Beteja e Nokshiqit (malazisht dhe serbisht: Битка на Новшићима / Bitka na Novšićima) e cila është zhvilluar për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë (dhjetor 1879-janar 1880), ka një rëndësi të madhe dhe është një ndër betejat më të mirë organizuara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.[1] [2]

Beteja e Nokshiqit
Pjesë e Batejave për Plavën dhe Gucin
Data4 dhjetor 1879
Vendodhja
Pasoja Fitore e Lidhjes së Prizrenit
Ndryshimet
territoriale
Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane, (sot Mali i Zi)
Palët pjesëmarrëse
Mali i Zi

Lidhja e Prizrenit
Ndihmë jo e drejtpërdrejtë nga:

Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Marko Miljanov
Todor Miljanov Vukoviq
Milajn Vukov vesoviq
Ali Pashë Gucia
Jakup Ferri 
Haxhi Mulla Jaha
Fuqia ushtarake
4,000 2,000
Viktimat dhe humbjet
300 të vrarë 300 të vrarë

Historia

Redakto

Në vitin 1879 Princi Nikolla, duke e parë se Plava dhe Gucia nuk mund të merreshin në rrugë diplomatike, vendosi që këtë çështje në shtator të vitit 1879 ta zgjidh ushtarakisht dhe iu drejtua ministrit të ushtrisë dhe vojvodës, popit Ilija Plamenc që, në konsultim me konsulin rus në Cetinë Joni dhe me kolonelin rus Nikollaj Kautbar, ta zgjidhe çështjen e Plavës dhe Gucisë me rrugë ushtarake .

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes dhe Shtabi Ushtarak me në krye Ali Pashë Gucinë, të krijuara nga Komiteti Ndërkrahinor i Lidhjes Shqiptare për Kosovën, morën vendim për shpalljen e gjendjes së luftës në Plavë e Guci. Të gjithë burrat e aftë për armë të Plavës e Gucisë u shpallën luftëtarë në gatishmëri, siç rregullohej me Kanunin e Lidhjes. Por ata nuk ishin të vetëm, pas disa ditësh u nisën për në Guci 2000 gjakovarë të armatosur dhe sipas vendimeve që u morrën në Gjakovë, me fillimin e luftës edhe dy mijë vullnetarë të tjerë do niseshin nga Gjakova për në skenën e luftës.

Pas kësaj beteje forcat Shqiptare i treguan qartë botës se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk synonte pushtimin e territoreve, që nuk ishin shqiptare. Me këtë betejë të përgjakshme, për organizimin dhe përpilimin e strategjisë të së cilës komandanti i Shtabit të ushtrisë malazeze Bozho Petroviç deklaroi se shqiptarët i drejtonte një “mjeshtër i madh”, u mbyll seria e përpjekjeve malazeze për pushtimin e Plavës dhe Gucisë.[3] [2]

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Ražnatović, Novak (1979). Crna Gora i Berlinski kongres. Obod. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Institut za istoriju Sarajevo (1979). Prilozi. Vëll. 16. Institut za istoriju Sarajevo. fq. 60–69. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Savez društava istoričara Jugoslavije (1983). Nastava povijesti. Savez društava istoričara Jugoslavije. fq. 187. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • King Nikola I (1969). Cjelokupna djela. fq. 567. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Istorijski institut u Titogradu (1982). Istorijski zapisi. Vëll. 35. Istorijski institut u Titogradu. fq. 66, 71. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Šarkinović, Hamdija (2012). Bošnjaci od načertanija do memoranduma. Matica Bošnjaka Crne Gore. ISBN 978-9940-9416-0-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Dedushaj, Rexhep. Krahina e Plave e Gucis Neper Shekuj. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Peter Bartl (1995). Albanien – Vom Mittelalter bis zur Gegenwart (në gjermanisht). Regensburg: Pustet. ISBN 3-7917-1451-1.

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto