Mbrëmjet Poetike të Strugës është fesitval ndërkombëtar i poezisë vjetor i mbajtur në Strugë, Republika e Maqedonisë. Gjatë disa dekadave të ekzistencës së vet, festiavli ka shpërblyer me çmimin e tij më të vlefshëm, Golden Wreath, disa nga poetët më të njohur ndërkombëtarë, duke përfshirë: Mahmoud Darwish, Sachchidananda Hirananda Vatsyayan Agyey, W. H. Auden, Joseph Brodsky, Allen Ginsberg, Bulat Okudzhava, Pablo Neruda, Eugenio Montale, Léopold Sédar Senghor, Artur Lundkvist, Hans Magnus Enzensberger, Nichita Stănescu, Ted Hughes, Ko Un, Adunis, Makoto Ooka, Miroslav Krleža, Yehuda Amichai, Seamus Heaney, Tomas Gösta Tranströmer dhe autorët e brendshëm si Blaže Koneski, Mateja Matevski.

Golden Wreath Awards
LocationStruga
ShtetiMaqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut
Prezantuar ngaStruga Poetry Evenings
Çmimi i parë1966
Çmimi i funditpresent
Uebfaqjawww.svp.org.mk

Historia

Redakto
 
Zyra e Mbrëmjeve Poetike të StrugësStrugë, Republika e Maqedonisë
 
Bordi memorial i Andrey VoznesenskyParkun e Poezisë në Strugë
 
Bordi memorial i Yiannis Ritsos
 
Bordi memorial i Rafael Alberti
 
Bordi memorial i Hans Magnus Enzensberger

Festivali filloi në vitin 1961 në Strugë, me poetë që jetonin vetëm në Maqedoni, derisa në vitin 1963 zgjeroi listën e vet me pjesëmarrës nga gjithë Jugosllavia.[1] Çmimi Vëllezërit Miladinov u themelua për librin më të mirë poetik të publikur në mes të dy festivaleve konsekuente. Nga viti 1966 ngjarja u bë një festival kulturor ndërkombëtar. Çmimi ndërkombëtar Golden Wreath u themelua në të njëjtin vit dhe i shpërblyeri i parë ishte Robert Rozhdestvensky. Në vitin 2003, në një bashkëpunim të ngushtë me UNESCO-n, festivali themeloi një tjetër çmim ndërkombëtar të quajtur “Urat e Strugës”, për librin më të mirë poetik debutues nga një autor i ri. Gjatë ekzistencës së tij të suksesshme, festivali ka strehuar rreth 4,000 poetë, përkthyes, eseistë dhe kritikë letrar nga rreth 95 vende të botës.

Festivali ka shpërblyer disa nga figurat më eminente botërore, përfshirë disa fitues të çmimit Nobel për letërsi si Joseph Brodsky, Eugenio Montale, Pablo Neruda dhe Seamus Heaney, anëtari i parë afrikan i Akademisë franceze Léopold Sédar Senghor, i cili ishte president i Senegalit, Ted Hughes, W. H. Auden i cili ishte vlerësuar nga shumë si shkrimtari më i mirë i shekullit të 20-të, dhe shumë të tjerë.

Një pikë interesi është se festivali shpesh shpërblen poetë të huaj të cilët konsiderohen si disidentë në vendet e tyre, duke përfshirë shembullin e poetit rus në ekzil Joseph Brodsky, poetin kilian Pablo Neruda, amerikanin Allen Ginsberg, sovjetikun Bulat Okudzhava dhe shumë të tjerë.

Në kujtim të laureatëve, Parku i Poezisë, që shfaq bordet përkujtimore kushtuar secilit prej tyre, u krijua pranë Qendrës Kulturore të Strugës.

Organizimi

Redakto

Festivali ka zyret në Strugë dhe në Shkup (një drejtori, një ekzekutiv dhe një sekretari teknike) dhe organizohet nga një Bord i Festivalit, i cili përbëhen nga profesionalistë nga fusha e poezisë (poetë, kritikë letrar, përkthyes, dhe profesorë të letërsisë bashkëkohore dhe kulturës).

Ngjarjet

Redakto

Festivali përmban disa ngjarje që mbahen në vende të ndryshme:

  • Ceremonia hapëse në rrafshnaltën në front të Qendrës Kulturore në Strugë përfshirë leximet tradicionale të Tga za jug (Një dëshirë e madhe për jugun) teksti i poemës së famshme nostalgjike të shkruar nga një poet i lindur në Strugë Konstantin Miladinov gjatë jetës së tij në Rusinë Perandorake.
  • Meridijani (Meridianët) një poezi e lexuar nga poetë të ndryshëm ndërkombëtar në Qendrën Kulturore duke përcjellë ceremoninë hapëse.
  • Portreti i Laureatit një ngjarje e devotshme e marrësit tradicional të shpërblimit kryesor të vitit të mbajtur në kishën Shën Sofia afër qytetit të Ohrit zakonisht shoqëruar nga muzika klasike, opera ose performanca të muzikës etnike të brendshme dhe të huaj.
  • Netët pa shenja pikësimi ngjarje artistike që shfaqin forma eksperimentale të perzantimeve poetike, që mund të përfshijnë edhe arte të tjera si muzikës dhe videove.
  • Pikniku i zakonshëm poetik në pranverat e Shën Naumit afër liqenit të Ohrit përfshirë vallëzime dhe muzikë.
  • Urat ceremonia mbyllëse e mbajtur të Ura e Poezisë në lumin Drim në Strugë duke përfshirë leximet e poezive dhe shpërblimet e ceremonisë.

Ngjarje të tjera përfshijnë punime, diskutime rreth-tavolinës në tema të ndryshme shoqërore dhe ndikimin e tyre në poezi, etj.

Një ngjarje tjetër quhet Karvani i Poezisë, dhe konsiston në performanca poetike rreth vendit. Zakonisht, pas përfundimit të festivalit, organizohen lexime poetike në kryeqytet, Shkup.

Shpërblimet

Redakto
  • Kurora e Artë e Poezisë, shpërblimi kryesor ndërkombëtar i dhënë një poeti botëror për arritjet jetësore në fushën e poezisë. Emri i marrësit zakonisht publikohet disa muaj paraprakisht.
  • Çmimi Vëllezërit Miladinov për librin më të mirë të publikuar në mes të dy festivaleve.
  • Urat e Strugës, për autorin më të mirë debutues.
  • Iselenička gramota, për poetët nga diaspora maqedonase.

Laureatët e Kurorës së Artë

Redakto

Publikimet

Redakto

Mbrëmjet Poetike të Strugës është organizim i përfshirë edhe në botimin e librit.

Antologji poetike

Redakto
  • 1971 Poezia bashkëkohore italiane
  • 1972 Poezia bashkëkohore sovjetike
  • 1972 Antologjia e poetikës rumune
  • 1973 Poezia bashkëkohore polake
  • 1974 Poezia bashkëkohore kiliane
  • 1976 Poezia finlandeze
  • 1977 Poezia bashkëkohore algjeriane
  • 1978 Poezia bashkëkohore palestineze
  • 1978 Poezia gjermane e shekullit të 20-të
  • 1979 Poezia amerikane moderne
  • 1980 Poezia e re hungareze
  • 1980 Poezia bashkëkohore indiane
  • 1981 Poezia bashkëkohore greke
  • 1982 Poezia austriane e shekullit të 20-të
  • 1983 Poezia bashkëkohore venezuliane
  • 1983 Poezia bashkëkohore e Çekosllovakisë
  • 1984 Poezia bashkëkohore egjiptiane
  • 1985 Poezia e re kineze
  • 1987 Poezia bashkëkohore australiane
  • 1988 Poezia bashkëkohore suedeze
  • 1989 Poezia bashkëkohore belge
  • 1990 Poetika bashkëkohore britaneze
  • 1991 Poezia bashkëkohore zvicerane
  • 1992 Poezia bashkëkohore e Luksemburgut
  • 1993 Poezia bashkëkohore italiane
  • 1994 Poezia bashkëkohore gjermane
  • 1995 Poezia bashkëkohore daneze
  • 1996 Poezia bashkëkohore shqiptare
  • 1997 Poezia bashkëkohore koreane
  • 1998 Poezia spanjolle e shekullit të 20-të
  • 1999 Poetika bashkëkohore bullgare
  • 2000 Poetika bashkëkohore ruse
  • 2001 Poetika bashkëkohore portugeze
  • 2002 Poezia bashkëkohore tuneziane
  • 2003 Poezia bashkëkohore indiane në anglisht
  • 2004 Poezia bashkëkohore gjermane
  • 2005 Poezia bashkëkohore izraelite
  • 2006 Poezia bashkëkohore karaibeve
  • 2007 Poezia bashkëkohore turke
  • 2008 Poezia bashkëkohore ukrainase
  • 2009 Poezia bashkëkohore norvegjeze
  • 2010 Poezia bashkëkohore azerbajxhane
  • 2011 Poezia nga shtetet sllave
  • 2012 Poezia bashkëkohore mongoliane
  • 2013 Poezia bashkëkohore sllovene

Referime

Redakto
  1. ^ History Arkivuar 15 nëntor 2012 tek Wayback Machine, Struga Poetry Evenings, People's Republic of Macedonia.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2014. Marrë më 1 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Ko Un is the winner of the „Golden Wreath" 2014". Struga Poetry Evenings. 21 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2014. Marrë më 21 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Chinese poet Bei Dao is the winner of the „Golden Wreath" 2015". Struga Poetry Evenings. 20 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 24 mars 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet e jashtme

Redakto