Ali Begeja (Tiranë, 1 janar 1888 - 17 gusht 1947) ka qenë kryetar i Bashkisë Tiranës prej vitit 1922 deri në vitin 1923 dhe deputet i Durrësit në vitin 1937.

Ali Begeja
Deputet në Parlamentin e Shqipërisë
Në detyrë
1937–1939
Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Në detyrë
1922–1923
Paraprirë ngaIsmail Ndroqi
Pasuar ngaAli Derhemi
Të dhëna vetjake
U lind më1888
Tiranë, Perandoria Osmane
Vdiq më1947
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Punësimipolitikan, avokat

Në vitin 1908 Ali Begeja merr pjesë në komisionin e krijuar për hartimin e programit për përhapjen e gjuhës shqipe dhe sigurinë e vendit, komision i drejtuar nga Refik Toptani, ndërsa në prill 1910 merr pjesë si delegat i Tiranës në Kongresin e III të Manastirit për gjuhën shqipe. Në vitin 1911 deri në vitin 1914 ka kryer detyrën e gjykatësit paqëtues në Tiranë. Pas kësaj periudhe hapi zyrën e vet si avokat. Në mars 1914, së bashku me një grup tiranasish mbështet qeverinë e princ Vidit. Për aktivitetin e tij në shërbim të vendit, princ Vidi e dekoron me medaljen "Besë e Bashkim". Në Kongresin e Lushnjes që u mbajt më 21 janar 1920, shoqata “Drita”, shoqata e parë e intelektualëve të Tiranës ku sekretar i saj ishte Ali Begeja, e zgjodhi atë përfaqësues të saj në këtë kongres. Avokat Ali Begeja në vitet 1922-1923 zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në vitin 1924 Ali Begeja zgjidhet antar i Asamblesë Kushtetuese së bashku me Ahmet Zogun, Seit Toptanin, Zija Toptanin, Osman Myderrizin, Rauf Ficon etj. që përfaqësonin qarkun e Tiranës. Në vitin 1927 ishte kryetar i Dhomës së Tregtisë në Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1937, ai zgjidhet deputet i legjislaturës së tretë për prefekturën e Durrësit, në përbërjen e së cilës ishte dhe qarku i Tiranës. Mbas çlirimit të vendit Ali Begeja vazhdoi profesionin e tij si avokat deri në vitin 1947, kur u arrestua me grupin e deputetëve nga regjimi komunist. Në qelitë e hetuesisë së Tiranës iu nënshtrua torturave çnjerzore derisa vdiq.

Një rrugë në Tiranë mban emrin "Ali Begeja”.