Amon
Amon (Greqishtja e lashtë: Ἄμμων Ámmōn, Ἅμμων Hámmōn) ishte një hyjni kryesor i Egjiptit të lashtë që paraqitet si një anëtar i Ogdoad Hemopolitian. Amoni u vërtetua nga Mbretëria e Vjetër së bashku me gruan e tij Amunet. Me dinastinë e 11-të (rreth shekullit 21-të p.e.r), Amoni u ngrit në pozicionin e hyjnisë mbrojtëse të Tebës duke zëvendësuar Montu.[1]
Pas rebelimit të Tebës kundër Hyksos dhe me sundimin e Ahmose I (shekulli i 16-të p.e.r), Amoni fitoi rëndësi kombëtare, e shprehur në bashkimin e tij me perëndinë e diellit, Ra, si Amon-Ra.
Amon-Ra ruajti rëndësinë kryesore në panteonin egjiptian në të gjithë Mbretërinë e Re (me përjashtim të "herezisë ateniste" nën Akhenaten). Pozicioni i tij si mbret i perëndive u zhvillua deri në pikën e monoteizmit virtual ku perënditë e tjera u bënë shfaqje të tij. Me Osiris, Amon-Ra është më i regjistruari nga perënditë egjiptiane.[2]
Si hyjni kryesor i Perandorisë Egjiptiane, Amon-Ra gjithashtu u adhurua jashtë Egjiptit, sipas dëshmisë së historiografëve. Amoni u identifikua me Zeusin në Greqi ose me Jupiterin në Romë.
Referime
Redakto- ^ Warburton (2012:211).
- ^ Arieh Tobin, Vincent (2003). Redford, Donald B. (red.). Oxford Guide: The Essential Guide to Egyptian Mythology (në anglisht). Berkley Books. fq. 20. ISBN 0-425-19096-X.