Sopot është një fshatBashkia e Delvinësrrethin e DelvinësShqipërisë.


Gjeografia

Redakto

Nga veriu fshati Sopot kufizohet me malin e Burresit, nga jugu me Rusanin, nga lindja me Lefterhorin dhe nga perëndimi me Kopaçezën. Sopot ka këto lagje: Kamenik dhe Palohor.[1]

Toponimet të fshatit Sopot:[2]

  • Ar’ e Cenes - arë, në V.
  • Arat e Bardha - ara, në L.
  • Badhrrat e Sopotit - faqe mali, në VL.
  • Ball i Mile - kodër, në VL.
  • Bregu i Kalasë - brezagur në formën e murit të një kalaje, në L.
  • Buiim i Duraje - burim, në L.
  • Burim i Grihes - burim, në V.
  • Burim i Kumbullës - burim i cili shter gjatë verës, në VL.
  • Burim i Kazhesë - burim, në L.
  • Burim i Oknës - burim, në L.
  • Burim i Qafës Zezë - burim, në VL.
  • Dardh’ e Çanos - dardhë e vjetër, në qendër.
  • Grik’ e Lajthisë - grykë mali, në V.
  • Grop’ e Dardhës - vend gropë ku ka qenë dikur një dardhë, në VL.
  • Grop’ e Kumbullës - arë, dikur aty ka qenë një kumbull, në V.
  • Grop’ e Rustemit - arë në ujë vend gropë, në L.
  • Guri i Gjatë - shkëmb i gjatë, në P.
  • Hon i Zi - shkretirë e thellë, në V.
  • Kasollja e Alizot Bulit - kasolle ku ka banuar Alizot Buli nga Varfanji, në VL.
  • Kryet e Arës Meçit - kullotë, në P.
  • Kull’ e Hadëre - rrënojë e një kulle të Hadërajve të Palavlisë, në J.
  • Lisi i Lemit - lis, nën hijen e të cilit mblidhej populli në kuvend, në V.
  • Mesguro - kodër, mesvendi e rrethuar nga gurë, në L.
  • Okna - vend, në L.
  • Prroi i Palohorit - përrua, në P.
  • Prroi i Vellahut - përma, në P.
  • Qaf’ e Kamenicës - qafë malore, në L.
  • Qaf’ e Kamenikut - qafë kodrinore, në L.
  • Qaf’ e Sopotit - qafë, në VL.
  • Qaf’ e Zezë - qafë kodrinore, në VL.
  • Rrethgur/i - kodër shkëmbore, në L.
  • Spithar i Halajt - spithar në qendër.
  • Spithar i Kamenikut - spithar në shkëmb, në formën e një magjeje ku pijnë ujë barinjtë, në L.
  • Stani i Taros - sterrë, në V.
  • Shënkolla - qishëzë me një ikonë, afër qendrës.
  • Shkall’ e Palohorit - shkallë që lidh lagjet.
  • Shkëmb i kuq - shkëmb, në L.
  • Shpell e Vas Mesit - shpellë në një shteg që Iidh dy lagjet.
  • Shtegu i Nikollaqit - shteg, shkallë që lidh dy këmba mali, në L.
  • Shuto - arë, afër qendrës.
  • Tok e Samitit - shesh i vogël në mes të shkallës, afër qendrës.
  • Var (varr) i Shemos – varr, në P.
  • Xhamia - xhami, në qendër.

Demografia

Redakto

Prejardhja e familjeve të fshatit Sopot:[3]

Nga Varfanji i Gumenicës: Haxhi Shaqir Mehmeti, Tahir Shaqir Mehmeti, Sheremet Brahim Mehmeti dhe Ahmet Rexhua.

Nga Karbunarë i Paramithisë: Xhafer Nexhip Çuni, Halo Bebri Ago, Idriz Nexhip Çuni, Gjuzel Habib Jaho, Bejaz Habib Jaho, Muharrem Habib Jaho, Zeqir Zejnel Ademi, Demo Zejnel Ademi, Bejaz Maksut Avdurrahmani, Taip Maksut Avdurrahmani, Feim Nexhipi, Haki Maksut Avdurrahmani, Çano Bejaz Duro.

Nga Filati: Hysni Çeka, Ali Braho Xhibua.

Nga Dramësi i Gumenicës: Refat Sadushi, Shaqir Muharmem Vejseli.

Nga Sharati i Gumenicës: Sako Shyqyri Isai, Hamit Mero Hamiti.


Historia

Redakto

Fshati Sopot është krijuar në vitin 1928 me emrin Varfanj ose Varfaj nga çamët e shpërngulur nga fshatra të ndryshme të Çamërisë, për më tepër nga fshati Varfanj i Gumenicës. Me propozim të patriotit të shquar çam, Damin Zote Bulit nga Varfanji i Gumenicës, fshatit të ri ju dha emri Varfanj, për të kujtuar Varfanjin e çamërisë që ndodhet nën shtetin greke.[4]

Shih edhe

Redakto


Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 451.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 451-452. Treguan: 1) Çano Bejaz Duro, nga Karbunarë i Paramithisë, dt. 1932, bari, me arsim fillor, sot në banim në Delvinë. 2) Alizot Isuf Buli, me origjinë nga Varfanji i Gumenicës (Çamëri) ka jetuar në Varfanj të Delvinës, sot me banim në Delvinë. Varfanj, dhjetor 1994.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 4511.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 451.