Asgardia, e njohur edhe si Mbretëria e Hapësirës së Asgardia-s dhe "Asgardia, kombi në hapsirë", është një mikrokomb i krijuar nga një grup njerëzish që kanë lëshuar një satelit në orbitën e Tokës . [1] Ata i referohen vetes si "Asgardianë" dhe i kanë vënë satelitit të tyre emrin "Asgardia-1" . Ata kanë deklaruar sovranitet mbi hapësirën e zënë dhe përrreth Asgardia -1. Asgardianët kanë miratuar një kushtetutë [2] dhe synojnë të hyjnë në hapësirën e jashtme pa kontrollin e kombeve ekzistuese dhe të vendosin një stabiliment të përhershëm në Hënë deri në 2043-ishin. [3]

Igor Ashurbeyli, themeluesi i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve Aero-Hapsinore, propozoi krijimin e Asgardia-s në 12 Tetor 2016. Kushtetuta e Mbretërisë Hapësinore të Asgardia-s u miratua në 18 qershor 2017 dhe hyri në fuqi më 9 Shtator 2017. [4] Qendra administrative e Asgardia-s ndodhet në Vjenë, Austri . [5] [6]

Anija hapësinore Cygnus që çoj Asgardia-1 në hapësirë, lëshoi Asgardia-1 dhe dy satelitë të tjerë më 12 Nëntor 2017. Mbretëria Hapësinore e Asgardia-s, pretendon se tani është "kombi i parë që e ka të gjithë territorin e tij në hapësirë". Studiues lokal dyshojnë se Asgardia-1 mund të vlerësohet si një territor sovran dhe Asgardia ende nuk e ka arritur qëllimin për t'u njohur si një komb-shtet. [7] [8]

Etimologjia

Redakto

Asgardia është marrë nga emri i një prej Nëntë Botëve në fenë norvegjeze : Asgard ( Old Norse ' Bashkimi i irsir ' [9] ). Shtëpia e fisit të perëndive Æsir , Asgard rrjedh nga Old Norse āss, perëndi dhe garðr, rrethim; nga rrënjët Indo-Europiane ansu- frymë, demon (shih përafërt Ahura, si dhe Asura ) dhe rrokje gher-, bashkangjitur (shih Cognates kopsht dhe oborr ), që në thelb do të thotë "kopsht i Perëndive." [10]

Historia

Redakto

Qëndra e Pavarur e Kërkimit të Asgardia

Redakto

Qendra e Pavarur e Kërkimit të Asgardia-s (AIRC), dikur Qendra Ndërkombëtare e Kërkimit Hapësinor, u themelua nga Igor Ashurbeyli në 2013-ën. Në vitin 2014, AIRC-ja filloi publikimin e një ditari hapësinor ndërkombëtar, ROOM, nga i cili Ashurbeyli është kryeredaktori. [11] Më 5 shkurt 2016, Ashurbeyli-t iu dha medalja e UNESCO-s për kontributet në zhvillimin e nanoshkencës dhe nanoteknologjive gjatë një ceremonie të mbajtur në selinë e UNESCO-s në Paris. [12] AIRC AAS është i vetmi institut në Austri, veprimtaria e të cilit është plotësisht e përkushtuar për hulumtimin e Sistemit Diellor, jetës jashtëtokësore dhe Tokës duke përdorur teknologji hapësinore dhe teknika satelitore.

Që nga 2013-ta, stafi i AIRC ndërtoi, zhvilloi dhe përgatiti për lëshim, mbi 30 pajisje dhe mori pjesë në eksperimente në 15 misione hapësinore, si p.sh: Misioni i ESA Mars Express,Rosetta (misioni në një kometë), Venus Express, BepiColombo (misioni në Merkur) dhe misionet CNES 'DEMETER dhe TARANIS. AIRC ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me NASA-në për misionin IBEX. Në vitin 2015, AIRC vendosi një bashkëpunim të ngushtë me Asgardia-n. [13] [14] [15]

Financimi

Redakto

Më 12 Tetor 2016, Ashurbeyli njoftoi në një konferencë për shtyp në Paris, Francë, "lindjen e kombit të ri hapësinor:Asgardia". [16] [15] [17]

Qëllimi përfundimtar i projektit është të krijojë një komb të ri që bën të mundur hyrjen në hapësirën e jashtme pa kontrollin e kombeve ekzistuese. Kuadri aktual i ligjit për hapësirën, Outer Space Treaty(Traktati i Hapësirës së Jashtme) kërkon që qeveritë të autorizojnë dhe mbikëqyrin të gjitha aktivitetet hapësinore, përfshirë aktivitetet e subjekteve jo-qeveritare siç janë organizatat tregtare dhe jo-fitimprurëse; duke u përpjekur që të krijojnë një komb, ata që qëndrojnë pas Asgardia-s shpresojnë të shmangin kufizimet e forta që imponohen sistemi aktual. [18] [19]Zyrtarisht quhet "Mbretëria e Hapësirës e Asgardia-s". [2] "Asgardia" u zgjodh si referencë nga Asgard, një nga nëntë botët e mitologjisë Norse ; bota që ishte e banuar nga perënditë . [18] [19]

Njerëzit janë ftuar të regjistroheshin për nënshtetësi, me qëllim që Asgardia më pas të aplikoj në Kombet e Bashkuara për t'u njohur si një komb shtet . [19] [20] Në më pak se dy ditë, kishte mbi 100,000 aplikime; [21] brenda tre javësh, kishte 500,000. Pasi u futën proçedura verifikimesh më të forta, ky numër ra dhe u fiksua tek rreth 210,000 në Qershor. [22] Nuk ka qëllim për t'i zhvendosur këta anëtarë në hapësirë momentalisht. Asgardia synon të aplikojë për anëtarësim në OKB. [23]

Kushtetuta e Mbretërisë Hapësinore të Asgardia-s u miratua në 18 qershor 2017 dhe hyri në fuqi në 9 shtator 2017. [4] [6]

Anija hapësinore Cygnus që çoj Asgardia-1 në hapësirë, lëshoi edhe dy satelitë të tjerë më 12 Nëntor 2017. Mbretëria e Hapësirës e Asgardia-s pretendon se tani është "kombi i parë që e ka të gjithë territorin e tij në hapësirë". Studiuesit juridik dyshojnë se Asgardia-1 mund të quhet një territor sovran dhe Asgardia ende nuk e ka arritur qëllimin për t'u njohur si një komb shtet. [24] [7] [8]

Deri në Mars 2019 Asgardia thotë se ka më shumë se 290 000 qytetarë dhe më shumë se 1 040 000 ndjekës në të gjithë botën. [25]

Qeverisja

Redakto

Kushtetuta e Asgardia-s e ndan qeverisjen e saj në tre degë: (1) një degë legjislative me emrin "Parlamenti", (2) një degë ekzekutive me emrin "Qeveria", dhe (3) një degë gjyqësore me emrin "Gjykata". [6]

Parlamenti

Redakto

Parlamenti përbëhet nga 150 anëtarë jo-partiakë dhe secilit anëtar i referohesh si "Anëtar i Parlamentit" (Deputet). Anëtarët e Parlamentit zgjedhin një Anëtar në zyrën e "Kryetarit të Parlamentit". Anëtarët e Parlamentit caktojnë gjithashtu "Kryetarin e Qeverisë". Parlamenti ka 12 komitete të përhershme; Kryetari i Parlamentit të Asgardia-s është Z. Lembit Opik . [26]

Ekzekutivi

Redakto

Shefi i Kombit është zyrtari më i lartë i degës ekzekutive (d.m.th. i Qeverisë). Ai zgjidhet për një mandat 5-vjeçar. Kreu i Kombit mund të shpërndajë Parlamentin dhe më pas mund të urdhërojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ai mund të fillojë propozime legjislative dhe mund të bëjë veto veprimet e Parlamentit. Ai mund të nxjerrë dekrete që duhet të respektohen nga organet qeveritare dhe nga qytetarët e Asgardia-s. Shefi i Kombit është Igor Ashurbeyli .

Kryetari i Qeverisë mbikëqyr 12 Ministra. Çdo ministër mbikëqyr funksionimin e një Ministrie Qeveritare. Secili nga komitetet e përhershme të Parlamentit monitoron funksionimin e një Ministrie Qeveritare. Parlamenti mund të ftojë Ministrat të marrin pjesë në mbledhjet e Parlamentit. Shefi i Qeverisë së Asgardia-s është Znj. Ana Díaz . [27] [28]

Dega gjyqësore

Redakto

Dega gjyqësore përfshin një "Drejtësi Supreme", e cila mbikëqyr funksionimin e katër paneleve gjyqësore: (1) një panel "kushtetues", (2) një panel "civil", (3) një panel "administrativ", dhe (4) një panel "kriminal". Drejtësia e Lartë emërohet nga "Shefi i Kombit". "Gjykatësit" që shërbejnë në panelet gjyqësore emërohen nga Parlamenti.

Gjyaktësi i Lartë i Asgardia-s është Zhao Yun . Ai, kreu i Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Hong Kongut, u emërua si Gjyakësi i Lartë i Asgardia-s më 24 Qershor 2018 gjatë seancës së parë parlamentare në Vjenë, ku u njoh me deputetët e zgjedhur të Parlamentit. [29]

Zgjedhjet për kryetarë bashkie

Redakto

Zgjedhjet për Kryetar të Komunave u zhvilluan në periudhën midis 1 Gushtit dhe 9 Shtatorit 2018. Bazuar në rezultatet e fazës së parë të zgjedhjeve për kryetarë bashkie të Asgardias, zyrat u morën nga kryetarët e bashkive të 44 qyteteve nga 12 Tetori 2018. Kreu i Kombit delegoi të vazhdojë zgjedhjet e kryetarëve të bashkive të Asgardia-s deri kur Parlamenti të miratojë projektligjin "Për kryetarët e komunave të Asgardia-s" që nga 12 Tetori 2018. [30] Deri kur Parlamenti të ketë miratuar projektligjin "Për kryetarët e komunave të Asgardia-s", kryetarët e zgjedhur do t'i raportojnë Shefit të Kombit të Asgardia-s.

Personat kyç

Redakto
  • Shefi i Kombit - Igor Ashurbeyli
  • Kryetari i Parlamentit - Lembit Opik
  • Kreu i Qeverisë - Ana Mercedes Diaz
  • Drejtësia e Lartë - Zhao Yun
  1. ^ Crane, Leah. "The 'space nation' Asgardia just launched its first satellite". New Scientist (në anglishte amerikane). Marrë më 18 janar 2019.
  2. ^ a b "CONSTITUTION OF THE SPACE KINGDOM OF ASGARDIA". Asgardia. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Historic announcement to all Asgardians: Citizenship Fee | Asgardia – The Space Nation". asgardia.space (në anglisht). Marrë më 10 janar 2019.
  4. ^ a b Ashurbeyli, Igor. Decree No. 9. 9 September 2017. Retrieved 24 December 2017.
  5. ^ Mikhail Spokoyny, PhD, Head of Administration, Stubenring 2/8-9, Vienna, 1010, Austria.
  6. ^ a b c The Constitution of the Space Kingdom of Asgardia
  7. ^ a b Leah Crane. The 'space nation' Asgardia just launched its first satellite. — New Scientist, 13 November 2017.
  8. ^ a b Dave Mosher. The 'space kingdom' Asgardia says it's the first nation with all of its territory in orbit—but legal experts are dubious. — Business Insider, 8 December 2017.
  9. ^ Lindow, John (2002) [First published 2001, by ABC-CLIO]. Norse Mythology: A Guide to Gods, Heroes, Rituals, and Beliefs. Oxford/New York: Oxford University Press. ISBN 0-19-515382-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Asgard". American Heritage Dictionary of the English Language (bot. 4th). New York: Houghton Mifflin Company. 2000. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); See also ansu- and gher-1 in "Appendix I: Indo-European Roots" in the same work.
  11. ^ "Третий и четвёртый полки С-400 поставят в армию в 2012 году". Ria.ru. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2015. Marrë më 11 gusht 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Fifth UNESCO Medals for contributions to the development of nanoscience and nanotechnologies ceremony". United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (në anglisht). 5 shkurt 2016. Marrë më 7 qershor 2017.
  13. ^ "Bored of your earth citizenship? Join Asgardia, first nation state in space". Firstpost.com (në anglisht). 13 tetor 2016. Marrë më 11 gusht 2017.
  14. ^ "Asgardia Space Program". Asgardia. 18 tetor 2016. Marrë më 18 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ a b Scientists plan to create 'Asgardia' nation state in space. — BBC, 13 October 2016
  16. ^ Daniel Clery. Space oddity: Group claims to have created nation in space. — Science Magazine, 12 October 2016
  17. ^ Dave Mosher. A multinational group wants you to join 'Asgardia' — the first outer space nation with a mission to defend Earth Arkivuar 30 mars 2019 tek Wayback Machine. — Business Insider Australia, 13 October 2016
  18. ^ a b Sarah Knapton. Scientists propose space nation named ‘Asgardia’ and cosmic shield to protect Earth from asteroids. — The Telegraph, 12 October 2016
  19. ^ a b c Davis, Nicola (12 tetor 2016). "Will you become a citizen of Asgardia, the first nation state in space?". The Guardian. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "'Asgardia,' the first nation in space, wants you!". CNET News (në anglisht). 12 tetor 2016.
  21. ^ "Asgardia: the world's first space nation". CNN (në anglisht). 20 qershor 2017.
  22. ^ "Aspiring Space-Based Nation to Start with Baby Steps". NBC News (në anglisht). 19 qershor 2017.
  23. ^ How Does a New State or Government Obtain Recognition? Arkivuar 9 qershor 2019 tek Wayback Machine — Asgardia, 21 March 2018
  24. ^ "Space nation Asgardia ready to launch itself into orbit". CNET News (në anglisht). 13 qershor 2017.
  25. ^ Space Kingdom of Asgardia. Asgardians around the world. — Asgardia.Space, as at 29 March 2019
  26. ^ "Asgardia – The Space Nation". asgardia.space (në anglisht). Marrë më 19 dhjetor 2018.
  27. ^ Government of Asgardia
  28. ^ Prosperity in the stars. — Room, The Space Journal, Issue No. 4 (18), 2018
  29. ^ "Head of Nation met Supreme Justice in his office in Moscow | Asgardia – The Space Nation". asgardia.space (në anglisht). Marrë më 19 dhjetor 2018.
  30. ^ "Asgardia – The Space Nation". asgardia.space (në anglisht). Marrë më 19 dhjetor 2018.