Ushtria e Malit të Zi (mal. Vojska Crne Gore) është Forca Tokësore Ushtarake e Malit të Zi. Shërbimi i detyruar është hequr në vitin 2006, dhe sot Ushtria e Malit të Zi është ushtri profesionale.

Ushtria e Malit të Zi

Emblema e Ushtrisë së Malit të Zi
Themeluar 1879
Forma e tanishme 2006
Degët Forcat Tokësore
Forcat Ajrore
Forcat Detare
Qendra e Bazës Pogdoricë
Komanda
Presidenti Filip Vujanoviq
Ministri i Mbrojtjes Milica Pejanović-Đurišić
Shefi i Shtabit Admiral Dragan Samardžić
Fuqia njerëzore
Ushtria mosha 18+
Shërbimi i Detyrueshëmn Hequr në 2006
Personel aktiv 2,368 (2021)
Personeli rezervë 2,791 (2021)
Shpenzimet
Buxheti €61,000,000 (2019)
Përqind e GDP-së 2.68% (2019)
Industria
Furnitorë të brendshëm TARA Group
Furnitorë të jashtëm Australia Australia
Gjermania Gjermania
Rusia Rusia
Serbia Serbia

Sot, ushtria ka 2,368 trupa aktive. Pothuajse i tërë arsenali ushtarak i ushtrisë është i trashëguar nga Forcat e Armatosura të Bashkimit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi.

Mali i Zi në dhjetor të 2009 u pranua në Planin e Veprimit për Anëtarësim. Në qershor 2017, iu bashkua NATO-s si anëtari i 29 gjithashtu është anëtar i Kartës së Adriatikut.

Operacionet paqëruajtëse

Redakto

Mali i Zi merr pjesë në operacionet për paqe të NATO-së, OKB-së dhe BE-së.

Misionet aktuale Organizata Shteti Numri i personelit
ISAF NATO Afganistan 45 persona (trupa ushtarake dhe personel mjekësor)
UNMIL OKB Liberi Oficierë si vëzhgues ushtarak
UNFICYP OKB Qipro Oficierë si vëzhgues ushtarak
EU-NAVFOR BE Somali Oficierë detar (3)

Komanda

Redakto

Komandanti i Përgjithshëm: Filip Vujanović

Ministrja e Mbrojtjes: Milica Pejanović-Đurišić

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm: Admiral Dragan Samardžić

Bazat Ushtarake

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto