Bërçka
Bërçka (Brčko) është qytet dhe komunë në pjesën veriore të Bosnjës dhe Hercegovinës, pran lumit Sava. Në aspektin e pozitës gjeografike, kapaciteteve ekonomike, Bërçka paraqet qendrën ekonomike dhe kulturore të Posavinës Boshnjake.
Bërçka | |
---|---|
![]() |
Gjeografia Redakto
Bërçka njëherit është edhe qendër e Distriktit të Brçkos, një nivel i veçant i qeverisjes në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili nuk i takon as Federatës së Bosnës dhe Hercegovinë( Federatës) e as Republikës Serbe. Me Brëçkon qeverisin vetëm qeveria lokale dhe ajo shtetërore me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare në formë të supervizorit.
Demografia Redakto
Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1991, komuna e Brçkos ka pasur 87.627 banorë, të përhapur në 59 vendbanime.
Përbërja nacionale e popullsisë së komunës së Brçkos - 1991. Redakto
- Boshnjakë - 38.617 (44,06%)
- Kroatë - 22.252 (25,39%)
- Serbë - 18.128 (20,68%)
- Jugosllavë - 5.731 (6,54%)
- tjerë,të pa përcaktuar dhe të panjohur, - 2.899 (3,33%)
- Gjithsej: 87.627
Përbërja nacionale e qytetit të Brçkos - 1991. Redakto
- Boshnjakë - 22.994 (55,53%)
- Serbë - 8.253 (19,93%)
- Kroatë - 2.894 (6,98%)
- Jugosllavë - 5.211 (12,58%)
- të tjerë, të papërcaktuar dhe të panjohur, - 2.054 (4,98%)
- Gjithsej:: 41.406
Pas agresionit ndaj B dhe H dhe pastrimit etnik të popullsisë (me shumë krime) në Brçko struktura nacionale është ndryshuar në masë të madhe në krahasim më vitin 1991.
shih edhe Redakto
Lidhje të Jashtme Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Bosnjës dhe Hercegovinës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |