Beteja e Shtimes dhe e Slivovës

(Përcjellë nga Beteja e Slivovës)

Beteja e Shtimes dhe e Slivovës ishte njëra ndër betejat e para të Lidhjes së Prizrenit me forcat e Perandorisë Osmane. Në këtë betejë osmanët siguruan fitoren e tyre dhe vazhduan rrugën deri në Prizren. Gjatë kësaj beteje ra Mic Sokoli, komandanti kryesor i kësaj beteje.

Beteja e Shtimes dhe e Slivovës
Data18 - 21 prill 1881
Vendodhja
Shtime, Slivovë
Pasoja Fitore e Perandoris Osmane
Palët pjesëmarrëse
Lidhja e Prizrenit Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Mic Sokoli  Dervish Turgut Pasha
Fuqia ushtarake

3.000-4.000[1]

[2]
15.000
Viktimat dhe humbjet
800 1800

Situata para betejës

Redakto

Pas luftës së Ulqinit, Osmanët ua dhanë Malit të zi disa toka Shqiptare, vecanërisht Ulqinin. Kjo e nxiti politikën e Lidhjës së Prizrenit të reagonte kundër Osmanëve dhe ata,të drejtuar nga Abdyl Frashëri, filluan luftën për autonomin e Shqipërisë. Pasi që qëllimet e Lidhjes u bënë publike, Perandoria Osmane dërgoi Dervish Turgut Pashën me 15.000 ushtarë për ta shuar Lidhjen. Lidhja dërgoi ushtrit e saja nën komandën e Mic Sokolit për ti sprapsur forcat Osmane. Këto të dy forcat u takuan në fshatin e Slivovës ku filloj beteja.

Beteja

Redakto

Luftimet u zhvilluan prej 18 deri më 21 prill, Ushtria osmane u hodh në mësymje në front të gjerë, e mbështetur nga zjarri i dendur i artilerisë. Luftëtarët e Lidhjes i thyen më se një herë sulmet e saj dhe kundërsulmuan disa herë. Në një nga këto kundërsulme Mic Sokoli bllokoi me trupin e tij një grykë topi të armikut. Më 21 prill shqiptarët, për shkak të epërsisë së armikut, u tërhoqën. Më 22 dhe 23 prill ata zhvilluan ndeshje në Dukël dhe Suharekë, për të penguar osmanët të hynin në Prizren. Në maj u bënë përleshjet e fundit me osmanët në thellësi të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës. Në luftimet që u zhvilluan në Slivovë njëri nga pjesëmarrësit ishte edhe Isa Boletini. [3] [4]

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • BETEJA E SHTIMJES DHE E SLIVOVËS
  • BETEJA E SLIVOVES 22 PRILL 1881

Referime

Redakto
  1. ^ "BETEJA E SHTIMJES DHE E SLIVOVËS". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "BETEJA E SLIVOVES 22 PRILL 1881". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 209. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  4. ^ Elsie, Robert (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 46. ISBN 978-1-78076-431-3.