Alma Zadić (lindur më 24 maj 1984) është një avokate dhe politikane austriake. Si anëtare e partisë së Të Gjelbërve në Austri ajo është Ministre e Drejtësisë në qeverinë e Dytë Kurz që nga 7 janari 2020.[1]

Alma Zadiq
Ministre e Drejtësisë
Titullar
Në detyrë
7 janar 2020
KancelariSebastian Kurz
Paraprirë ngaClemens Jabloner
Të dhëna vetjake
U lind më
Alma Zadić

24 maj 1984
Tuzlla, Republika Socialiste e Bosnjës dhe Hercegovinës, Jugosllavia
Partia politikeTë Gjelbrit
ShkollimiUniversiteti i Vjenës

Jeta e hershme, arsimi dhe karriera e hershme Redakto

Më 1994, Zadić u largua në Austri me prindërit e saj gjatë Luftës së Bosnjës dhe familja u vendos në Vjenë. Ajo është përshkruar si muslimane, por ajo vetë mohon çdo përkatësi fetare.[2][3]

Ajo studioi në SH.B.A. (Universiteti i KolumbiasNew York), Itali dhe Hollandë. Ndërsa ishte studente, ajo punoi si studiuese juridike në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Vjenë dhe si praktikante në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë.[3]

Para se të hynte në politikë, Zadić punoi si bashkëpunëtore e lartë në firmën juridike shumëkombëshe me seli në Londër Freshfields Bruckhaus Deringer.[3]

Karriera politike dhe polemikat Redakto

Zadić kandidoi për Partinë e Gjelbër Austriake në zgjedhjet legjislative austriake 2019 dhe u zgjodh në Këshillin Kombëtar.[4]

Në nëntor të vitit 2019, Alma Zadić u shpall fajtore për shpifje dhe u gjobit me 700 euro nga një gjykatë kriminale në Vjenë.[5][6]

Më 7 janar 2020, Zadić, së bashku me tre të tjerë të Gjelbërit, u betuan nga presidenti i Austrisë Aleksandër Van der Bellen për të shërbyer në qeverinë e koalicionit Sebastian Kurz si Ministre e Drejtësisë në zbatim të marrëveshjes së koalicionit të ÖVP të Kurzit me të Gjelbrit, drejtuar nga Werner Kogler, i cili shërben si Zëvendës Kancelar.[1]

Referime Redakto

  1. ^ a b red, ORF at/Agenturen (2019-12-31). "Alma Zadic: Von JETZT ins Justizministerium". news.ORF.at (në gjermanisht). Marrë më 2020-01-09.
  2. ^ "Austria minister Alma Zadic targeted by web hate speech". BBC (në anglisht). 9 janar 2020. Marrë më 2020-01-23.
  3. ^ a b c "Alma Zadic: The refugee who became a government minister". infomigrants.net (në anglisht). 14 janar 2020. Marrë më 2020-01-23. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "infomigr" defined multiple times with different content
  4. ^ "JETZT-Mandatarin Zadic kandidiert für Grüne". news.ORF.at (në gjermanisht). 2019-07-02. Marrë më 2020-01-09.
  5. ^ "Grünen-Abgeordnete Zadic wegen übler Nachrede verurteilt" (në gjermanisht). 14 nëntor 2019. Marrë më 2020-01-23.
  6. ^ "Üble Nachrede: Grünen-Abgeordnete Zadic muss 700 Euro zahlen". vienna.at (në gjermanisht). 14 nëntor 2019. Marrë më 2020-01-23.