Aziz pashë Vrioni

politikan shqiptar
(Përcjellë nga Aziz Pashë Vrioni)

Aziz pashë Vrioni (Berat, 1859 - 1920) qe deputet në Mexhlisin osman, veprimtar i çështjes kombëtare dhe ministër i shtetit shqiptar.

Aziz pashë Vrioni
Zëvendësisht Ministër i Financave
Paraprirë ngaPavarësia
Pasuar ngaJorgji Çako
Ministër i Bujqësisë
Në detyrë
14 mars – 3 shtator 1914
Paraprirë ngaQemal Karaosmani
Pasuar ngaAbdi bej Toptani
Të dhëna vetjake
U lind më1859
Berat, Vilajeti i Janinës
Vdiq më1920
Berat, Principata e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptarë
Bashkëshortja/etHatixhe hanëm Vrioni
FëmijëtIsmaili, Maliqi, Hysejni, Seiti, Pertefja
Punësimiçifligar, nëpunës

Leu në Berat, i biri i Hysejn pashë Vrionit dhe Merush hanëm Toptanit.[1] Pinjoll i oxhakut Vrioni, familje e rëndësishme çifligarësh me prona në BeratFieri dhe Myzeqe të mundësuara që në kohën e Perandorisë Osmane.[2]

Mbaroi studimet në Universitetin e Stambollit, dega Financë.[3] Në maj të 1913 pas një mosdakordësie me ministrin e Brendshëm Myfid bej Libohova, zëvendësohet në postin e prefektit të Beratit me Mehdi bej Frashërin.[4]

Emërohet ministër Financash më 1913, dhe vitin tjetër ministër Bujqësie dhe i Punëve Botore. Ndërroi jetë në Berat më 1920.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 612. ISBN 99927-780-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Klan (500-508), Tiranë: "Media 6", 2007, fq. 259
  3. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 252. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Saraçi, Heral (6 maj 2017). "Albanian Political Currents March-June 1913". anglisticum.org (në anglisht). Anglisticum Journal (IJLLIS), Vl.