Andi Zeqiri

futbollist zviceran
This is the stable version, checked on 10 maj 2022. 4 pending changes await review.

Andi Avdi Zeqiri (lindur më 22 qershor 1999) është një futbollist profesionist kosovar që luan si një qendërsulmues për klubin zviceran Lausanne.

Andi Zeqiri
Të dhënat vetjake
Datëlindja22 qershor 1999
VendlindjaLausanne, Zvicër
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Lausanne
Numri9
Karriera me të rinjtë
2008–2011Stade Lausanne-Ouchy
2011–2017Lausanne
2016–2017Juventus (huazuar)
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2015–Lausanne93(28)
2016–2017Juventus (huazuar)0(0)
Karriera ndërkombëtare
2013–2014Zvicra U153(1)
2014–2015Zvicra U167(3)
2014–2016Zvicra U1713(4)
2016–2017Zvicra U187(3)
2015–2017Zvicra U1913(2)
2016Zvicra U201(1)
2018–2019Zvicra U217(6)
2021–Zvicra2(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 gusht 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 gusht 2020

Karriera në klub

Redakto

Karriera e hershme dhe Lozana

Redakto

Zeqiri në moshën 9 vjeç, filloi të luante futboll në ekipin vendas Stade Lausanne-Ouchy, ku pas tre vjetësh u transferua në Lozanë,[1] dhe ai me ekipet e të rinjve luajti 24 ndeshje dhe shënoi 15 gola. Më 22 maj 2015, Zeqiri bëri debutimin e tij si një futbollist profesionist në një humbje 2–1 larg ndeshjes kundër Le Mont, pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 71-të në vend të Anđelko Savić.[2]

Huazimi në Juventus

Redakto

Më 30 gusht 2016, Zeqiri u bashkua me ekipin e Campionato Primavera 2 të Juventusit, në një hua sezonale me një mundësi për të blerë.[3] Më 1 tetor 2016, ai bëri debutimin e tij në një fitore 2–0 në shtëpi kundër Sassuolo pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 68-të në vend të Moise Kean.[4]

Kthimi nga huazimi

Redakto

Më 1 korrik 2017, Zeqiri u kthye në Swiss Super League në Lozana. Më 12 gusht 2017, ai luajti ndeshjen e parë pas kthimit në raundin e parë të Kupës së Zvicrës 2017–18 kundër NK Pajde Möhlin pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 89-të në vend të Gabriel Torres.[5]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Zvicra

Redakto

Nga viti 2013, deri në vitin 2019, Zeqiri ka qenë pjesë e Zvicrës në nivelin ndërkombëtar të të rinjve, përkatësisht ka qenë pjesë e ekipeve U15, U16, U17, U18, U19, U20 dhe U21 dhe ai me këto ekipe luajti 51 ndeshje dhe shënoi 20 gola.

Kosova

Redakto

Më 17 qershor 2020, babai i Zeqirit konfirmoi se ai ka marrë pasaportën kosovare dhe është në proces të kompletimit të dokumenteve të nevojshme, të cilat do ta lejonin atë të luante për Kosovën.[6]

Jeta personale

Redakto

Zeqiri lindi në Lozanë të Zvicrës nga prindër shqiptarë të Kosovës nga fshati Talinoc i MuhaxhirëveFerizajt.[7]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 2 gusht 2020[8]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinentale Tjera Total
Divizioni Apps Goals Apps Goals Apps Goals Apps Goals Apps Goals
Lausanne 2014–15 Swiss Challenge League 3 0 0 0 3 0
2015–16 14 2 2 1 16 3
2016–17 Swiss Super League 0 0 1 0 1 0
2017–18 19 2 2 0 21 2
2018–19 Swiss Challenge League 24 7 1 1 25 8
2019–20 33 17 4 5 37 22
Total 93 28 10 7 103 35
Total në karrierë 93 28 10 7 103 35

Referime

Redakto
  1. ^ "Andi Zeqiri (17) ist das nächste Schweizer Supertalent" (në gjermanisht). Blick. 13 tetor 2016.
  2. ^ "Le Mont vs. Lausanne-Sport 2–1". Soccerway (në anglisht). Marrë më 22 maj 2015.
  3. ^ "Le Lausannois Zeqiri fait le grand saut à la Juventus". Swiss Football League (në frëngjisht). 30 gusht 2016.
  4. ^ "Juventus Primavera–Sassuolo 2–0". Juventus Club Malta (në maltisht). 1 tetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2020. Marrë më 31 gusht 2020.
  5. ^ "NK Pajde – FC Lausanne-Sport 1:3". WorldFootball.net (në anglisht). Marrë më 12 gusht 2017.
  6. ^ "Ekskluzive: Flet babai i Andi Zeqirit; Andi e ka zgjedhur Kosovën!". Futbolli.info. 17 qershor 2020.
  7. ^ "ZYRTARE: Talenti 17 vjeçar nga Ferizaji prezantohet te Juventusi (FOTO)". Lajmi.net. 30 gusht 2016.
  8. ^ Andi Zeqiri në Soccerway

Lidhje të jashtme

Redakto