Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut (maqedonisht: Македонска Академија на Науките и Уметностите, МАНУ) është institiucioni akademik më eminent në Republikën e Maqedonisë.
Formuar më | 22 shkurt 1967[1] |
---|---|
Themelues | Kuvendi i Maqedonisë së Veriut |
Qëllimi | Monitorimi dhe stimulimi i shkencës dhe artit[2] |
Selia | Shkup, Maqedonia e Veriut |
Koordinatat | 41°59′47″N 21°26′30″E / 41.99639°N 21.44167°E |
Gjuha zyrtare | Maqedonisht |
President | Taki Fiti[3] |
Vice-President | Luan Starova Vlado Matevski |
Secretar Gjeneral | Leonid Grčev |
Përkatësitë | CEN, SEEA |
Faqja në internet | www |
Historia
RedaktoAcademia e Shkencave dhe e Arteve u themelua nga Asambleja Maqedonase më 22 shkurt 1967 si institucioni më i lartë shkencor, arsimor dhe artistik në vend me qëllim të monitorimit dhe stimulimit të shkencës dhe artit. Objektivat e Akademisë janë: të studiojnë trashëgimin kulturore dhe burimet natyrore, të asistojnë në planifikimin e politikës kombëtare në lidhje me shkencën dhe artin, për të stimuluar, koordinuar, organizuar dhe udhëhequr shkencën dhe hulumtimet arsimore dhe për të promovuar arritjet artistike. Akademia lehtëson përpjekjet dijetare, shkencore dhe artistike në pjesën e anëtarëve të vet, inkurajon përdorimin e metodologjisë më bashkëkohore dhe informacionin shkencor me rezultatet e fundit hulumtuese. Ajo po ashtu punon në zhvillimin ndërkombëtar në fushat e shkëncës dhe të artit.
Si institucion i pavarur artistik dhe shkencor, Akademia arrin objektivat nga projektet bazike, hulumtimet zhvilluese dhe të aplikuara, projektet gjithëpërfshirëse dhe ndër-disiplinore, duke organizauar konferenca shkencore dhe simpoziume, duke publikuar rezultate të hulumtimeve të njëjta dhe të ndryshme dhe duke organizuar evente në fushat e artit. Akademia bashkëpunon me universitetet, institucionet e tjera shkencore, arsimore dhe kulturore, shoqëritë shkencore dhe artistike dhe organizimet e tjera të krahasueshme në Republikën e Maqedonisë. Ajo po ashtu koorporon e akademitë e tjera të shkencës dhe të artit, dhe me institucionet e tjera shkencore, arsimore dhe artistike jashtë vendit.
Akademia sot
RedaktoTrupa superme e Akademisë është Asambleja më anëtarët e saj. Asambleja është në krye të kalimit të rregullave ligjore në lidhje me organizimin dhe aktivitetet gjenerale të akademisë si statuti, plani financiar, themelimi i njësive shkencore, arsimore dhe artistike, etj. Asambleja zgjedh presidentin, zëvendëspresidentin dhe sekretarin e akademisë ashtu si dhe numrin e anëtarëve të presidencës.
Ajo po ashtu zgjedh gjithë anëtarët, e huaj si dhe anëtarët e nderit të akademisë. Zgjedhja e anëtarëve bëhet çdo tri vjet nga votat shumicë në votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të akademisë.
Anëtarët janë të pavarur në hulumtimet e tyre shkencore dhe punën artistike.
Struktura organizative e akademisë përfshinë presidencën, pesë departamente, pesë qendra kërkimore, dy njësi teknike dhe sekretariatin e akademisë.
Kryetarët
Redakto- Blaže Koneski (1967—1975)
- Mihajlo Apostolski (1976—1983)
- Jordan Pop Jordanov (1984—1991)
- Ksente Bogoev (1992—1999)
- Đorđi Evremov (2000 — qershor 2001)
- Mateja Matevski (qershor 2001 — 2004)
- Cvetan Grozdanov (janar 2004 — 2008)
- Georgi Stardelov (2008 - nëntor 2011)
- Vlado Kambovski (dhjetor 2011 - 2015)
- Taki Fiti (janar 2016 - )