Bektashizmi në Bosnje dhe Hercegovinë
Bektashinjët dhe bektashizmi në Bosnje dhe Hercegovinë dhe tek populli boshnjakë në të kaluarën ka qenë i përhapur relativisht mirë por që prezenca e tij në këtë shtet dhe tek ky popull, erdhi gjithnjë duke u zbehur.
Historiku
RedaktoGati nuk ka teqe, posaçërisht ato me karakter të gjërë, hanikah (p.sh. në Sarajevë) apo tarikat të dervishëve në Bosnje dhe Hercegovinë, madje sheh me famë që të mos jetë regjistruar dhe shpeshherë analizuar e komentuar në literaturën boshnjake. Gjatë kësaj duhet theksuar se autorët e këtyre regjioneve rregullisht e kanë studiuar tesavufin dhe fenomenin e dervishizmit. Me këtë ata kanë kontribuar dukshëm për ndriçimin teorik të rrënjëve, të vlerave dhe të ndikimit të dervishëve në Bosnje dhe Hercegovinë, por pjesërisht edhe në territore të tjera.[5] Një kontribut me vlerë në njohjen e paraqitjes dhe zhvillimit të bektashizmit në Bosnje dhe Hercegovinë, padyshim se e ka dhënë studiuesi boshnjak Xhemal Qehajiq me veprën, Bektashinjët dhe islami në Bosnje dhe Hercegovinë (Bos:Bektašije i islam u Bosni i Hercegovini). Madje duke folur për bektashizmin, Qehajiq mes tjerash thot edhe këtë: :"Aspiratat nacionale të shqiptarëve jo vetëm që janë zhvilluar, por ato edhe kanë filluar nga celulat e bektashinjëve.”[6] Përveq veprës së Qehajiqit përmendet edhe një studim tjetër i autorit, Besim Beu-Atallaji, me titull, Bektashinjët dhe literatura e tyre (Bos: Bektašije i njihova literatura).[7]
Faktin e prezencës së bektashizmit edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, krahas Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe gjetiu në Ballkan, e përmend edhe studiuesi, Goran Tešić, i cili bektashizmin e quan Aspekti tolerant i islamit (Bos: Tolerantni aspekt islama).[8]
Një fakt tjetër i cili flet për prezencën e bektashinjëve dhe bektashizmit në Bosnje dhe Hercegovinë është edhe një i cili deri më tani pothuajse fare nuk është përmendur e që ka të bëjë me arsimimin dhe edukimin e heroit kombëtar të Bosnjës, Husein Gradashçeviqit. Ekzistojnë burime të cilat me fjalë të tjera thonë se në formimin e personalitetit të kësaj figure të madhe të Bosnjës dhe të popullit boshnjak rol të rëndësishëm kishin luajtur edhe dy dervish bektashian.[9]
Se kur erdhën bektashinjët e parë në Bosnje dhe Hercegovinë është vështirë të thuhet me saktësi, por shënimet flasin për prezencen e tyre qysh në shekullin XV dhe XVI.[10]
Prezenca e bektashizmit në këtë shtet dëshmohet që nga kohërat më të hershme të paraqitjes së islamizmit, madje theksohet se edhe Teqja e Bllagajit, e cila ndodhet në Bllagaj afër Mostarit,[11] mu në burimin e lumit Buna, i ka takuar fillimisht rendit bektashi. Teqja në fjalë mendohet të jetë ndërtuar në mes të viteve 1446 - 1520, pra menjëherë pas rënjes nën pushtimin osman. Në pjesën e jashtme të tyrbes në Bllagaj edhe sot e kësaj dite duken të gdhendura në relief shpata dhe topuzi, simbole këto të lidhura me jeniçerët dhe bektashizmin. Këtu ndodhet edhe një varr i misionarit të shquar Sari Salltëku, i cili ka ngjashmëri të madhe dhe të kujton varrin e Sari Salltëkut në Krujë.[12] Ka dëshmi, sipas të cilave, një herë dhe një kohë, ky objekt quhej Zavija bektashiane e Sari Salltëkut (Bos:Zavija bektašijska Sari Saltuk).[1] Për prezencën e bektashinjëve në Bosnje dhe Hercegovinë na informon edhe udhëpërshkruesi turk Evlija Çelebi. Çelebiu gjatë vizitës së tij në Bosnjë në gjysmën e dytë të shekullit XVII ka hasur në një teqe bektashiane në qytetin e Çajniçes, një teqe bektashiane në lagjen “Golobërdo” në Sarajevë dhe një në Banja Llukë.[4]
Në kryeqendrën e Bosnjes dhe Hercegovinës, Sarajevë përmendet ekzistenca e një teqeje bektashiane, e njohur si Teqja e Kantariminit (Bos:Kantarimina tekija) në vendin e njohur si At Mejdan, në bregun e majtë të lumit Miljacka, afër Parkut Çumurija dhe Urës së Hekurudhës. Teqen në fjalë e ka themeluar Sheh Mehmed ef. Kantarxhi i ardhur nga Janina, e të cilin pas vdekjes e ka trashëguar dhëndërri i tij, sheh Abdullah Lutika.[7]
Edhe në qytetin e Banja Lukës përmendet ekzistimi i teqes bektashiane,[2] madje janë një varg burimesh të cilat e potencojnë ekzistimin e kësaj teqeje.[3]
Në shekullin XIX në Bosnje dhe Hercegovinë kanë jetuar dhe vepruar edhe dy poet bektashian: Bosnevi Baba dhe Abdullah Fahri. Bosneviu është një nga klerikët e mëdhenj bektashinj të shekullit të XIX-të. Ai ka lindur në Bosnje, ku edhe është shkolluar dhe ka fituar kulturën fetare. Pastaj shkoi dhe u frymëzua me frymën mistike bektashiane në Teqenë e Hidër Babait në Kërçovë, duke u dorëzuar te udhërrëfyesi i kohës së atëhershme në atë Teqe, Ismail Babai.[13] Sa i përket poetit tjetër Abdullah Fahri, dihet se ai ka jetuar në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, se ishte ende gjallë, në Ditën e Nevruzit të vitit 1907 dhe se ishte nga Sarajeva.[14]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Dr. Ibrahim Kajan: Na zborištu predaka-Tekija, Historija iz zasjede, 27.02.2016. Vizituar më 16.08.2016. (Në semahane, majtas nga hyrja, e gjithashtu edhe në kthinën fqinje të anës së djathtë, brenda një xhepi në mur, qëndronte një arkivol. E gjithë kjo sipas udhëzimeve dhe mësimeve të thënies:"Vdis para se të vdesësh" (Bos:"Umri prije nego što umreš,“ - "Mutu kable ente mutu.")
- ^ a b Edin Urjan Kukavica: Derviške institucije u Bosni i Hercegovini i u Sarajevu, Revista Behar, Godina XIX, 2010, Broj 95, fq. 11. Vizituar më 16.08.2016.
- ^ a b Mehmed Selman: Banja Luka (Uspomena i stavrnost sa Mejdana), BosnaFolk.com, tetor 2006, fq. 19 - 33. Arkivuar 4 tetor 2011 tek Wayback Machine Vizituar më 16.08.2016.
- ^ a b Ne Dritën e Ehli-Bejtit, Tarikati Bektashian, 30.04.2013 Vizituar më 16.08.2016.
- ^ Jashar Rexhepagiq: Dervishët dhe teqetë, në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet tjera përreth, Dukagjini, Pejë, 2003, fq. 123.
- ^ Džemal Ćehajić: Bektašije i islam u Bosni i Hercegovini, Anali Gazi Husrev-begove biblioteke, lib.V-VI, Sarajevë, 1978, fq. 287, cituar sipas, Jashar Rexhepagiq: Dervishët dhe teqetë, në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet tjera përrreth, Dukagjini, Pejë, 2003, fq. 233.
- ^ a b Sejidi Šejh Suad: Bektašijski tarikat u Sarajevu, 05.10.2010. Arkivuar 3 gusht 2017 tek Wayback Machine Vizituar më 16.08.2016.
- ^ Goran Tešić: Tolerantni aspekt islama, 1.04.2014. Vizituar më 15.08.2016.
- ^ Syed Ali Shahbaz:Bosnian Muslim revolutionary general, Hussein-Kapetan Gradascevic Arkivuar 10 gusht 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 15.12.2016.
- ^ Bektašije, Kelamu'l Sifa, broj 7/Jesen 1426-2005 Arkivuar 4 qershor 2016 tek Wayback Machine (Bos), Vizituar më 15.08.2016.
- ^ Muhamed Hadžijahić:MJESTO BOGOŠTOVLJA I OKUPLJANJA KROZ STOLJEĆA, 05 April 2011 Arkivuar 10 maj 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 20.08.2016. (Në murin e Teqes në Bllagaj qëndronte topuzi, kordha dhe nganjëherë jeleku metalik. Jeleku ka humbur para shumë kohësh ndërsa topuzi është vjedhur mes viteve 1970-1975. Mbi derën e semahanës qëndronte e shkruar kjo fjali: "O Ti, i cili i hap të gjitha dyert na i hap edhe neve dyert më të mira" (Bos:"O Ti, koji otvaraš svaka vrata i nama daj otvori najbolja vrata.“)
- ^ Tekija na Vrelu Bune, Fondacija Mak Dizdar Vizituar më 15.08.2016.
- ^ Baba Rexhebi: Bosnevi Babai Arkivuar 4 qershor 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 16.08.2016.
- ^ Narodna biblioteka Sarajevo, MS 344, f. 46 - 47 dhe fq. 90, cituar sipas, S. Ilić: SOME NEW FACTS ON THE EXISTENCE AND LITERARY ACTIVITIES OF THE BEKTASHI ORDER IN 19TH CENTURY BOSNIA, Bilkent University, Ankara, Faculty of Economics, Administrative and Social Sciences, Department of History, 12.4.2001, Društvena Istraživanja, Zagreb, God. 12 (2003), BR. 3-4 (65-66), Str. 581-587, hrcak.srce.hr/file/30547, Fulltext: english, pdf (103 KB)