Bernardo Bertolucci
Bernardo Bertolucci (16 mars 1941, Parma, Emilia-Romagna, Itali) është kineast dhe poet italian, njëri prej regjizorëve më të famshëm italianë.
Jetëshkrimi
RedaktoIshte djali i dytë i Attilio Bertoluçit, poet dhe historian i njohur i artit dhe kinematografisë. I rritur në një rreth intelektual, Bertoluçi filloi të shkruante në moshën 15-vjeçare, dhe fiton dhe çmime lokale letrare me librin e tij të parë.
Në kinematografi nisi i ndihmuar edhe nga popullariteti i të atit. Atilio Bertolucci kishte ndihmuar regjisorin Pier Paolo Pasolini të botonte romanin e tij të parë dhe ky i fundit ia ktheu favorin duke e marrë Bernardon në Romë si asistent të vetin në filmin Akatone (1961). Potencialin e Betroluçit si kineast e kishin hetuar edhe regjizorë të tjerë, si Serxho Leone, i cili i pati kërkuar t'i shkruante një rrëfim për filmin e tij C'era una volta il West, (Na ishte njëherë Perëndimi i egër), të cilin e kishte refuzuar duke thënë se ishte shumë kompleks për shijen e publikut amerikan.
Bertoluçi ka dy vëllezër: producentin e filmave Xhovani (Giovanni, lindi 1940) dhe regjizorin e teatrit Xhuzepe (Giuseppe, lindi 1947). Bashkëshortja e tij e parë ishte Adriana Asti, aktorja kryesore në një film të hershëm të tij, Prima della rivoluzione (Para revolucionit, 1978). Më vonë martohet me skenaristen britanike Clare Peploe, e cila më vonë e ka bërë regjinë e disa filmave.
Në fillim ai donte të bëhej poet si babai, prandaj e ndoqi Fakultetin e artit modern në Universitetin e Romës prej vitit 1958 deri më 1961.Atëherë filloi edhe kariera e tij, siç u përmend më parë, si ndihmës i regjisorit Pazolini.Së shpejti i ndërpret studimet dhe mbetet pa diplomuar..Në vitin 1962.,në moshën 21 vjeçare e bën regjinë e filmit të tij të parë La commare secca (1962.). i cili flet për hulumtimin misterioz të vrasjes së një prostitute.. Bertolucci e kishte shfrytëzuar fleshbekun për ta krijuar mozaikun për ta zbuluar personin i cili e ka bërë vrasjen. Në vitet shtatëdhjetë kinematografia italiane kishte një ngadalësim të madh për shkak të krizës globale filmore me ç'rast ishte e detyruar të bënte koproduksione me kompanitë franceze, suedeze, amerikane dhe gjermane.Konsiderohet se atëherë ishte pika kryesore kur kinematografia italiane varej nga ajo botërore.
Vetëm Bertoluçi ishte përjashtim i cili realizoi filmin e tij antologjik Tangoja e fundit në Paris me kolosin Marlon Brando dhe aktoren e re Maria Shnajder,i cili u bë shembull se si filmat italian mund të fitonin më tepër me angazhimin e aktorëve të huaj në filmat e tyre, me ç'rast në atë film luante vetëm një aktor italian Massimo Girotti. Shekulli i njëzet i Bertoluçit 1976, me Bert Llankasterin, Robert De Niron dhe Gérard Depardieu shënoi pikën kulminante nga e cila varej industria filmore italiane e cila dezintegrohej, edhepse filmi bënte fjalë për gjysmën e parë të historisë italiane të shekullit 20.Me filmin Konformisti (1970.)e kritikonte ideologjinë fashiste, duke prekur lidhjet midis ideologjisë së nacionales dhe nacionalizmit, kurse me Shekullin njëzet analizonte ndryshimet midis të djathtes dhe të majtes. Filmi epik Perandori i Fundit 1978 ishte njëra ndër veprat e tij më monumentale për të cilin mori lejen të xhironte në qytetin e ndaluar në Pekin./që ishte diçka pa precedent deri atëherë.
Shumë kritikë filmorë konsiderojnë se filmat e tij karakterizohen nga seksi dhe politika.Në filmin Tangoja e fndit në Paris hulumton seksin në mënyrë shumë çuditëse dhe defektioze.
Filmi Konformisti është i bazuar në temat politike, më saktësisht në fashizëm si një ideologji çmendurake mes konformizmit dhe idealit. Adhuruesit e tij hetojnë ngjashmëri midis personazheve të filmave, sidomos në dy prej tyreBukuria tërheqëse (1960) dhe Ëndërrimtarët (1996). Për shembëll dy protagonistet kryesore në dy filmat/Liv Tejllor dhe Eva Grin/ kanë ten të shëndritshëm në fytyrë, janë të holla në trup dhe i kanë sytë e kaltër. Në të dy filmat Bertoluçi flet përforcën e dashurisë, duke i shfrytëzuara fjalitë e njejta në të dy filmat dy herë..
Në vitin 1987 Bertoluçi realizoi filmin epokal L'ultimo imperatore (Perandori i fundit), mbi jetën e perandorit të fundit të Kinës, Pu Yi, që nga fëmijëria në Qytetin e Ndaluar në Pekin në fillim të shek. XX, deri në vdekjen si kopshtar në po atë Qytet gjate Revolucionit Kulturor Kinez. Në rolet kryesore të tij janë aktorët e njohur: John Lone, Joan Chen, Peter O'Toole,etj. Skenarin e shkruan: Mark People dhe Bertolucci.
Filmi i ka fituar 8 çmime Oskar – si filmi më i mirë, skenografia më e mirë, fotografia, dizajni i kostumeve, regjisori më i mirë, montimi, muzika dhe skenari i adaptuar.
Siç u tha edhe më lart, filmi Mbreti i fundit kinez ishte filmi i parë për të cilin Republika Popullore e Kinës e kishte dhënë lejën për të xhiruar në qytetin e ndaluar. Ishte filmi i parë perëndimor i xhiruar në Kinë dhe i pari që u krjua me mbështetjen e qeverisë kineze që nga viti 1949.
Filmografia
Redakto- La commare secca (1962)
- Before the Revolution (Prima della rivoluzione, 1964)
- La via del petrolio (1965)
- Il Canale (1966)
- Partner (1968)
- Amore e rabbia (1969, episode "Agonia")
- La strategia del ragno (The Spider's Stratagem, 1970)
- Il conformista (The Conformist, 1970)
- La salute è malata (1971)
- Ultimo tango a Parigi (Last Tango in Paris, 1972)
- 1900 (Novecento, 1976)
- La Luna (Luna, 1979)
- La tragedia di un uomo ridicolo (1981)
- L'ultimo imperatore (The Last Emperor, 1987)
- The Sheltering Sky (1990)
- Little Buddha (1993)
- Stealing Beauty (Io ballo da sola, 1996)
- Besieged (1998)
- Ten Minutes Older: The Cello (2002)
- The Dreamers (2003)
- Io e te (You and Me, 2012)