Beteja e Shtimes dhe e Slivovës
Beteja e Shtimes dhe e Slivovës ishte njëra ndër betejat e para të Lidhjes së Prizrenit me forcat e Perandorisë Osmane. Në këtë betejë osmanët siguruan fitoren e tyre dhe vazhduan rrugën deri në Prizren. Gjatë kësaj beteje ra Mic Sokoli, komandanti kryesor i kësaj beteje.
Beteja e Shtimes dhe e Slivovës | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Lidhja e Prizrenit | Perandoria Osmane | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Mic Sokoli † | Dervish Turgut Pasha | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
3.000-4.000[1] [2] | 15.000 | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
800 | 1800 |
Situata para betejës
RedaktoPas luftës së Ulqinit, Osmanët ua dhanë Malit të zi disa toka Shqiptare, vecanërisht Ulqinin. Kjo e nxiti politikën e Lidhjës së Prizrenit të reagonte kundër Osmanëve dhe ata,të drejtuar nga Abdyl Frashëri, filluan luftën për autonomin e Shqipërisë. Pasi që qëllimet e Lidhjes u bënë publike, Perandoria Osmane dërgoi Dervish Turgut Pashën me 15.000 ushtarë për ta shuar Lidhjen. Lidhja dërgoi ushtrit e saja nën komandën e Mic Sokolit për ti sprapsur forcat Osmane. Këto të dy forcat u takuan në fshatin e Slivovës ku filloj beteja.
Beteja
RedaktoLuftimet u zhvilluan prej 18 deri më 21 prill, Ushtria osmane u hodh në mësymje në front të gjerë, e mbështetur nga zjarri i dendur i artilerisë. Luftëtarët e Lidhjes i thyen më se një herë sulmet e saj dhe kundërsulmuan disa herë. Në një nga këto kundërsulme Mic Sokoli bllokoi me trupin e tij një grykë topi të armikut. Më 21 prill shqiptarët, për shkak të epërsisë së armikut, u tërhoqën. Më 22 dhe 23 prill ata zhvilluan ndeshje në Dukël dhe Suharekë, për të penguar osmanët të hynin në Prizren. Në maj u bënë përleshjet e fundit me osmanët në thellësi të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës. Në luftimet që u zhvilluan në Slivovë njëri nga pjesëmarrësit ishte edhe Isa Boletini. [3] [4]
Shih edhe
RedaktoLiteratura
RedaktoReferime
Redakto- ^ "BETEJA E SHTIMJES DHE E SLIVOVËS".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BETEJA E SLIVOVES 22 PRILL 1881".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 209. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ Elsie, Robert (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 46. ISBN 978-1-78076-431-3.