Andreas Jäger
Andreas Jäger (~1660 – ~1730) ishte një filolog, murg suedez e paraardhës i indoeuropianistëve.
Biografia
RedaktoKa kaq pak informacion mbi jetën e Jägerit, sa datat e lindjes e vdekjes së tij janë hamendësime[1]. Do ketë studiuar në Universitetin e Uppsalës; idetë e tija nuk patën fare sukses në komunitetin shkencor të kohës së tij, aq sa u kthye në Uppsala dhe u bë pastor[2] .
Vepra
RedaktoJägerit i atribuohet dialogu De lingua vetustissima Europae Scytho-Celtica et Gothica (shkurtuar si De lingua vetustissima Europae), botuar në Wittenberg në 1686, vepër që përmban formulimin e parë të ekzistencës së një gjuhe paraardhëse të përbashkët të shumicës së gjuhëve të Evropës dhe Azisë qendrore e perëndimore. Për Jägerin, greqishtja, latinishtja, gjuhët gjermanike, gjuhët kelte, gjuhët sllave dhe persishtja ishin rezultat i evolucionit të një gjuhe të zhdukur, të folur në kohët e lashta pranë Kaukazit dhe së cilës ai i dha emrin "skithokeltike"[3]. Sipas Jägerit, midis gjuhëve të ndryshme që ai konsideronte të lidhura gjenetikisht, karakteristikat më arkaike, dhe për këtë arsye më të përafërta me karakteristikat e gjuhës së përbashkët të humbur, i përkisnin persishtes, të cilën ai e quajti "gjuha skithase".
Atribuimi i De lingua vetustissima Europae drejt Jägerit pranohet nga shumica e linguistëve si Metcalf, megjithatë është hedhur hipoteza se autori i vërtetë ka qenë Georg. Caspar Kirchmaier[1], propozuar nga Considine.
Referime
Redakto- ^ a b "John Considine, Did Andreas Jäger or Georg Caspar Kirchmaier write the dissertation De lingua vetustissima Europae (1686)? (abstract)" (në anglisht). 2008. Marrë më 20 shtator 2024.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Eugene McKendry, J.G. Sparwenfeld and the Celtic Linguistic in Seventeenth-Century Sweden, p. 183" (në anglisht).
- ^ Villar, Francisco (2008). "Gli Indoeuropei e le origini" (në italisht). Il Mulino. fq. 19-33.
Bibliografia
Redakto- Considine, John (2008). Historiographia Linguistica (në anglisht). Amsterdam: John Benjamins.
- McKendry, Eugene (1999). History of Linguistics 1996. Volume I: Traditions in Linguistics Worldwide (në anglisht). Amsterdam: John Benjamins. ISBN 90-272-4582-7.
- Metcalf, George J. (1974). Studies in the History of Linguistics, Traditions and Paradigms (në anglisht). Bloomington.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - Villar, Francisco (1991). Los Indoeuropeos y los orígenes de Europa: lenguaje e historia (në spanjisht). Madrid: Gredos. ISBN 84-249-1471-6.
- Villar, Francisco (1997). Gli Indoeuropei e le origini dell'Europa (në italisht). Bologna: Il Mulino. ISBN 88-15-05708-0.