Mateja Matevski
Stampa:Kutia Shkrimtar Mateja Matevski (13 mars 1929, Stamboll - 6 qershor 2018, Shkupi) ishtë poet, kritik letrar dhe teatri, eseist, përkthyes, akademik. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Filologjik në Shkup. Për një kohë ka punuar në Radio Televizionin e Maqedonisë si gazetar, redaktor i emisioneve kulturore e letrare, ndërsa më vonë edhe si kryeredaktor dhe drejtor në televizion si dhe drejtor gjeneral në Radio Televizionin e Shkupit. Matevski është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni, ndërsa ka qenë kryetar i saj në përiudhën 2001-2004.
Biografia
RedaktoMateja Matevski lindi më 13 mars të vitit 1929 në Stamboll të Turqisë, qyetet në të cilin familja e tij kishte emigruar. Fëmijërinë e tij e ka kaluar në Gostivar, në një rrethinë nga e cila kishte paraardhësit. Mateja Matevski me origjinë është shqiptar ortodoks nga fshatrat e rrethinës së Gostivarit. Shkak për asimilimin e shqiptrëve ortodoks të Maqedonisë së Veriut ka qenë politika jogusllave, nga e cila kanë pësuar me qindra-mijëra shqiptar ortodoks. Matevski faktin e origjinës së tij ai e ka pranuar vetë në gusht të vitit 2012, në një orë letrare kushtuar poetit të ndjerë Ali Podrimja në Strugë, në kuadër të manifestimeve të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, ku ai vetë deklaroi: “Fjala ime për mikun tim Ali Podrimen do të jetë në maqedonishte. Se unë jam shqiptar e detyra e shkrimtarëve është ta dinë mirë gjuhën. Prandaj, të më falni që do të drejtohem në gjuhën maqedonase.”
Shkollimin fillor e përfundoi në Gostivar dhe më pas mbaroi dhe dy klasë të tjera në një shkollë të njohur në atë kohë si “Shkolla qytetare”. Arsimimi i tij u ndërpre gjatë Luftës së Dytë Botërore, por pas përfundimit të saj, Matevski shkollimin e vazhdoi në gjimnazin e Tetovës, ndërsa më vonë në gjimnazin e Shkupit. Më vitin 1959 vijoi studimet në shkollën e lartë për gazetari dhe diplomacI në Beograd, por pas disa ndërprerjeve studimet i vazhdoi në Shkup ku dhe diplomoi në Fakultetin Filozofik për gjuhë maqedonase dhe letërsi jugosllave.
Pas përfindimit të studimeve, Mateja Matevski punoi si profesor gjimnazi kurse më vonë u punësua në Radio Televizion ku fillimisht kryente detyrën si gazetar, ndërsa më vonë edhe redaktor i programeve kulturore-letrare. Pas punës si redaktor, ai ngritet në detyrë dhe i besohet posti i kryeredaktorit dhe drejtorit të Radio Televizionit të Shkupit dhe njëkohësisht kryente funksionin e kryetarit te komisionit për zhvillim kulturor, si dhe redaktor në shtëpinë botuese “Koço Racin”.
Si gjimnazit (1951-1958), Matevski ishte redaktor i revistës “Mllada literatura” (“Letërsia e re”), kurse më pastaj punoi si profesor i historisë së dramës në Fakultetin Dramaturgjik në Shkup. Mateja Matevski ka qenë anëtar i shumë klubeve dhe asociacioneve letrare. Ai ishte kryetar i Asociacionit të shkrimtarëve të Maqedonisë, kryetar i “Ditët strugane të poezisë”, Fondacionit të Letërsisë Maqedonase, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Asociacionit maqedonas të shkrimtarëve nga viti 1956 dhe gjithashtu ishte edhe anëtar i korrespodentëve nga Amerika Veriore në gjuhë spanjolle. Mateja Matevski poashtu ka qenë pjesëtar i Kryesisë së Republikës Federale të Maqedonisë.
Veprimtaria e Mateja Matevskit
RedaktoMe thurrje të vargjeve filloi të merret qysh në vitet e gjimnazit. Poezinë e tij të parë e publikon në revistën “Mllada literatura” (“Letërsia e re”) më vitin 1959 ndërsa në 1956-tën boton përmbledhjen e tij të parë me poezi. Disa përmbledhje të tij janë pëkthyer edhe në gjuhë të ndryshme (“Dozhdovi”, shq. “Shira”). Përveç poezisë, Matevski është marrë edhe me kritikë teatri dhe përkthime letrare.Më së shumti ka pëkthyer nga gjuha shqipe, sllovene, serbo-kroate, frënge etj.
Punime nga Mateja Matevski
RedaktoViti | Zhanri | Titulli origjinal/Përkthimi |
---|---|---|
1956 | poezi | "Dozhdovi" (Shira) |
1963 | poezi | “Ramnodenica” |
1973 | poezi | “Perunika” (Peronikës) |
1977 | poezi | “Krug” (Rreth) |
1980 | poezi | “Llipa” (Blini) |
1985 | poezi | “Ragjanje na tragedijata” (Lindja e tragjedisë) |
1987 | ese dhe kritikë | “Od tradicijata kon idninata”(Nga tradita drejt ardhmërisë) |
1987 | kritikë teatri dhe ese | “Drama i teatar” (Dramë dhe Teatër) |
1990 | poezi | “Odalleçuvanje”(Largim) |
1992 | poezi | “Crrna kulla”(Kulla e zezë) |
1996 | poezi | “Zavevanje” |
- - | kritikë dhe ese | “Svetllinata na zborot” (Drita e fjalës) |
1999 | poezi | “Mërtvica”(Vrasje) |
2000 | poezi | “Vnatreshen predell” |
Çmimet
RedaktoMateja Matevski ka marrë shumë çmime mes të cilave më të njohurat janë:
- Çmimi i Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë në vitin 1956 për përmbledhjen “Dozhdovi” (Shira), çmimin “Braqa Milladinovci” (Vëllezërit Milladinov) në “Netët strugane të poezisë” më vitin 1963, si dhe çmimin më të lartë nacional “11 tetori” (“11 Oktomvri”) në vitin 1963 për përmbledhjen “Ramnodenica” (Ekuinoks)
- Akademik Mateja Matevski ka fituar çmimin prestigjoz ndërkombëtar për opus poetik të akademisë “majkëll Madusedan” nga Kalkuta, Indi. Çmimin, emrin e të cilit mban edhe akademia, të poetit Indian të shekullit XIX, i cili ka shkruar në gjuhë bengali dhe anglisht. Matevski gjithashtu është fitues edhe i një çmimi tjetër Indian, i cili iu nda me rastin e 40 vjetorit nga vdekja e nobelistit Rabindranat Tagora.
- Akademik Mateja Matevski është gjithashtu fituesi i “Premio mediterano per literature 2005”, çmim i cili ndahet çdo vit nga Akdaemia Mesdhetare që gjendet në Napoli të Italisë, e cila me aktivitetet e saja lidh vendet mesdhetare.
- Në qershor të vitit 2013 Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dekoroi akademikun Mateja Matevski për veprën e tij jetësore dhe kontributin e dhënë në letërsi, shkencë dhe afrimin e popujve të Ballkanit.