Atlasi
Atllasi ose Atllasi është përmbledhje hartash tradicionalisht të paraqitura në formë libri, tani mund të gjendet edhe në formë multimediale. Atllasi përfshinë përveç shtrirjes gjeografike dhe kufijve politik të vendeve gjithashtu edhe të dhëna gjeopolitike, sociale, religjioze dhe ekonomike.
Historia
RedaktoAtllaset e parë nuk njiheshin si atllase gjatë botimit të tyre. Libri i parë që mund të quhet atllas ishte libri i bërë nga kalkulimet e gjeografit Ptolemeu cili punonte në Aleksandri rreth viteve 150. Edicioni i parë u botua në Bolonjë në vitin 1477 dhe ishte ilustruar me 27 harta të cilat nuk dihet se ishin të skicuara nga Ptolemeu apo nga skolastikët nga Greqia Romako Bizantine.
Rreth vitit 1544 u publikuan shumë harta posaçërisht në qendrat e rëndësishme tregtare si Roma dhe Venediku.
Etimologjia
RedaktoFjala atllas është term i pa konceptuar mirë ndoshta për shkak të dy figurave të ndryshme mitologjike quajtur 'Atlas' të ndërlidhura me hartografi.
King Atlas është mbreti mitik iMauritania në Libi. Sipas legjendës ka qen filozof i mençur, matematikan dhe astronom i cili besohet se ka skicuar globin e parë.
Sidoqoftë më shumë njihet Atlasi nga Mitologjia Greke. Ai është djali i Titanit Iapetusit dhe Azisë dhe vëlla i Prometeut. Atlasi u dënua nga Zeusi dhe u detyrua të bartë peshën e qiejve dhe tokës në shpindë. Në epin e tij Odisea, Homeri referohet tek Atlasi si: "ai që din thellësinë e gjithë detit dhe ruan shtyllat e gjata që mbajnë qiellin dhe tokën të mos përputhen".
Atllaset moderne
RedaktoAtllase të përgjithshme
Redakto- Shekulli 17të dhe më herës
-
- Piri Reis Map (Perandoria Osmane, 1570-1612)
- Theatrum Orbis Terrarum (Holanda, 1570-1612)
- Dell'Arcano del Mare (Anglia/Italia, 1645-1661)
- Shekulli 18të
-
- Cartes générales de toutes les parties du monde (Franca, 1658-1676)
- Atlas Nouveau (Amsterdami, 1742)
- Shekulli 19të
-
- Stielers Handatlas (Gjermania, 1817-1944)
- Andrees Allgemeiner Handatlas (Gjermania, 1881-1939; në Angli si Times Atlas of the World, 1895)
- Rand McNally Atlas (ShBA-të, 1881-tani)
- Shekulli 20të
-
- Times Atlas of the World (Anglia, 1920-tani)
- Atlante Internazionale del Touring Club Italiano (Italia, 1927-1978)
- Atlas Mira (Rusia, 1937-tani)
- Gran Atlas Aguilar (Spanja, 1969/1970)
- Pergamon World Atlas (1962/1968)
- National Geographic Atlas of the World (ShBA-të, 1963-tani)
- Atlasi Historik i Kinës (Kina)
Harta
RedaktoShih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- On the origin of the term "Atlas" Arkivuar 26 korrik 2020 tek Wayback Machine
Atlase online
Redakto- Live Map[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- Gheos Worldguide
- Microsoft/Encarta/Expedia Atlasi Botërorë
- MapChart EarthAtlas,
- Multimap Atlasi Botërorë
- Atlasi botërorë sipas shtetit
- Atlasi Botës Arkivuar 13 mars 2017 tek Wayback Machine
- Atlasi fizik i Botës
- Atlasi Kombëtarë i ShBA-ve
- Geospatial One-Stop
- Geography Network
- National Geographic MapMachine
- Tirolatlas