Turqia

shtet që shtrihet në Azinë Perëndimore dhe Evropën Juglindore
(Përcjellë nga Turkey)

Turqia (turqisht: Türkiye), zyrtarisht njohur si Republika e Turqisë (turqisht: Türkiye Cumhuriyeti), është një shtet transkontinental në Euroazi, që shtrihet kryesisht në Azinë e Vogël dhe me një pjesë të vogël në Gadishullin BallkanikEvropë.[10] Turqia është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore.[11] Turqia kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim; me Bullgarinë në veriperëndim; me Gjeorgjinë në verilindje; me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje, me Irakun në juglindje dhe me Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Marmara, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Egjeu dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; gjegjësisht Evropën dhe Azinë.[12] Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeografike e politike dhe strategjike përgjatë historisë.[13][14]

Republika e Turqisë
Türkiye Cumhuriyeti (Turqisht)
Flag of Turkey
Himni: İstiklal Marşı
"Marshi i Pavarësisë"
Location of Turkey
KryeqytetiAnkara
39°N 35°E / 39°N 35°E / 39; 35
Qyteti më i madhStambolli
41°1′N 28°57′E / 41.017°N 28.950°E / 41.017; 28.950
Gjuhët zyrtareTurqisht[1][2]
Gjuhët e folura[3]Stampa:Vunblist
Gjuhët tjera
Grupet etnike
(2016)
NofkaTurk/Turq
Qeveria
Lloji i qeverisjesRepublika kushtetuese unitare presidenciale
Rexhep Taip Erdoan
Cevdet Yılmaz
Numan Kurtulmuş
KuvendiAsambleja e Madhe Kombëtare
Themelimi
Stampa:Ca. 1299
19 maj 1919
23 prill 1920
24 July 1923
29 tetor 1923
9 nëntor 1982[4]
Sipërfaqja
• Gjithsej
783,356 km2 (302,455 sq mi) (36-të)
• Ujë (%)
2.03 (sipas vitit 2015)[5]
Popullsia
• Përllogaritje 31 dhjetor 2021
Neutral increase 84,680,273[6] (18-të)
• Dendësia
110[6]/km2 (284.9/sq mi) (107-të)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2022 
• Gjithsej
Increase $3.21 trillion[7] (11th)
• Për kokë banori
Increase $37,488[7] (50th)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2022 
• Gjithsej
Decrease $692 billion[7] (23rd)
• Për kokë banori
Decrease $8,080[7] (87th)
MonedhaLira turke () (TRY)
Të dhëna të tjera
Gini (2019)Steady 41.9[8]
i mesëm
IZHNJ (2021)Increase 0.838[9]
shumë i lartë · 48th
Zona kohoreUTC+3 (TRT)
Formati i datësdd.mm.yyyy (CE)
Ana e drejtimit të makinësright
Prefiksi telefonik+90
Kodi ISO 3166TR
Kodi i internetit TLD.tr

Turqia ka qenë e banuar që në paleolit [15] nga qytetërime të ndryshme të lashta anadollake, siç ishin asirianët, greqishtfolësit antike, trakët, frigët, urartët dhe armenët.[16][17][18] Pas pushtimit nga Leka i Madh, kjo trevë u helenizua, një proces që vazhdoi edhe gjatë Perandorisë Romake dhe gjatë kalimit në Perandorinë Bizantine.[17][19] Selxhukët filluan mërgimin në këtë trevë në shekullin XI, duke filluar kështu procesin e turqizimit, që u përshpejtua pas fitores së selxhukëve ndaj bizantinëve në Betejën e Mancikertit në vitin 1071. Sulltanati i Rumit sundoi Azinë e Vogël deri në pushtimin mongol më 1243, kur u shpërbë në disa principata të vogla turke.[20]

Në mesin e shekullit XIV, osmanët filluan të bashkojnë Anadollin dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën e Evropës juglindore, Azisë perëndimore dhe Afrikës veriore, duke u bërë kështu një fuqi e madhe në Euroazi dhe Afrikë gjatë fillimit të kohës së re. Perandoria Osmane arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimit (1520–1566) të sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Ajo mbeti e fuqishme dhe pati ndikim të madh për dy shekuj, derisa dështime të rëndësishme si Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) e detyruan të heqë dorë nga territore strategjike në Evropë, duke sinjalizuar kështu humbjen e fuqisë ushtarake dhe pasurisë së dikurshme. Reforma e Tanzimatit e shekullit XIX, që kishte për qëllim modernizimin e shtetit osman, dëshmoi të jetë e papërshtatshme në shumicën e fushave dhe të ndalojë shpërbërjen e perandorisë.[21] Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti, i cili u pezullua nga sulltan Abdylhamidi II në vitin 1878, për tu rikthyer nga xhonturqit në vitin 1908. Po në atë vit, Bullgaria shpalli pavarësinë dhe Austro-Hungaria aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën. Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti Lidhjen e Ballkanit për të filluar Luftërat Ballkanike (1912–1913), të cilat i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës së territoreve të mbetura në Evropë dhe shkaktoi fillimin e pastrimit etnik më të madh ndaj myslimanëve osmanë në Gadishullin Ballkanik që nga Lufta ruso-turke (1877-1878), duke rezultuar në shpërngulje masive të myslimanëve në drejtim të Azisë së Vogël. Zhgënjimet nga këto humbje sollën në grushtin e shtetit osman të viti 1913, ku vendi u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, të cilët vendosën t'i bashkohen Fuqive qendrore në Luftën e Parë Botërore (1914–1918), të cilët në fund të fundit u mundën nga Fuqitë aleate. Pas luftës, konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpërbë në disa shtete të reja.[22]

Lufta turke për pavarësi (1919–1922), e nisur nga Mustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij kundra Fuqive Aleate pushtuese, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku.[23]

Turqia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një anëtare e hershme e NATO-s dhe anëtare themeluese e OECD-ës, OSCE-së, G-20-s dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Pasi u bë një nga anëtaret e para të Këshillit të Evropës në vitin 1949, Turqia u bë një anëtare e asociuar e Bashkësisë Evropiane Ekonomike në vitin 1963, u anëtarësua në Bashkimin Doganor të Bashkimit Evropian në vitin 1995 dhe filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në vitin 2005.[24] Ekonomia në rritje e Turqisë dhe nismat diplomatike të saj kanë çuar në njohjen e saj si fuqi rajonale.[25][26][27]

Etimologjia

Redakto

Emri i Turqisë (turqisht: Türkiye) bazohet në etnonimin Türk. Përdorimi i parë i dokumentuar i termit "Türk" ose "Türük" si një autonim gjendet në mbishkrimet në gjuhën turkike të vjetërGok turqëve (turqisht: Göktürkler, "Turqit qiellorë") të Azisë qendrore (rreth shekullit VIII).[28]

Fjalë greke Tourkia (greqisht: Τουρκία) është përdorur nga perandori bizantin Konstandini VII Porfirogjeni në librin e tij "Mbi administratimin e Perandorisë" (latinisht: De Administrando Imperio),[29][30] edhe pse ai me fjalën "turq" gjithmonë ai iu referua magjarëve.[31] Në mënyrë të ngjashme edhe Perandoria mesjetare Hazare, një shtet turkik në brigjet veriore të Detit të Zi dhe Liqenit Kaspik, njihej si Tourkia ("Vendi i turqëve") në burimet bizantine.[32] Perandoria Osmane shpesh njihej si Turqi ose Perandoria Turke në mesin e bashkëkohësve evropian të saj.[33]

Gjeografia

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Gjeografia e Turqisë

Turqia është një vend që shtrihet në dy kontinente në atë Evropian dhe Aziatik. Është i rrethuar nga veri me Detin e Zi, nga jugu me Detin Mesdhe dhe perëndim me Detin Egje. Në veriperëndim ndodhet Deti Marmara. Teritori aziatik i Turqisë kufiziohet me Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhani në verilindje; Irani në lindje, Iraku dhe Siria në jug. Teritori europian kufizohet me Greqinë e Bulgarinë.

Në Turqi mbizotëron vargmali euroaziatik që shtrihen nga lindja a perëndim: me malin Pontici dhe përfundon me malin Tauro. Maja më e lartë është mali Ararat (5167 m). Mund të përmendim dhe malet Elmadag, Karabuk e Bozdaglar.

Lumi më i rëndësishem është Tigri e Eufrat, të cilit i shtohet lumi Meriç, Ergene e Gediz.

Vendi ndahet në tre zona klimaterike: Klima është oqeanike në bregdetin e Detit të Zi, subtropikale në Mesdhe dhe Egje bregdetit dhe kontinentale në të brendshme (Rrafshnalta e Andollidës). Cilësohet me reshje të vogla dhe me mungesë të ujit.

Historia

Redakto
 
Zgjerimi i Principatës në Perandori ndër shekuj
Artikulli kryesor Historia e Turqisë

Pjesa evropiane e Turqisë ka qenë gjithnjë një qendër ballkanike, ndërsa rreth viteve 552 në Azinë e Mesme formohet Paria më e vjetër sunduese e popujve turk. Nën udhëheqjen e Osmanit I, që udhëhoqi nga 1299-s deri në 1326-n, turqit e ardhur nga Turkstani (Azia e Mesme) çlirohen nga selxhukët (edhe këta racë turke) dhe formojnë Turqinë e vjetër apo Perandorinë Osmane e cila në shekullin XIV / XV u zgjerua përtej ishullit ballkanik. Sulltan Mehmedi II që udhëhoqi nga 1451-1481 arrin të marrë në dorë Kostandinopojën (Stambolli) që kishte mbetur si enklavë e rrethuar nga zgjerimi. Ndërsa Sulltan Selimi I që udhëhoqi perandorin nga 1512-a deri në 1520-n, e ngriti Stambollin në qendër të perandorisë së vet dhe pas pushtimit të Sirisë dhe Egjiptit (Misirin) në 1517-n e merr edhe nderin e Kalifit.

Sulltan Sylejmani që udhëhoqi nga 1520-a (deri në 1566-n) gjatë viteve 1526-1541 pushton pjesën më të madhe të Hungarisë dhe në 1529-n e rrethon Vjenën. Deri në këtë kohë perandoria osmane kishte shtrirë sundimin e plotë apo kishte futur në ndikimin e vetë pjesë të mëdha të Azisë dhe Afrikës. Nën perandorin në këtë kohë gjendeshin ndër të tjerat edhe viset e bregut veriorë të Detit të Zi, Armenia, Mesopotamia, Arabia, Tripolitania, Tunizia dhe Algjeria.

Me hyrjen në luftë të Rusisë kundër perandorisë osmane e cila gjendej në luftë me perandorinë Austro-Hungareze, sundimi osman fillon të lëkundet në pjesën evropiane. Në të njëjtën kohë ndikimi i kundërshtarëve në Parinë lokale të Ballkanit shkaktoi konflikte të brendshme në Perandorinë Osmane. Kështu nga këto Pari në shekullin e XIX formohen popuj krishterë sllavë si serbët, bullgarët dhe ortodoksët greqishtfolësit të cilët përdoren për luftimin e brendshëm të perandorisë. Bosnja dhe Hercegovina bie në dorë të Austro-Hungarisë në 1878-n, Pasha i Egjiptit gjithnjë e më shumë i ikën ndikimit të Sulltanit. Në pjesën lindore të Turqisë paraqitet problemi i armenëve, të cilin sulltani e zgjidhi me ashpërsi, në Mesdhe, Italia e pushton Tripolaninë (Tripoli, Libi) në 1911/1912-n. Dhe së fundi në Ballkan, lufta e I ballkanike e ngushton sundimin Osmanë në Trakinë lindore (Rumelinë).

 
Mustafa Qemal Ataturku

Reforma e Xhonturqve (turqit e rijnë) bëri që ata ta marrin sundimin mbi perandorin. Në luftën I botërore, perandoria hyn në luftë në anën e boshtit të fuqive të mesme. Më 1917/18-n prapë në lindje paraqitet problemi i armenëve, i cili përsëri zgjidhet me ashpërsi. Me marrëveshjen e Severes (Séveres) në 1920-n kufiri i perandorisë ngushtohet në Anatoli dhe i duhej ta njihte sundimin grek të Izmirit. Mirëpo Mustafa Qemal Pasha (më vonë Ataturku) në krye të forcave çlirimtare turke e dëboi ushtrinë e grekëve dhe aleatët në 1921/22-n nga Azia e Vogël dhe me Paqen e Luzianës (Lausanne) në 1922-n përfundon sundimi i sulltanit (aktualisht ishte Mehmedi VI).

Në 1923-n thirret republika dhe president i parë i saj shpallet Mustafa Qemal Ataturku, ndërsa në 1924-n shpallet i pavlefshëm edhe Hilafeti. Ataturku ndërmerr reforma të shumta në bazë të zhvillimeve evropiane. Në luftën II botërore, Turqia i shpalli luftë Gjermanisë në shkurt të 1945-s, gati pas përfundimit të luftës. Në 1952-shin anëtarësohet në NATO dhe në 1955-n së bashku me Britaninë e Madhe, Irakun, Iranin dhe Pakistanin krijojnë paktin e quajtur Pakti i Bagdadit. Me ShBA-në në mars të 1959-s vendos një marrëveshje të sigurisë së mbrojtjes bilaterale.

Pas tërheqjes së Irakut nga Pakti i Bagdadit, në 1959-n formohet CENTO. Në vitin 1960, ndodh një puç ushtarak dhe pas miratimit të kushtetutës së 1961-s, në 1965-n vjen qeveria e S. Demirelit, të cilën në 1971-shin armata turke e detyron të japë dorëheqje. Pas zgjedhjeve dhe lehtësimit të gjendjes së jashtëzakonshme (shtetrrethimit) pasojnë dy puçe ushtarake në 1974-n dhe 1980-n. Në 1982-shin, populli miraton një kushtetutë të re me të cilën përsëri instalohet një demokraci parlamentare dhe në 1983-shin mbahen zgjedhjet e lira.

Gjatë vitit 1974, pas konfliktit në Qipro, trupat turke marrin nën mbrojtje pjesën veriore. Luftimi i Partisë së Kurdëve për Pavarësi (PKK) në Turqi dhe Irak, pas vitit 1991 merr përmasa më të gjera dhe në 1999-n, kapet udhëheqësi i kësaj partie A. Yçalani (Öcalan) i cili gjykohet me vdekje për disa aksione terroriste. Pas kësaj PKK-ja tërhiqet nga lufta e armatosur dhe vepron në Irak.

Tendencat për një republikë islame të toleruar gjatë qeverisjes së Nexhmetin Erbakanit nga viti 1996-1997, nën ndikimin e opinionit dhe armatës turke u ndaluan. Pas vitit 1999 paraqiten afrimet në politikën me kundërshtarin e përhershëm Greqinë dhe pjesën jugore të Qipros. Nga fundi i po këtij viti merr statutin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga 1993-shi deri në 2000-shin president i shtetit ishte Demireli dhe nga 2000-shi A. N. Sezeri, nga 1999-a kryeministër ishte B Eçeviti (B. Ecevit). Sot Turqia eshte Republikë Parlamentare.

Ndarja administrative

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Njësitë administrative të Turqisë

Turqia ka një strukturë unitare sa i takon administrimit dhe ky aspekt është një nga faktorët më të rëndësishëm në formësimin e administratës publike turke. Kur tre pushtetet (ai ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor) merren parasysh si funksionet kryesore të shtetit, administratës lokale i mbetet pak pushtet. Turqia ka një sistem unitar dhe jofederal dhe provincat janë në vartësi të shtetit. Administratat lokale janë themeluar të shërbejnë në vend dhe qeveria është e përfaqësuar nga prefektë dhe prefektë të qytetit. Përveç prefektëve dhe prefektëve të qytetit, zyrtarë të tjerë të lartë publikë emërohen nga qeveria qendrore në vend që të emërohen nga kryetarët e bashkive ose të zgjedhur nga zgjedhësit.[34] Bashkitë turke kanë organe lokale legjislative (turqisht: belediye meclisi) për vendimmarrje në çështjet bashkiake.

Brenda kësaj kornize unitare, Turqia është e ndarë në 81 provinca për qëllime administrative. Çdo provinë është e ndarë në qarqe, me një total prej 923 qarqesh.[35] Turqia gjithashtu është e ndarë në 7 rajone dhe 21 nënrajone për qëllime gjeografike, demografike dhe ekonomike, megjithatë, ata nuk përfaqësojnë një strukturë administrative.


Demografia

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Demografia e Turqisë

Turqia ka mbi 74 milion banorë prej të cilëve 78% janë turq, 11% kurdë, dhe pjesa tjetër arabë, armenë e popuj ballkanik në perëndim. Feja dominuese është feja islame me 99% të popullsisë. Gjuha zyrtare e Turqisë është turqishtja, një gjuhë turke e cila është gjuha amtare e 84.5% të popullsisë së Turqisë.[36] Sipas disa sondazheve, mes 78.1% dhe 81.3% e popullsisë së vendit indentifikohen si turq.[36] Grupe të tjera etnike përfshijnë grupe të njohura ligjërisht (armenë, ortodoksët greqishtfolësit, hebrenj) dhe të panjohura ligjërisht (kurdë, çerkezë, arabë, shqiptarë, boshnjakë, gjeorgjezë dhe të tjerë).[36] Kurdët janë pakica më e madhe etnike, duke përfshirë rreth 18% të popullsisë.[11] Shumica e banorëve të Turqisë janë myslimanë synitë, ndërsa alevitët janë pakica më e madhe fetare, e ndjekur nga të krishterët dhe hebrenjtë.[11]

Politika

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Sistemi shtetror në Turqi

Midis 1923-shit dhe 2018-s, Turqia ishte një demokraci përfaqësuese parlamentare. Një sistem presidencial u miratua me referendum në vitin 2017; sistemi i ri hyri në fuqi me zgjedhjet presidenciale në 2018-n dhe i jep presidentit kontroll të plotë të ekzekutivit, duke përfshirë fuqinë për të nxjerrë dekrete, për të emëruar kabinetin e tij, për të hartuar buxhetin, për të shpërndarë parlamentin duke thirrur zgjedhje të parakohshme dhe për të bërë emërime në burokracia dhe gjykatat. Zyra e kryeministrit është hequr dhe kompetencat e saj (së bashku me ato të kabinetit) i janë transferuar presidentit, i cili është kreu i shtetit dhe zgjidhet për një mandat pesëvjeçar me zgjedhje të drejtpërdrejta.[37] Rexhep Taip Erdoan është presidenti i parë i zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë. Kushtetuta e Turqisë rregullon kuadrin ligjor të vendit. Ai përcakton parimet kryesore të qeverisjes dhe e vendos Turqinë si një shtet unitar të centralizuar.

Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Presidenti, ndërsa pushteti legjislativ i është dhënë parlamentit njëdhomësh, të quajtur Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë. Gjyqësori është nominalisht i pavarur nga ekzekutivi dhe legjislativi, por ndryshimet kushtetuese që hynë në fuqi me referendumet në 2007, 2010 dhe 2017 i dhanë pushtet më të madh presidentit dhe partisë në pushtet për emërimin ose shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjykata Kushtetuese ngarkohet me vendimin mbi konformitetin e ligjeve dhe dekreteve me kushtetutën. Këshilli i Shtetit është gjykata e zgjidhjes së fundit për çështjet administrative dhe Gjykata e Lartë e Apelit për të gjitha të tjerat.

Ekonomia

Redakto
  Për më shumë informacione shikoni artikullin Ekonomia e Turqisë

Bujqësia veçohet me kultivimin e drithërave dhe panxharsheqerit; për eksport kultivohet rrushi, pemët jugore, mëndafshi, duhani, lajthitë dhe çaji. Blegtoria veçohet me kultivimin e dhenëve dhe dhive.

Nxirren xehja e qymyrit, nafta, xehja e kromit, bakrit dhe baryt. Industria veçohet për sektorin e ushqimit, hekurit e çelikut, tekstilit dhe në jug e perëndim edhe industria kimike.

Eksporti karakterizohet me eksportimin e produkteve bujqësore dhe xeheve në vendet partnere kryesore si Gjermania, ShBA-ja dhe Arabia Saudite.

Të tjera

Redakto

Rrjeti i komunikacionit është i gjithanshëm, rrugë dhe hekurudha moderne, porte detare të njohura në Mersinë, Stamboll dhe Izmir, ndërsa në Ankara, Stamboll, Izmir dhe Antali janë portet ajrore ndërkombëtare më të njohura.

Galeri

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Turqia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Shoqatat kulturore shqiptare në Turqi:

  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :

Referime

Redakto
  1. ^ "Türkiye Cumhuriyeti Anayasası" (në turqisht). Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2020. Marrë më 1 korrik 2020. 3. Madde: Devletin Bütünlüğü, Resmi Dili, Bayrağı, Milli Marşı ve Başkenti: Türkiye Devleti, ülkesi ve milletiyle bölünmez bir bütündür. Dili Türkçedir. Bayrağı, şekli kanununda belirtilen, beyaz ay yıldızlı al bayraktır. Milli marşı "İstiklal Marşı" dır. Başkenti Ankara'dır.
  2. ^ "Mevzuat: Anayasa" (në turqisht). Ankara: Gjykata Kushtetuese e Turqisë. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2020. Marrë më 1 korrik 2020.
  3. ^ Ethnologue Languages of the World – Turkey
  4. ^ "Turkish Constiution | Anayasa Mahkemesi". www.anayasa.gov.tr (në anglisht).
  5. ^ "Surface water and surface water change" (në anglisht). Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD). Marrë më 11 tetor 2020.
  6. ^ a b "The Results of Address Based Population Registration System, 2021" (në anglisht). Instituti i Statistikave të Turqisë. 4 shkurt 2022. Marrë më 7 shkurt 2022.
  7. ^ a b c d "World Economic Outlook Database, April 2022". Imf. International Monetary Fund. Marrë më 7 maj 2022. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Gini index (World Bank estimate) – Turkey" (në anglisht). World Bank. 2019. Marrë më 15 nëntor 2021.
  9. ^ "2020 Human Development Report" (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 2020. Marrë më 15 dhjetor 2020.
  10. ^ Zdanowski, Jerzy (2014). Middle Eastern Societies in the 20th Century (në anglisht). Cambridge Scholars Publishing. fq. 11. ISBN 978-1443869591. The Republic of Turkey lies on two continents. Approximately 97% of it is in Asia, in the geographical regions known as Asia Minor and the Armenian Upland. The remaining 3% of Turkey is in Europe, on the Balkan Peninsula.
  11. ^ a b c "Turkey" (në anglisht). The World Factbook, Central Intelligence Agency. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2017. Marrë më 13 tetor 2016.
  12. ^ National Geographic Atlas of the World (në anglisht) (bot. 7th). Washington, D.C.: National Geographic. 1999. ISBN 0-7922-7528-4. "Europe" (pp. 68–69); "Asia" (pp. 90–91): "A commonly accepted division between Asia and Europe ... is formed by the Ural Mountains, Ural River, Caspian Sea, Caucasus Mountains, and the Black Sea with its outlets, the Bosporus and Dardanelles."
  13. ^ "The Political and Strategic Importance of Turkey". Bulletin of International News (në anglisht). Royal Institute of International Affairs. 4 nëntor 1939. fq. 3–11. JSTOR 25642612. Marrë më 29 dhjetor 2016.
  14. ^ "Economic and Strategic Role of Turkey" (PDF) (në anglisht). House of Lords, Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. 13 janar 2011.
  15. ^ Stiner, Mary C.; Kuhn, Steven L.; Güleç, Erksin. "Early Upper Paleolithic shell beads at Üçağızlı Cave I (Turkey): Technology and the socioeconomic context of ornament life-histories". Journal of Human Evolution (në anglisht). 64 (5): 380–398. doi:10.1016/j.jhevol.2013.01.008. ISSN 0047-2484. PMID 23481346.
  16. ^ Douglas Arthur Howard (2001). The History of Turkey (në anglisht). Greenwood Publishing Group. fq. xiv–xx. ISBN 978-0-313-30708-9. Marrë më 2 prill 2013.
  17. ^ a b Sharon R. Steadman; Gregory McMahon (15 shtator 2011). The Oxford Handbook of Ancient Anatolia: (10,000–323 BC) (në anglisht). Oxford University Press. fq. 3–11, 37. ISBN 978-0-19-537614-2. Marrë më 23 mars 2013.
  18. ^ Casson, Lionel (1977). "The Thracians" (PDF). The Metropolitan Museum of Art Bulletin (në anglisht). 35 (1): 2–6. doi:10.2307/3258667. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 maj 2019. Marrë më 10 janar 2017.
  19. ^ David Noel Freedman; Allen C. Myers; Astrid Biles Beck (2000). Eerdmans Dictionary of the Bible (në anglisht). Wm. B. Eerdmans Publishing. fq. 61. ISBN 978-0-8028-2400-4. Marrë më 24 mars 2013.
  20. ^ Mehmet Fuat Köprülü&Gary Leiser. The origins of the Ottoman Empire (në anglisht). fq. 33.
  21. ^ "Ottoman/Turkish Visions of the Nation, 1860–1950" (në anglisht). Marrë më 18 shkurt 2015.
  22. ^ Roderic H. Davison; Review "From Paris to Sèvres: The Partition of the Ottoman Empire at the Peace Conference of 1919–1920" by Paul C. Helmreich in Slavic Review, Vol. 34, No. 1 (Mar. 1975), pp. 186–187
  23. ^ "Turkey, Mustafa Kemal and the Turkish War of Independence, 1919–23" (në anglisht). Encyclopædia Britannica. Marrë më 29 tetor 2007.
  24. ^ "Chronology of Turkey-EU relations" (në anglisht). Turkish Secretariat of European Union Affairs. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2007. Marrë më 30 tetor 2006.
  25. ^ "The Political Economy of Regional Power: Turkey" (PDF). giga-hamburg.de (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shkurt 2014. Marrë më 18 shkurt 2015.
  26. ^ "Turkey: From regional to global player". dw.de (në anglisht). Marrë më 18 shkurt 2015.
  27. ^ "International Organisations". mfa.gov.tr (në anglisht). Marrë më 10 shtator 2014.
  28. ^ Scharlipp, Wolfgang (2000). An Introduction to the Old Turkish Runic Inscriptions. Verlag auf dem Ruffel., Engelschoff. ISBN 3-933847-00-1, 9783933847003.
  29. ^ Jenkins, Romilly James Heald (1967). De Administrando Imperio by Constantine VII Porphyrogenitus. Corpus fontium historiae Byzantinae (në anglisht) (bot. New, revised). Washington, D.C.: Dumbarton Oaks Center for Byzantine Studies. fq. 65. ISBN 0-88402-021-5. Marrë më 28 gusht 2013. According to Constantine Porphyrogenitus, writing in his De Administrando Imperio (ca. 950 AD) "Patzinakia, the Pecheneg realm, stretches west as far as the Siret River (or even the Eastern Carpathian Mountains), and is four days distant from Tourkia (i.e. Hungary)."
  30. ^ Günter Prinzing; Maciej Salamon (1999). Byzanz und Ostmitteleuropa 950–1453: Beiträge zu einer table-ronde des XIX. International Congress of Byzantine Studies, Copenhagen 1996 (në anglisht). Otto Harrassowitz Verlag. fq. 46. ISBN 978-3-447-04146-1. Marrë më 9 shkurt 2013.
  31. ^ Henry Hoyle Howorth (2008). History of the Mongols from the 9th to the 19th Century: The So-called Tartars of Russia and Central Asia (në anglisht). Cosimo, Inc. fq. 3. ISBN 978-1-60520-134-4. Marrë më 15 qershor 2013.
  32. ^ Öztürk, Özhan (2011). "Pontus: Antik Çağ'dan Günümüze Karadeniz'in Etnik ve Siyasi Tarihi" (në turqisht). Ankara: Genesis Yayınları. fq. 364. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2012. ... Greek term Tourkoi first used for the Khazars in 568 AD. In addition in "De Administrando Imperio" Hungarians call Tourkoi too once known as Sabiroi ...
  33. ^ Imber, Colin. "The Ottoman Empire, 1300–1650, The Structure of Power" (PDF). fatih.edu.tr (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 korrik 2014. Marrë më 9 gusht 2014.
  34. ^ "General Structure of Turkish Public Administration" (PDF). justice.gov.tr/ (në anglisht). Ministry of Justice. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 maj 2016. Marrë më 14 gusht 2014.
  35. ^ "Turkey Districts" (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2014.
  36. ^ a b c "Toplumsal Yapı Araştırması 2006" (PDF) (në anglisht). KONDA Research and Consultancy. 2006. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 shkurt 2017. Marrë më 21 shkurt 2015.
  37. ^ "Recep Tayyip the First: Erdogan inaugurates a new political era in Turkey". The Economist (në anglisht). 28 qershor 2018.