Aleksandër Çipa
Aleksandër Çipa është një gazetar i njohur shqiptar nga Shqipëria.
Jetëshkrimi
RedaktoAleksander Çipa, i lindur me 12 janar 1967, ne Himarë, rrethi i Vlorës. është analist dhe opinionist shqiptar. Ka mbaruar studimet ne shkollen e mesme pedagogjike "Pandeli Sotiri" Gjirokastër dhe më pas Universitetin Eqrem Çabej po në Gjirokastër. Ka nisur punë së pari si redaktor në gazetën lokale "Pararoja" deri në vitin 1990. Ne vitin 1991 inicion çeljen e gazetës së pare private dhe të pavarur "Java" ne jug të Shqipërisë e cila vazhdon botimin deri në fillimvit të 1998. Ndërkohë ka qenë korrespodenti i parë i rretheve në gazetën e përditshme "Koha Jonë" prej vitit 1993 deri ne vitin 1998. Ndërkohë që gjatë viteve 1994 deri në fillimvit 1999 është korrespodent i Radios britanike BBC për seksionin shqip të saj. Në vitin 1999 transferohet në Tiranë ku nis punë si shef i redaksisë së rretheve në TV Klan. Në mesvitin 1999 bëhet Drejtor Informacioni në TV Koha Tiranë deri në dhjetor 2000. Gjatë vitit 2001 transferohet në Prishtinë si kryeredaktor i së përditshmes "Kosova Sot", ku njeheresh bashkepunon me gazeten "Koha jone", Illirya" ne Nju Jork dhe "Fakti" ne Shkup. Ne vitin 2002 rikthehet serish Drejtor i TV Koha dhe ne vitin 2003 emerohet kryeredaktor themelues i gazetes se perditshme "Sot" dhe me pas kryeredaktor i "Koha jone" ne Tirane. Ne vitin 2004 emerohet kryeredaktor i Televizionit Kombetar "Arberia". Ne vitin 2005 moderator i emisionit televiziv "Miks" ne TV "News 24"-Tirane. Gjate ketij viti fillon krijimin e organizates me te madhe sindikale te gazetareve ne Shqipëri dhe zgjidhet kryetar i Unionit te Gazetareve Shqiptare. Ne vitin 2006 rikthehet drejtor Informacioni i TV Arberia dhe pasa nje viti kalon kryeredaktor i gazetes se perditshme "Albania". Ne vitin 2007 jep leksione per praktiken e shtypit te shkruar ne Universitetin privat UFO University aktualisht Albanian University, ne Tirane.Nga viti 2009 deri ne korrik te 2012 kryeredaktor i gazetes se perditshme "Shqip". Njihet si analist dhe opinionist ne hapesiren shqiptare dhe ruan bashkepunime te rregullta periodike me BBC, gazeten "Shqip", revisten "Klan" etj. Ka realizuar shume studime dhe kumtesa per ceshtje te realitetit mediatik ne Shqipëri, Kosove, Maqedoni etj. Ka botuar disa libra me letersi dhe mendime kulturologjike.Doktoron prane Qendres se Studimeve Albanologjike Tirane.