António Guterres
António Manuel de Oliveira Guterres (lindi më 30 prill 1949) është politikan dhe diplomat portugez i cili u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar. Ai ishte kryeministër i Portugalisë prej 28 tetorit 1995 deri më 6 prill 2002. Ai ishte komisionet i Kombeve të Bashkuara për refugjatë nga viti 2005 deri në vitin 2015. Në tetor të vitit 2016, ai u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar nga asambleja e Kombeve të Bashkuar.
António Guterres | |
---|---|
Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar | |
Në detyrë 1 janar 2017 – Në detyrë | |
Paraprirë nga | Ban Ki-moon |
Kryeministër i 114-të i Portugalisë | |
Në detyrë 28 tetor 1995 – 6 prill 2002 | |
Paraprirë nga | Aníbal Cavaco Silva |
Pasuar nga | José Manuel Barroso |
Sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste | |
Në detyrë 23 shkurt 1992 – 21 janar 2002 | |
Paraprirë nga | Jorge Sampaio |
Pasuar nga | Eduardo Ferro Rodrigues |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 30 prill 1949 Lisbona, Portugali |
Partia politike | Partia Socialiste |
Bashkëshortja/et | Luísa Guimarães e Melo (m. 1972–1998; ka vdekur) Catarina Vaz Pinto (m. 2001) |
Fëmijët | Pedro, Mariana dhe Jorge |
Arsimimi | Universiteti i Lisbonës |
Jeta e hershme
RedaktoAntónio Guterres lindi dhe u rrit në Lisbonë. Ai është djali i Virgílio Dias Guterres (1913–2009) dhe gruasë së tij Ilda Cândida de Oliveira (lindi më 1923). Ai u shkollua në Liceu de Camões dhe diplomoi në vitin 1965. Ai fitoi "Prémio Nacional dos Liceus" si studenti më i mirë në vend. Ai filloi një karrierë akademike si asistent i profesorit për t'i mësuar teorinë e sistemit dhe shenjat e telekomunikacionit, por pastaj e la këtë punë dhe filloi karrierën politike.[1]
Karriera politike
RedaktoAntónio Guterres filloi karrierën politike në vitin 1974, kur ai i'u bashkua Partisë Socialistë. Guterres ishte gjithashtu anëtarë i ekipit për negociatat për hyrjen e Portugalisë në Bashkimin Evropian në fund të viteve të 70-ta.[2] Guterres ishte anëtarë i këshillit portugezë për refugjatë në vitin 1991.[3]
Në vitin 1992, ai u bë sekretar përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kryetar i opozitës kundër qeverisë së Anibalit. Gjatë kësaj kohe, ai ishte kryetari i tretë i partisë për gjashtë vjetë.[4]
Jeta personale
RedaktoAntónio Guterres u martua me Luísa Amélia Guimarães e Melo, me të cilën kishte dy fëmijë, Pedron dhe Marianën. Gruaja e tij vdiq për shkak kancerit në vitin 1998.[5][6]
Në vitin 2001, ai u martua me Catarina Marques de Almeida Vaz Pinto.[7] Guterres flet Anglishten, Spanjishten dhe Frëngjishten.[8] Ai është praktikues i fesë katolike.
Referime
Redakto- ^ "António Guterres: católico, socialista e político por acréscimo - Atualidade - SAPO 24". sapo.pt (në portugalisht). Sapo. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2016. Marrë më 15 tetor 2016.
- ^ Master of dialogue European Voice, January 5, 2000.
- ^ Warren Hoge (May 25, 2005), Former Portuguese Premier Chosen to Lead U.N. Refugee Agency New York Times.
- ^ Alan Riding (June 8, 1992), Who's No.1 in Lisbon? Portuguese Leaders Clash New York Times.
- ^ Tim Hume. "Antonio Guterres set to become next UN chief" (në anglisht). CNN. Marrë më 15 tetor 2016.
- ^ http://www.bbc.com/news/world-europe-37565570
- ^ Nations, Evelyn Leopold Veteran journalist reporting from the United (5 tetor 2016). "World's Top Diplomat -- It's Guterres Of Portugal! - Huffington Post". huffingtonpost.com (në anglisht). Marrë më 15 tetor 2016.
- ^ "Portugal's Guterres poised to be next UN secretary-general". sbs.com.au (në anglisht). Marrë më 15 tetor 2016.