Beteja e Otonetës
Beteja e Otonetës | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Luftërat shqiptaro-osmane | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Lidhja e Lezhës | Perandoria Osmane | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Skanderbeg | Mustafa Pasha | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
5,000 | 15,000 kalorësia gjatë fushatës; numër i panjohur gjatë betejës | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
të panjohura të dhënat | 5,000 vdekur ose të plagosur, të burgosur 300 |
Beteja e Otonetës ndodhi më 27 shtator 1446, në Dibrën e Sipërme në Shqipëri. Komandanti Osman, Mustafa Pasha, u dërgua në Shqipëri, por shpejt u gjet dhe u mund nga Skënderbeu.
Sfondi
RedaktoShpejt pasi Skënderbeu bashkoi princat arbërorë në 1443, Perandoria Osmane dërgoi forca për të shuar rebelimin. Ushtria e parë që u dërgua u mund në 1444 në Torvioll. Një forcë tjetër u dërgua një vit më vonë, por përsëri u mund nga Skënderbeu në Mokër. Pasi vendosi marrëdhënie diplomatike me shumë fuqi të mëdha evropiane, Murati II rifilloi fushatën e tij për të shtypur të gjithë rezistencën e mbetur në Ballkan.
Preludi dhe beteja
RedaktoNdërsa Murati përgatiti forcat e tij për të filluar një fushatë kundër Huniadit, i cili ishte atë vit i shpallur regjent i Hungarisë, ai dërgoi një forcë prej 15,000 kalorësish nën Mustafa Pashën në Arbëri. Plani osman ishte të bënin një luftë humbjesh, duke plaçkitur tokën dhe duke i shkaktuar terror popullsisë, duke shmangur betejat e hapura. Mustafai e ndau forcën e tij në dy dhe e dërgoi njërin kontigjent në luftime ndërsa tjetrin e mbajti në një pozicion të fortifikuar: Otonetë. Kur Skënderbeu mësoi se ushtria osmane ishte ndarë, ai sulmoi Otonetën me 5,000 burra. Kampi kaloi në kaos teksa arbërorët sulmuan, "duke e kthyer atë në një kasaphanë".
Pasojat
Redakto5,000 ushtarë osmanë ranë dhe 300 u bënë të burgosur. I gjithë kampi dhe furnizimet e tij ranë në duart e Skënderbeut. Pas kësaj disfate, Murati urdhëroi Mustafën të mbronte kufirin dhe të mos kryente asnjë veprim që mund të shkaktonte një humbje tjetër. Viti ishte i suksesshëm për arbërorët përveç që Pal Dukagjini, një nga aleatët më të ngushtë dhe të fortë të Skënderbeut vdiq për shkaqe natyrore.
Referime
Redakto- Francione, Gennaro (2006) [2003]. Aliaj, Donika (red.). Skënderbeu, një hero modern : (Hero multimedial) [Skanderbeg, a modern hero (Hero multimedia)]. Përkthyer nga Tasim Aliaj. Tiranë, Albania: Shtëpia botuese "Naim Frashëri". ISBN 99927-38-75-8.