Bobby Fischer
Robert James "Bobby" Fischer (9 mars, 1943 – 17 janar, 2008) ishte një mjeshtër i madh shahu amerikan dhe Kampion i njëmbëdhjetë i Botës në Shah. Shumë e konsiderojnë atë si lojtari më i madh i shahut i të gjitha kohërave.[2][3][4]
Bobby Fischer | |
---|---|
Emri i plotë | Robert James Fischer |
Shteti | SHBA |
Lindi më | 9 mars 1943 Chicago, Illinois, SHBA |
Vdiq më | 17 janar 2008 (64 vjet) Reykjavík, Islandë |
Titulli | Mjeshtër i madh (1958) |
Kampion Bote | 1972–75 |
Kampin Bote ICCF | 1972-1975 |
Vlerësimi më i lartë | 2785 (Korrik 1972 lista e vlerësimeve të FIDE)[1] |
Renditja më e lartë | Nr.1 (korrik 1971) |
Në moshën 13 vjeçare, Fischer fitoi një "madhështi"[a] e cila u bë e njohur si "Loja e Shekullit".[5] Duke filluar në moshën 14 vjeçare, Fischer luaji në tetë kampionate në Shtetet e Bashkuara, duke i fituar secilën të paktën me një pikë diferencë. Në moshën 15, Fischer-i u bë grandmasteri më i ri deri në atë kohë dhe kandidati më i ri për Kampionatin Botëror. Në moshën 20, Fischer fitoi Kampionatin e Shteteve të Bashkuara 1963–64 me 11/11, rezultati i vetëm i përkryer në historinë e turneut. Vepra e Fischer-it, My 60 Memorable Games (1969), mbetet një vepër e respektuar në literaturën e shahut.[6]
Në vitet 1970 dhe 1971, Fischer "dominoi bashkëkohësit e tij deri në në atë masë sa nuk është parë kurrë më parë ose më pas".[7] Gjatë asaj periudhe ai fitoi Turneun Interzonal 1970 me një diferencë rekord prej 3½-pikë dhe fitoi 20 loja të njëpasnjëshme, përfshirë dy të papara me 6–0, në Ndeshjet e Kandidatëve[b][8]. Në korrik 1971, ai zyrtarisht u bë lojtari numër një në renditjen e Federatës Botërore të Shahut (FIDE), duke kaluar gjithsej një periudhë prej 54 muajsh në pozitën e parë.
Në vitin 1972, e fitoi Kampionatin Botëror të Shahut kundrejt Boris Spassky nga Bashkimi Sovjetik që u mbajt në Reykjavík, Islandë, e publikuar si një konfrontim i Luftës së ftohtë e cila tërhoqi më shumë interes botëror interes se çdo kampionat shahu para apo pas.[9] Kjo i mundësi mjeshtrit të madh sovjetik Anatoly Karpov, i cili e kishte fituar ciklin e kualifikimit të Kandidatëve, të bëhet kampion i botës me automatizëm.
Vitet e hershme
RedaktoBobby Fischer u lind në Spitalin Michael Reese në Chicago, Illinois, më 9 mars, 1943.[10] Certifikata e tij e lindjes si baba të tij e kishte të shënuar Hans-Gerhardt Fischer, i njohur gjithashtu si Gerardo Liebscher,[11] një bio-fizikan gjerman. Nëna e tij, Regina Wender Fischer, ishte një shtetase e Shteteve të Bashkuara;[12][13] Regina kishte lindur në Zvicër, nga prindër çifutë nga Polonia dhe Rusia.[14] E rritur në St. Louis, Missouri,[10] Regina u bë një mësuese, infermiere e regjistruar, dhe më vonë një mjeke.[15]
Olimpiadë
RedaktoFischer nuk pranoi të luaj në Olimpiadën e Munihut 1958 kur kërkesa e tij për të qenë kryesues i bordit para Samuel Reshevsky u refuzua.[16][17] Disa burime pohojnë se Fischer 15-vjeçari nuk ishte në gjendje të rregulloj një leje nga shkolla e lartë.[18] Fischer më vonë do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara si i pari i bordit në Olimpiadë të shahut me katër lojtarë, duke fituar medalje individuale argjendi një medalje individuale të broznit:[19]
Olimpiada Rezultati individual përqindja Rezultati i ekipit të SH.B.A përqindja[20] Leipzig 1960 13/18[21] (Bronz) 72.2% Argjend 72.5% Varna 1962 11/17[22] (I teti) 64.7% E Katërt 68.1% Havana 1966 15/17[23] (Argjend) 88.2% Agjend 68.4% Siegen 1970 10/13[24] (Argjend) 76.9% E katërt 67.8%
Nga katër Olmpiadat e Shahut për Meshkuj, Fischer kishte rezultat +40−7=18, për 49/65: 75.4%.[25][26] Në vitin 1966, Fischer ngushtë humbi medaljen e artë individual, duke shënuar 88.23% ndaj 88.46% të Kampionit Botëror Tigran Petrosian, edhe pse ai luajti katër ndeshje më shumë se Petrosian, u përball me kundërshtim të ashpër,,[27] dhe do të kishte fituar medaljen e artë në qoftë se ai e kishte pranuar ofertën e barazimit nga Florin Gheorghiu, në vend se ta refuzonte atë që i shkaktoj humbjen e vetme.[28]
Kampionatet në SH.B.A
RedaktoFischer luajti në tetë Kampionate në Shtetet e Bashkuara, duke i fituar të gjitha,[29][30] me të paktën një pikë diferencë.[31] Rezultatet e tij ishin:[29][32][33]
Kampionati i SH.B Rezultati Vendi Diferenca Përqindja Mosha 1957–58 10½/13 (+8−0=5)[34] First 1 pikë 81% 14 1958–59 8½/11 (+6−0=5)[35] First 1 pikë 77% 15 1959–60 9/11 (+7−0=4)[36] First 1 pikë 82% 16 1960–61 9/11 (+7−0=4)[37] First 2 pikë 82% 17 1962–63 8/11 (+6−1=4)[38] First 1 pikë 73% 19 1963–64 11/11 (+11−0=0)[39] First 2½ pikë 100% 20 1965[40] 8½/11 (+8−2=1)[41] First 1 pikë 77% 22 1966–67 9½/11 (+8−0=3)[42] First 2 pikë 86% 23
Fischer mungoi në Kampionatin 1961–62 (ai ishte duke u përgatitur për 1962 Interzonal), ndërsa në 1964–65 nuk u organizua.[43] Nga tetë Kampionatet e Shahut në SH.B.A., Fischer humbi vetëm tre ndeshje; me Edmar Mednis në turneun 1962–63, dhe në raunde të njëpasnjëshme me Samuel Reshevsky, dhe Robert Byrne në kampionatin e vitit 1965, duke kulminuar në një rezultat të përgjithshëm prej 74/90 (61 fitore, 26 barazime, 3 humbje).[44]
Burimi
RedaktoShënime
Redakto- ^a . Madhështi ose Shkëlqim - Një lojë spektakolare dhe e bukur e shahut, në përgjithësi duke shfaqur sulmet sakrifikuese dhe duke bërë hapa të papritura. Në madhështitë, jo gjithmonë është e nevojshme një lojë e shëndoshë apo lëvizjet më të mira nga të dyja anët.
- ^b . Ndeshjet e Kandidatëve - Janë ndeshjet e lojtarëve të shahut, që konkurrojnë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Shahut, i organizuar nga Federata Botërore e Shahut. Fituesi i këtij turneu, përballet me Kampionin e Botës.
Referime
Redakto- ^ "Fischer, Robert James" (në anglisht). olimpbase.com. Marrë më 2015-09-18.
- ^ Brady 2011, p. 328.
- ^ Müller 2009, p. 23.
- ^ Wolff 2001, p. 273.
- ^ Di Felice 2010, p. 48.
- ^ Donaldson & Tangborn 1999, p. 170.
- ^ Sonas, Jeff (25 maj 2005). "The Greatest Chess Player of All Time – Part IV" (në anglisht). chessbase.com. Marrë më 23 shkurt 2014.
- ^ Edmonds & Eidinow 2004, pp. 311–12.
- ^ "The 1972 championship will become immortalized in film, on the stage, in song. It will remain incontrovertibly the most notorious chess duel in history. There will never be another like it... A lone American star was challenging the long Soviet grip on the world title. His success would dispose of the Soviet's claim that their chess hegemony reflected the superiority of their political system..." Edmonds & Eidinow 2004, pp. 2–3.
- ^ a b Brady 1973, p. 2.
- ^ Chess Life. 59 (United States Chess Federation): 214. 2004.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh|title=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Reitwiesner, William Addams. "Ancestry of Bobby Fischer (Extracts from the U.S. Federal Decennial Census)". ancestry.com. Marrë më 28 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Quinn, Ben; Alan Hamilton (28 janar 2008). "Bobby Fischer, chess genius, heartless son". The Sunday Times. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2011. Marrë më 14 shtator 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)(kërkohet abonim) - ^ "...she appears to have been religiously unobservant". Edmonds & Eidinow 2004, p. 27.
- ^ Schulz, Von André (8 tetor 2004). "Mutmaßungen über Fischer". chessbase.com. Marrë më 17 tetor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!). - ^ Larry Evans, in Müller 2009, p. 7.
- ^ "I am certain that in his form at that time, Bobby would have helped carry our squad to a medal. In other words, both United States Chess Federation officials and American Chess Foundation 'philanthropists' were more concerned with controlling Fischer (at the risk of thwarting his talent and thus harming the team) than doing all that was legitimately possible to boost our country in a run for that elusive medal... In short, for the years when I began to participate in Olympiads, Sammy [Reshevsky] had lost the ambition to grind out games as a team player!... As for Fischer, no matter how many U.S. Championships Bobby won, or what his results in the world championship cycle, the USCF officials and those at the ACF... always accommodated Sammy". Lombardy 2011, pp. 94–96.
- ^ The Games of Robert J. Fischer, Batsford, 1973, section on chess Olympiads by Robert Wade.
- ^ "Fischer, Robert James, Men's Chess Olympiads". olimpbase. 2015. Marrë më 23 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "United States (USA) Men's Chess Olympiads". olimpbase. 2015. Marrë më 23 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Di Felice 2010, p. 485.
- ^ Di Felice 2013a, p. 251.
- ^ Di Felice 2013b, p. 326.
- ^ Di Felice 2013c, p. 366.
- ^ Kažić 1974, pp. 75, 81, 94, 108.
- ^ "Fischer, Robert James". Wojciech Bartelski & Co. gusht 2003. Marrë më 17 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fischer... scored a remarkable 15 out of 17 (+14, =2, −1). Unfortunately... his winning percentage of 88.23% was 0.23 of a point lower than Petrosian's 88.46%, although Bobby had played four more games and faced, overall, stronger opposition than [Petrosian]". Müller 2009, pp. 276–77.
- ^ "Later Gheorghiu stated that when he offered Fischer the draw, he was convinced he actually had a won game but that he wanted Fischer to be awarded the gold medal. It was obvious that Fischer was trying too hard and had tired and overextended himself. He lost the game decisively. Nevertheless, all of the players and spectators considered Bobby to be the real hero of the most magnificent chess event in history". Brady 1973, p. 120.
- ^ a b Bisguier & Soltis 1974, pp. 282–84.
- ^ Hooper & Whyld 1992, pp. 136–37.
- ^ Wade & O'Connell 1973, pp. 51 (1-pikë diferencë 1957–58), 57 (1-pikë diferencë 1958–59), 62 (1-pikë diferencë 1959–60), 67 (2-pikë diferencë 1960–61), 71 (1-pikë diferencë 1962–63), 77 (2½-pikë diferencë 1963–64), 82 (1-pikë diferencë 1965), 87 (2-pikë diferencë 1966–67).
- ^ Müller 2009, pp. 399–400.
- ^ Wade & O'Connell 1973, pp. 51, 57, 62, 67, 71, 76, 82, 87.
- ^ Müller 2009, p. 85.
- ^ Müller 2009, p. 104.
- ^ Müller 2009, p. 148.
- ^ Müller 2009, p. 181.
- ^ Müller 2009, p. 231.
- ^ Müller 2009, p. 243.
- ^ Müller 2009, p. 262.
- ^ Müller 2009, p. 263.
- ^ Müller 2009, p. 285.
- ^ Bisguier & Soltis 1974, p. 283.
- ^ Mednis 1997, pp. x–xi, 179–83, 202–11.