Rusan është një fshatBashkia e Delvinësrrethin e DelvinësShqipërisë.

Gjeografia Redakto

Nga veriu fshati Rusan kufizohet me fshatin Lefterhor dhe Kakodhiq, nga jugu me Vllahatin dhe nga lindja me qytetin Delvinë. Rusan ka këto lagje: Bigor (lagja e Kallapodhëve) dhe Rusani.[1]

Toponimet të fshatit Rusan:[2]

  • Baçeja Aguridhe - sot kullotë, në JP.
  • Balt e Kuqe - vend ku dheu është i kuq, në L.
  • Batina - arë pranë qendrës.
  • Beqirjep/i - ara, në JL.
  • Borimat e Koke - në J.
  • Bregu i Shebeke - breg, në V.
  • Bregu i Thanës - breg, në JL.
  • Brigjet e Koke - brinja, në P.
  • Burim i Kallapodhe - burim, në L.
  • Çollaka/t - ara, në JL.
  • Dimëror/i - kullotë, në V.
  • Gizhdarake - arë, në L.
  • Guxga/t - ara, në JL.
  • Guri i Lalos - shkëmb me një shpellë, në V.
  • Gjizaratet - troje, në JL.
  • Hasëll/i - arë që dikur ka qenë mbjellë hasëll, në L.
  • Katalat - kullotë, në P.
  • Kroi i Babure - krua, në P.
  • Kroi i Gjinaleksit - krua në qendër.
  • Kroi i Omarate - krua, në L.
  • Mamac/a – ara, në L.
  • Mulliri i Bardhë - mulli ku bluhen drithërat, ndërmjet Rusanit, Vllahatit dhe Bamatatit, në J.
  • Nifo (Anife) – arë, në JL.
  • Petane - arë në L. rrjedh nga emri Petan.
  • Prroi i Kallapodhe - përrua, në L.
  • Prroi i Katalatit - përrua, në V.
  • Prroi i Pushpos - përrua, në P.
  • Ur’ e Beqir Efendiut - urë, në L.
  • Ur’ e Kallapodhate - gërmadhë ure, në L.
  • Xhamia e Gjinaleksit - ka qenë kishë e ndërtuar nga vëlIëzerit Gjini dhe Aleksi më 1230, e kthyer në xhami (duke ju shtuar minareja) më 1700.

Demografia Redakto

Familjet në fshatin Rusan:[3]

Baburi (të ardhur nga fshati Babur i Çamërisë), Dizdari, Fteranj, Jupaj, Koka (nga aguridhajt, vendas), Meçaj, Mustaj, Shkrepa , Pupurenj (nga Fterra), Rugjaj (nga Golemi), Rushitaj, Vajaj, Kallapodhaj.[4]


Kultura Redakto

Historia Redakto

Shih edhe Redakto


Lidhje të jashtme Redakto

Burimet Redakto

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 448.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 448. Treguan: 1) Avdul Veli Kallapodhi, dt. 1929, ka mbaruar shkollën tregtare të Vlorës, nga Rusani, sot me banim po aty. 2) Besnik Veli Kallapodhi, dt. 1925, agronom i mesëm, nga Rusani, sot me banim po aty. Rusan, Mars, 1994.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 448.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 449. Shënim: Avdul Kallapodhi e shpjegon kështu prejardhjen e emrit të fisit “Kallapodhi”: “Dikur herët i pari i këtij fisi pati shkuar për vizitë tek një miku i tij grek në Athinë. Takoi që ajo ditë kur ky i shkoi mikut në shtëpi të ishte ditë e vitit të ri, dhe qe i pari ky që bëri këmbë. Kjo i solli një mbarësi të madhe asaj shtëpie dhe miku grek kur i kthente vizitën këtij në Delvinë, e thërriste me mbiemrin “Kallapodhi” që greqisht do të thotë këmbëmirë (këmbëmbarë). Kështu filloi t’i thërriste edhe populli dhe ky emër i ka mbetur gjer më sot”.