Blerimas (Delvinë)
fshat në Shqipëri
Blerimas (Delvinë) është një fshat në Bashkinë Delvinë në rrethin e Delvinës të Shqipërisë.[1]
Blerimas (Delvinë) |
---|
Gjeografia
RedaktoNga veriu fshati Blerimas kufizothet me Mavropullin, nga jugu me Finiqin dhe nga perëndimi me lumin e Kalasës.
Toponimet të fshatit Blerimas:[2]
- Ar’ e Çarçanit - arë, në V.
- Gur i Sulos - shkëmb në një kodër, në L.
- Gjikshore/t - ara, në P.
- Kodra e Hasan Labit – kodër, në L. Dikur në kohën osmane kur ka qenë kaçak ka qenë strehuar aty Hasan Labi nga Kurveleshi.
- Kroi Shënjanit - krua, në qendër.
- Lumi i Kalasës - lumë që vjen nga Kalasa, në qendër.
- Qaf’ e Rrushos - qafë kodrinore, në V.
- Rrap i Lukumanit - ara ku dikur ka qenë një trap shekullor, në P.
- Stan i Sulos - stan i vjetër, në L.
- Vaj/e Lumit - va lumi, në P.
- Xhumba e Beshirit - kodër e butë, në J.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Blerimas:[3]
Fetahenjtë (nga Karbunari i Paramithisë), Hasanaj, (nga Dragomia - Paramithi), Mananj (nga Karbunarë-Paramithi), Resulatë (nga Karbunarë-Paramithi), Skëndaj (nga Nuneshati-Gumenicë).
Historia
RedaktoPërbehet prej 40 familjesh, që të gjitha të ardhura nga Çamëria (1944). Fshati merret me bagëti e bujqësi.[3]
Shih edhe
RedaktoBashkia Delvinë |
---|
Delvina · Bamatat· Vllahat · Rusan · Lefterhori · Kakodhiqi · Sopot · Stjar · Vanë · Blerimas |
redaktoni kutinë |
Referime
Redakto- ^ "FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË" (PDF). www.qbz.gov.al. 1 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 20 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 450-451. Tregoi: Zabit Shaban Resuli, dt. 1949, me origjinë nga Karbunarë e Paramithisë, sot me banim në Shënjan. Shënjan, më 20.12.1994.
- ^ a b Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 450.
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |