Allambrezi

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Beratit
(Përcjellë nga Allambres)

Allambrezi është një fshat në Bashkinë Dimal në Rrethin e Beratit, Shqipëri.

Allambrezi

Gjeografia

Redakto

Allambrezi shtrihet në perëndim të rrethit Berat, në anën perëndimore të malit Shpirag. Ai kufizohet me fshatrat Cukalat, Bistrovicë dhe Mbjeshovë që janë fshatra të rrethit Berat, si dhe me fshatrat Kurjan, Vlosh dhe Ngjeqar që janë fshatra të rrethit Fier. Fshati është zonë kodrinore me klimë mesdhetare, vera është e nxehtë dhe e thatë ndërsa dimri është i butë dhe me lagështi. Bimësia bën pjesë në brezin e shkurreve. Pozita gjeografike, shumëllojshmeria e pejsazheve, pasuria bimore, relievi kodrinor dhe pasuria e ujrave kanë krijuar kushte për zvillimin e një bote shtazore të pasur dhe të larmishme.

Demografia

Redakto

Allambrezi ka një kulturë të lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone Shqiptare. Traditat dhe zakonet dominohen nga ato Mallakastriote e të ndërthurura me ato Myzeqare.

Ekonomia

Redakto

Ekonomia është tërësisht e varur nga emigracioni dhe nga bujqësia. Karakteristike e zonës është kultivimi i ullirit dhe i vreshtave.

Historia

Redakto

Në veri të terriorit administrativ të fshatit Allambres gjendet kalaja e Krotinës (Dimal) [1]. Dimali ka qenë një nga qytetet me te fortifikuara të Ilirisë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat iliro-romake. Simbol i qytetit ka qënë djaloshi i Dimalit, i cili ishte kampion i lojrave të organizuara.

Shih dhe këtë

Redakto
  1. ^ "Dimal ( i vjetër)". Wikipedia. 2020-07-24.