën shqipe.[2]
Referime
Redakto- ^ a b Tole, Vasil (2001). Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare. Tiranë: Ilar. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2009. Marrë më 1 dhjetor 2018.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ Dizdari, Tahir (2005). "Aheng-u" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 8.
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |