Bahtie Gërbeshi
Prof.dr. Bahtie Gërbeshi u lind më vitin 1967, në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesme, studimet e rregullta si dhe ato pasuniversitare i ka bërë në Prishtinë.
Bahtie Gërbeshi | |
---|---|
U lind më | Prishtinë, KSA e Kosovës |
Nënshtetësia | kosovar - shqiptar |
Jetëshkrimi
RedaktoKa magjistruar në vitin 1998 dhe e doktoruar me këtë temë para pseë viteve. Prej fillimit të vitit 2000 punon në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Gjithashtu është ligjëruese në Fakultetin e Edukimit - Qendra në Gjilan, Prishtinë.
Veprimataria arsimore shkencore publike
RedaktoBahtie Gërbeshi ka të botuar tituj shkencor dhe punime të ndryshme në revista shkencore dhe në të përditshme si: Itifak, Studime Orientale, Koha Ditore, Bota Sot, Epoka e Re etj. Pas përfundimit të studimeve ka punuar si gazetare, pastaj si mësimdhënëse e Gjuhës gjermane në gjimnazin "Eqrem Çabej" në Prishtinë, dhe në Biblotekën Kombëtare - shefe e Sektorit të Biblografisë. Që nga viti akademik 2005/06, është mësimdhënesë në Fakulteti Edukimit për lëndët: Studime Gjinore, Evropa mesjetare dhe civilizimet lindore dhe Historia e Rilindjes kombëtare shqiptare, Historia e shkencës dhe kombet dhe marrëdhëniet ndëretnike. është anëtare e redaksisë së revistës "Studime orientale" dhe "Biblioletra". Studimet në fushën profesionali i ka mbaruar si njohëse e Gjuhës shqipe, serbe, angleze, gjermane dhe turke, duke përfshirë edhe Gjuhën osmane dhe arabe, duke përmbyllur kursin e lartë "Hyrjet në deshifrimin e dokumenteve Osmane". Fushat e studimeve profesionale, i ka zhvilluar duke hulumtuar në një varg institucionesh shkencore (biblioteka, arkiva, institute, duke i pasuruar me botimet e deri tashme në një varg shtetësh ballkanike, si në Shqipëri, Rumani, Kruaci, Bosnje e ercegovinë, Serbi. Deri më tashti ka zhvilluar veprimtari shkencore gjurmëlënëse e të gjithëanshme si në; gjuhësi, kulturë, histori, studime gjinore, bibliotekari, recensione etj.