Bamatat
Bamatat është një fshat në Bashkia e Delvinës në rrethin e Delvinës të Shqipërisë.
Gjeografia
RedaktoNga veriu fshati Batamat kufizohet me fshatin Bajkaj, nga jugu me Kranenë dhe Kostarin, nga lindja me Vllahatin, nga perëndimi me Stjarin dhe lumin e Kalasës.
Toponimet të fshatit Bamatat[1]
- Arat e Çarcane – ara, në JP.
- Balt e Kuqe - vend ku dheu është i kuq, në P.
- Bregu i Shtufit - breg, në L.
- Bregu i Vllahatit - breg, në L.
- Begu i Zi - breg ndërmjet Bamatatit dhe Rusanit, në V.
- Burim i Baçës Shehut - ara, në J.
- Burim i Cimbidheve - burim, në P. Mbasi ky burim u rindërtua nga Resmi Sali Mushi, sot thirret me emrin Burim i Resmiut.
- Gur i Çarçanit - gur i punuar në lashtësi, rreth 1 m e gjysëm i gjatë. Thuhet se këtë gur e ka hedhur dragoi i malit të Burresë, kur nga zemërimi u orvat të godiste Finiqin por guri ra aty, në J. të fshatit (v.Këngë Pop. të Labërisë të F.M.Rr.)
- Gur i Qiellit - ka qenë një gur i gëdhëndur pranë rrugës, në J. në të cilin lexoheshin gërmat Q-Y. Sot ky gur është zhdukur.
- Dheu i bardhë - vend ku dheu është i bardhë, në L. edhe në P.
- Haliqet - ara, në J.
- Hauri i Shene - ka qënë shtëpi agai, sot gërmadhë, në V.
- Kodra e Sarahanit - kodër, në J.
- Kulla e Madhe - kodër e madhe, në J.
- Kulla e Vogël - kodër e vogël, në P.
- Lumi i Delvinës - lumë që vjen nga Delvina, në V.
- Mirashet - ara, në L.
- Moçalet - ara, në V.
- Mushau i Fshatit - ara, në P.
- Pus i Arape - pus i ndërtuar nga fisi i Arape, në qendër.
- Pus i Mehmetajve - pus i ndërtuar nga fisi Memetajve, në qendër.
- Pus i Rapit (Rrapit) - pus në qendër.
- Rapi i Beut - vend ku dikur ka qënë një rrap i pronarit të tokës, në P. Sot nuk figuron.
- Rapi i Gjatë - rrap shekullor. Për këtë populli beson se është i shënjtë dhe e ka për gjynah ta preki me dorë qoftë edhe degët e këtij kur shqiten dhe bijen përtokë.
- Rapishtja e Dizdare - ara e rrepe, në V.
- Shtëpija e Shemshos - gërmadhë shtëpije në një kodër, në J. Shemshua ka qenë pronar i vendit.
- Shtufet – ara, në P.
- Ura e Mesareve - urë me tre harqe, në P. I thonë e mesareve sepse ajo qëndron në mes të vendit.
- Ura e Mushafit - urë betoni, në P.
- Xhamia e fshatit - ish xhami, regjimi komunist e ktheu atë në dyqane.
Demografia
RedaktoFshati është banuar me shumicë shqiptare myslimanë dhe ka dy familje ortodoks greqishtfolës. [2]
Familjet në fshatin Bamatat:[3]
Arapaj, Çano (ortodoks greqishtfolës nga Leshnica), Gaçaj, Hakarepaj, Haxhiraj, Iljazaj, Kapllanaj, Koçi (ortodoks greqishtfolës nga Leshnica), Lataj, Mehmetaj, Musaraj, Mushaj, Nexhipaj, Qëndraj, Yzeiraj, Xhekaj.
Kultura dhe Historia
RedaktoFlitet se emri Bamatat këtij fshati i ka mbetur nga Baba Matua, njeri i shenjtë që është varrosur në këtë fshat. Edhe sot banorët e këtij fshati duke besuar në shënjtërinë e këtij, shkojnë te varri në turbe ku është varrosur dhe në kohë nate ndezin atje qirinj apo kandile dhe duke lënë atje para.[4]
Shih edhe
RedaktoBashkia Delvinë |
---|
Delvina · Bamatat· Vllahat · Rusan · Lefterhori · Kakodhiqi · Sopot · Stjar · Vanë · Blerimas |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 440-441. Tregoi: Resmi Sali Mushi, dt.1924, me arsim 8-vjeçar, nga Bamatati, sot me banim po aty. Bamatat, 22 dhjetor, 1994.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 440. "Sot ka mbi 80 familje, ndër këto dy "minoritare" dhe të tjeret të gjitha shqiptare të fesë myslimanë."
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 440.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 440.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |